Kryetari i Komisioni për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth sot u shpreht se sulmi rus ndaj Urainës, rrezikon gjithë Evropën lindore, por edhe stabiltietin në Ballkanin Perëndimor. “Putini jo vetëm luftën kundër Ukrainës, por vendos në pikëpyetje të drejtën e ekzistimit të disa shteteve lindore në Evropë. Gjithashtu rrezikon edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Roth. Ai tha se për këtë arsye duhet të zgjidhen dyshimet rreth aderimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe i bëri thirrje Bullgarisë të ndalojë me procesin e bllokimit. Për Kosovën, Roth propozoi liberalizimin e vizave, ndërsa për Bosnjën…
Author: Jeta almakos
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kiev, Kurum Efremov në një deklaratë për TV21 tha se gjendja në Ukrainë është kritike. Ai theksoi se shtetasit e Maqedonisë janë kontaktuar nga autoritetet dhe po presin evakuimin. “Janë kapuar rreth 100 qytetarë, 18 tashmë e kanë lëshuar vendin. Ne jemi në kontakt me të gjithë, apelojmë tek të gjithë qytetarët që të dëgjojnë udhëzimet nga autoritetet lokale dhe të mos nxitojnë me evakuimin derisa të rekomandohet se do të ketë siguri”, tha Efremov.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe akademikut, Luan Starova. “E kobshme është dita ku morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, akademikut dhe shkrimtarit të mirënjohur Luan Starova. Sot humbën një personalitet me vlera të jashtëzakonshme! Vepra e tij do të jetoj gjithmonë me ne! Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Starova, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në Paqe!”, është shprehur Sela në postimin e tij në facebook.
Profesoresha Frosina Remenski në TV21 theksoi se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë po mbështeten nga të gjitha vendet e rajonit, prëveç Serbisë. Remenski thotë se Serbia nuk mund të mbetet neutrale, pasi armatoset nga Rusia. “Tani shohim pozicion edhe të fqinjit tonë verior, Serbisë rreth bashkëngjitjes së këtyre sanksioneve, ata janë të rezervuar, por nuk do të them se janë neutral sepse kanë komponentën e armatimit nga ana e Armatës së Rusisë. pajisen me armatim rus, nuk mund që kjo të jetë neutrale në asnjë rast”, tha Remenski duke shtuar se Serbia po përpiqet të përfitojë në sigurimin e energjisë…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehet se 24 shkurti është një ditë e trishtë për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën. “Me sulmin ndaj Ukrainës, Kremlini ka shkelur edhe një herë rëndë të drejtën ndërkombëtare, me çka ka sjellë vuajtje dhe ka dëmtuar fqinjët e saj të afërt, si dhe ka shkelur sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Njëherazi, veprimet e këtilla kanë vënë në pikëpyetje rendin e paqes në kontinentin tonë. Andaj është e pajustifikueshme. Lufta dhe zjarri nuk janë shaka, ndërsa përdorimi i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të”, shkruan Osmani.…
Sulmi ushtarak rus në Ukrainë ka ngritur alarmin për një krizë të re refugjatësh. Por sa është e përgatitur Maqedonia e Veriut për t’i pritur të njëjtit? Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në edicionin special të TV21 tha se janë në komunikim me shtetet anëtare të NATO-s. “Ne komunikojmë edhe me partnerë tanë të NATO-s që të mundim që gjatë tërheqjes së qytetarëve të tyre që të mund që një pjesë e qytetarëve tanë, që kanë interes të mund të dalin bashkë me ata në Poloni dhe Rumani që më pas me avionë t’i…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës, Natalija Zadorozhnjuk. Sipas njoftimit të kabientit të kryeministri, ambasadorja në takim në emër të qeverisë së Ukrainës falënderoi për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj vendit të saj dhe vlerësoi posaçërisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. “Kryeministri Kovaçevski gjatë takimit theksoi se Maqedonia e Veriut dënon agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe theksoi se veprimi i Federatës së Rusisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe shkelje e drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. Po ashtu theksohet se Kovaçeski ka…
Sot ndërroi jetë akademiku Luan Starova. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e akademikut Starova, përcjell TV21. Familjarët njoftojnë se varrimi i të nderit do të bëhet nesër në varrezat e Butelit, ndërsa e falja në Xhaminë e Çairit, pas namazit të drekës. Ndryshe, Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge.…
Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut ku u diskutua për agresionin rus në Ukrainë. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë i kanë dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, me të cilat tashmë ka humbje jete dhe dëme materiale. “Gjendja e sigurisë në vend është stabile. Vendi ka rezerva të mjaftueshme të mallrave dhe energjisë, Institucionet kompetente do të monitorojnë situatën në baza ditore, për të ndërhyrë nëse është e nevojshme. Shteti ka marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Jemi në koordinim të rregullt me…
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare sot deklaroi se mbetet në qëndrimin e tij se integriteti territorial i Ukrainës duket të respektohet. Mickoski theksoi se mosmarrëveshjet e ndryshme duhet të zgjidhen përmes rrugëve diplomatike. “Qëndrimin tim e shpreha qartë dhe personalisht njëzet ditë më parë në një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni: “Integriteti territorial i Ukrainës, si dhe i çdo vendi sovran është konstant dhe duhet respektuar, ndërsa të gjitha qëndrimet e ndryshme në lidhje me gjendjen aktuale duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike”. Më vjen keq që nuk mund të bëj më shumë, ndërsa do të jepja gjithçka…
Kriza në Ukrainë ndikim do të ketë edhe në ekonominë e Maqedonisë e Veriut dhe në furnizimin me energjense. “Është e paevitueshëm ndikimi i bursave botërore dhe çmimi i r i gazit do të pasqyrohet në marrëveshjet e reja mujore që do t’i nënshkruajnë tregtarët me gaz.”,- u shpreh kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski. Por përveç furnizimit me energjencë, kjo krizë do të lë pasoja edhe në sferat tjera të ekonomisë, vlerëson ekonomisti Abil Baush. Këtë e dëshmojnë edhe rritjet e menjëhershme të çmimit të grurit, arit dhe palladiumit. “Ne e dimë që Ukraina është një vend që furnizon Evropën…
Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalija Zadorozhnjuk ka falënderuar autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen ndaj Ukrainës pas agresionit rus, përcjell TV21. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha se sulmet ruse po vazhdojnë , ndërkaq falënderoi Qeverinë për vendimin për të mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. “Situata në Ukrainë është tejet e tensionuar. Po kryhet ofanzivë e përmasave të mëdha nga forcat e armatosura ruse nga të gjitha anët. Forcat ukrainase po i japin përgjigje agresorit. Në këtë kohë të vështirë për vendin tonë do të doja të falënderoj për mbështetjen e qartë dhe të vendosur për Ukrainën të…

