Author: Jeta almakos

Një pjesë e banorëve të Gllumovës nesër nga ora 8:30 deri në 11:00 do të mbeten pa energji elektrike. Në periudhën nga ora 10 deri në ora 13:00 nesër do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga fshatrat Svillare e Poshtme dhe Svillare e Epërme. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës.

Lexo më Shumë

Se si është kualiteti i ajrit që e thithim, nëse ekziston ndotje nga ndonjë kapacitet industrial ose cilët janë ndotësit e pranishëm në ajër për momentin edhe sivjet do të kontrollohen vetëm në laboratorët private. Laboratori qendror, i cili është pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, madje vitin e ardhshëm do të akreditohet për matjen e ndotjes së ajrit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Vitin e kaluar, Ministria u furnizua me instrument për matjen e grimcave të gazrave nga burimet stacionare për nevojat e laboratorit. Bëhet fjalë për analizues të lëvizshëm për matjen e përqendrimit të gazrave, i cili mat praninë e oksideve…

Lexo më Shumë

Javëve të fundit është shënuar ulje e numrit të të infektuarve. Autoritetet shëndetësore shpresojnë se po afrohet fundi i valës së katërt të virusit korona. Që të zbuten masat, do të duhet të arrijmë imunitet kolektiv, shprehet Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. “Nëse marrim rezultate pozitive, gjegjësisht mbi 70% e imunizimit të përgjithshëm në vend, atëherë në këtë rast mund të themi se do të fillojmë me lehtësimin e masave, përkatësisht me lehtësime për funksionimin normal të qytetarëve tanë”, deklaroi Sali. Por, sa larg jemi nga imuniteti kolektiv, do të tregojnë rezultatet e skriningut që po zbatohet. Janë bërë 3.000…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski u bëri thirrje deputetëve, që ta zhbllokojnë miratimin e Ligjit të ri për objektet e ndërtuara pa leje. Teksti i ri i ligjit, sipas informacioneve, ka ndryshuar 12 nene të diskutueshme për ekspertët. Ata ishin arsyeja që presidenti Stevo Pendarovski në maj të vitit të kaluar nuk e nënshkroi dekretin, me të cilin duhej të hynte në fuqi ligji tashmë i miratuar. “Ai tashmë është në procedurë parlamentare, dhe nëse Parlamenti është gati për të debatuar, ne jemi këtu për të hapur të gjitha pyetjet, sepse ligji duhet edhe për projektet e infrastrukturës…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, raporton TV21. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë vetëm materiale, ndërkaq nuk ka të lënduar dhe viktima. Numër i madh i njerëzve ndodhen në vendngjashr, kurse shpejtë ka arritur edhe ndihma e shpejtë. Vetura e aksidentuar, e cila ende gjendet në terren, është thuajse tërësisht i shkatërruar.

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqyr Abedini nga radhët e Alternativës, ditën e sotme ka realizuar një takim një takim pune në Kombinatin e duhanit në komunën e Prilepit, shkruan InfoShqip. Gjatë takimit janë diskutuar problemet me të cilat hasen prodhuesit e duhanit dhe kërkesat e tyre. Kërkesat e prodhuesve të duhanit janë rritja e çmimit dhe sasisë që kërkohet nga ana e blerësit. Gjithashtu, në fund të takimit zëvendës ministri ka vizituar edhe Policinë Pyjore të Prilepit, ku hasi me mungesë të mjeteve për realizimin e punës, për të cilat premtoi se duhet të sigurohen për të pasur një polici…

Lexo më Shumë

Shkupi Danella Arsovska premtimet e dhena para zgjedhjeve po i vë në funksion. Fillimisht në 82 ditët e para si projekt më të rëndësishëm, Arsovska veçoi aksionin e madh për pastrimin e deponive të paligjshme në të gjitha vendbanimet e qytetit dhe se në fillim të aksionit u identifikuan 120 deponi të paligjshme, ndërsa deri më tani janë pastruar 150 deponi. Një ndër premtimet parazgjedhore ishte edhe rrethrotullimi në hyrje të Sarajit. Ju informojmë se Qyteti i Shkupit sipas sistemit elektronik per prokurim publik, shpall konkurs për furnizim publik për përpunimin e proektit ideor të komunikacionit për rrethrotullim tek ura…

Lexo më Shumë

Pjesë e bisedimeve me Bullgarinë nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve në të, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kryeministrin Kovaçevski e quajti administrator i cili ka humbur mundësinë historike për unitet kombëtar, i cili, sipas Mickoskit është më se i nevojshëm. “Ky refuzim i dorës së shtrirë për unitet kombëtar do të thotë vetëm një gjë – se Kovaçevski në vend që të jetë në koalicion me popullin dhe në anën e interesave kombëtare shtetërore, ai është në koalicion me Bullgarinë dhe vazhdon të jetë “shërbëtor” dhe mbrojtës i politikave të zaevizmit, politikë kjo e…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Lexo më Shumë

Edhe sot opozita e pamundësoi shqyrtimin e propozim-ligjit për mësimdhënësit në Komisionin kuvendor për arsim. VMRO-DPMNE vlerëson se përmes këtij ligji nuk ka rritje rrogash për mësuesit, por partizim të arsimit! “Ky është ligj përmes të cilit LSDM parasheh punësim të mësimdhënësve me kohë të pacaktuar, pa stazh pune, me çka ndërpritet një prej mekanizmave për kontroll të cilësisë dhe mundësohet partizim në arsim”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE. Nga LSDM sjelljet deputetëve të VMRO-DPMNE-së i quajtën të turpshme dhe në dëm të mësuesve. Kjo shumicë parlamentare do të bëjë gjithçka që të mos lejojë suksesin e destruksioneve dhe bllokadave të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme vërtetuan se ish-ministri Venko Filipçe do të ketë sigurim personal edhe pse nuk është ministër në qeverinë aktuale. Në deklaratë për “Fokus”, nga MPB sqarojmë se qeveritarët mund të kenë sigurim edhe pas përfundimit të funksionit sipas vlerësimit të sigurisë. “Sigurimi i personaliteteve është e rregulluar me ligj, ndërsa llojet dhe aktivitetet si dhe niveli i sigurimit është në kuadër të MPB-së”, sqarojnë nga policia. Filipçe theksoi se nuk është kërcënuar me jetë, por vërtetoi se do të ketë sigurim. “Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime me jetë. Sigurimi është propozuar sipas…

Lexo më Shumë

Familjarëve të viktimave në tragjedinë në Spitalin Modular të Tetovës u janë ofruar 30 mijë euro dëmshpërblim, me kusht që të mos flasin publikisht. Ky kompensim është mizor dhe ofendues dhe jashtë çdo standardi. Kështu komenton për TV Shenja avokati italian Gabriele Giambrone, i angazhuar nga Ibin Emshiu nga Siniçani i Tetovës, me shtetësi dhe banim në Itali. Përmes përfaqësuesve ligjor, Emshiu kërkon fillimisht drejtësi për humbjen e babait edhe vëllait, por edhe kompensim real sipas standardeve evropiane. Gabriele Giambrone, avokat “Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë. Kërkojmë para së gjithash që të arrihet drejtësia. Ne kemi nisur…

Lexo më Shumë