Author: Jeta almakos

Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që përgjegjsja për arsim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber, përcjell Flaka. Kjo porosi ka arritur deri te “Mollëkuqja” përmes burimeve jo zyrtare, me shqetësimin se trupi i vajzave të mitura vazhdon të seksualizohet dhe objektivizohet ende në shkollat tona. Ky urdhër është ende më i pakuptimtë për vetë faktin që vajzat dhe djemtë në këtë gjimnaz paguajnë me para nga xhepi i tyre uniformat që ua mbulojnë plotësisht veshjen.…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i është bashkuar manifestimin për pavarësinë e Kosovës në qytetin e Gostivarit. Në qendrën për kulturë, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Lulet e Malësisë” dhe Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Duflla” nga Raça e Shkupit, u mbajt manifestimi me këngë folklorike, njofton Gostivari Sot. Edhe pse i ftuar si mysafir, Ahmeti nuk ka qëndruar indiferent dhe është ngjitur në skenë për të kënduar bashkë me grupet folklorike të dy shoqërive kulturore artistike. Shoqërit Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë” dhe “Duflla”, respektivisht grupet folklorike pran tyre, bashkë edhe me rapsod nga qytete të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pasdite debatoi për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogën minimale, me të cilin rroga minimale do të jetë 18.000 denarë. Debati rreth këtij Propozim ligji vazhdon nesër në orën 12:00. Deputetët nga partitë opozitare në foltore të Kuvendit theksuan se ndjejnë keqardhje që shumica nuk i ka pranuar amandamentet e tyre për përmirësim të tekstit të ligjit dhe për rritjen graduale në sektorin publik dhe privat. Për deputetët nga shumica në pushtet, ky ligj është me rëndësi të madhe, siç cekën, me të cilin u dilet në ndihmë të…

Lexo më Shumë

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare ishte shkak që të zhvillohet debat publik edhe për nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në ngjarjen që u organizua sot në Shkup, profesori universitar, Xheladin Murati vlerësoi se edhe pse kemi Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, sërish gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe se përdorimi i të njëjtës në rrugë zyrtare, bëhet “sipas qejfit”. “Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar sipas qejfit – kush do e përdorë. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e RMV-së, ekziston si gjuhë e…

Lexo më Shumë

Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë.Mediat proqeveritare në Serbi, thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka dhënë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushevit. Bisedimet thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe Ambasadorja Fuqiplotë e Ukrainës Natalia Zadorozhnjuk u takuan sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u theksua edhe një herë se vendi ynë dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s ofrojnë mbështetje të qartë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Petrovska, siç njoftuan nga kabineti i saj, në takim tha se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e përkrah politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e secilit vend për të vendosur për të ardhmen e tij. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha në një deklaratë se është mirënjohëse për mbështetjen…

Lexo më Shumë

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, e nga ana tjetër pushteti as nuk do të dëgjojë. Por Arben Taravari i ASH-së paralajmëron protesta në rrugë për rrëzimin e Qeverisë. Ai tha se kanë strategji dhe se pas kongresit të partisë ata do të jenë më të ashpër në kërkim të drejtësisë. “Do dalim edhe në rrugë patjetër. Ne e kemi kongresin pas 27 marsit. Kemi strategji si do të veprojmë si opozitë, do të jemi shumë më të ashpër, shumë më të vrazhdë, shumë më agresiv kështu që do ta kërkojmë drejtësinë me çdo kusht”, tha Arben Taravari nga ASH.…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 234 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 12 persona, që ishin të prekur me këtë virus. Po ashtu janë shëruar edhe 1,491 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,326 që nga fillimi i pandemisë. Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 293,559, kurse i të vdekurve është 8,915 persona.

Lexo më Shumë

“Faleminderit për besimin kryetar, ne do të bëjmë diçka të mirë për Shkupin dhe Çairin”, u shpreh Behgjet Pacolli, biznesmen nga Kosova. Në prag të zgjedhjeve lokale biznesmeni kosovar Bexhet Pacolli, ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e garazheve në kate. I pranishëm gjatë këtij akti ishte edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi. Ai e pari e mori fjalën dhe para mediave shprehi kënaqësinë për këtë bashkëpunim, të cilin tha se e mbështet edhe Qeveria. “Përkrahje më të madhe gjeti te presidenti Pacolli, në veçanti kompania e…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Listën anketuese në komisionin Antikorrupsion, në emër të tij ka paraqitur vetëm një veturë të tipit “Audi A6” model 2004/2013, një kredi dhe një huamarrje. Ndërkohë ka paraqitur dhe pagën e bashkëshortes në vlerë prej 53.426.00 denarë dhe veturën e saj “Opel corsa”, model i vitit 2004/2017. Megjithatë Osmani në emër të prindërve ka paraqitur një shtëpi me oborr prej 400 metra katrorë në Shkup si dhe pensionin e tyre në vlerë prej 17.000 denarëve. /Alsat/

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari pasdite i mori rezultatet nga ekzaminimet laboratorike të Institutit të Veterinarisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, me të cilat te mostra nga një shpend i egër – kormoran nga rajoni i Shtipit, është konfirmuar prania e sëmundjes të gripit të shpendëve. Për konfirmimin e këtij nëntipi të llojit të virusit, i cili nuk është zbuluar në fermë, por te një shpend i egër i ngordhur që u gjet në natyrë, do të kryhen ekzaminime laboratorike shtesë. Raport për dyshim të rastit, AUV mori më 18 shkurt, kur nga ana e Shoqatës së Veterinarisë…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka nënshkruar marrëveshje në fund të janarit me Telekomin për t’u furnizuar me 270 telefona celularë me biseda dhe internet pa limit, marrëveshje e cila do t’i kushtojë qytetarëve rreth 200 mijë euro. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se procedura e furnizimit është udhëhequr nga kryetari i parlamentit dhe se për këtë nuk janë konsultuar deputetët. Ai u shpreh se nuk ka nevojë për telefon nga Kuvendi dhe se sqaroi përdor celularin e tij privat. “Sigurisht që kjo është procedurë që është udhëhequr nga kryetari i parlamentit. Ne si deputetë as nuk…

Lexo më Shumë