Në emisionin Klan Debat, Erisa Zykaj gazetare e tv Klan nga Brukseli tha se: ”Le ta quajmë këtë një dështim, sepse BE-ja nuk ishte në gjendje të bashkohej dhe të tregonte se mund të fillonte negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këtë e tregoi sot anulimi i konferencës për media. Ata shmangën mbajtjen e një konference për shtyp ku ndoshta do të pyeteshin nga gazetarët se pse kjo ishte një dështim. Ata nuk donin ta pranonin publikisht se ishte një dështim, por fakti është se është keq, në të vërtetë është. Sepse presidenca franceze, megjithëse përgatiti një propozim shumë…
Author: Jeta almakos
Paga minimale nuk mjafton, ndërsa për rritjen e saj punëdhënësit i bënë thirrje qeverisë që të subvencionojë sektorin e biznesit, pasi ky i fundit vetë nuk ka mundësi të rrisë pagat. Ata thonë se me pagën aktuale prej 18.000 denarë nuk arrijnë të motivojnë punonjësit të cilët jane edhe fuqia blerëse e këtij vendi, për çka duhet të limitojë prodhimin ose të mbyllin kompanitë e tyre. Biznismeni dhe kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi, thotë se duhet urgjentisht të rritet paga nëse duam të mbajmë në vend edhe atë pakë fuqi punëtore që na ka mbetur dhe të…
Propozimi francez me 11 vota pro u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë dhe së shpejti do të jetë në seancë plenare. Propozimi i presidentit Makron do t’u paraqitet deputetëve vetëm me një amendament, të propozuar nga deputeti Hristo Ivanov. Partitë që tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimin francez, thonë se është e panevojshme që Sofja të deklarohet. Debati në Komision filloi me dëgjimin e ministres së Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Ajo tha se Protokolli dypalësh ndërmjet dy vendeve devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga…
Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, para samitit të sotëm të BE-së fajësoi Maqedoninë për të gjitha bllokimet e një vendi – por nuk është Bullgaria. Weber tha se “kishte një moment” për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë, por “nuk ishte Bullgaria, por Franca ajo që e pengoi atë”. Ai shtoi: “Duhet të jemi të qartë tani, duhet të jemi të vendosur, duhet të tregojmë lidership” dhe të japim një “plan të qartë kohor” për Ballkanin Perëndimor. Por në të njëjtën kohë, Weber thotë se BE nuk mund të pranojë shtete të reja anëtare. I pyetur në një…
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shprehu zhgënjimin që vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut nuk do të bjerë sot, raporton ABC. “Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz. Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”, ka theksuar ai.
Sotne ka rënë qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Me 123 vota PRO dhe 116 Kundër iu votua mosbesim qeverisë- kërkesë e dorëzuar nga partia GERB. Nga koalicioni qeveritar thanë se do përpiqen të formojnë qeveri të pakicës dhe do bëjnë çmos mos vijë deri të zgjedhjet e parakohshme. Sipas procedurave, presidenti Radev partisë më të madhe duhet të japë mandat për formimin e Qeverisë, gjegjësisht “Vazhdojmë me ndryshimet” në krye të cilës është Petkov. Derisa vazhdoi votimi mijëra qytetarë ishin para Kuvendit në mbështetje të kryeministrit Petkov.
Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) njoftoi se do të largohet nga Qeveria nëse pranohet propozimi francez. Vendimi i tillë, siç informuan sonte nga partia, ishte shqyrtuar në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv në përbërje të zgjeruar. “Kryesia e RDM-së njëzëri ka marrë qëndrimin se ky propozim është i papranueshëm dhe Qeveria duhet ta refuzojë. Çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe në mirëbesim, me respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me vlerat evropiane. RDM mbetet në qëndrimin se për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk duhet të negociohet. Nëse Qeveria e pranon këtë të ashtuquajtur propozimi…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij ka akuzuar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se ka dështuar me uljen e çmimit të produkteve bazë, ku sipas Selës, ai vet e ka pranuar një gjë të tillë. ai apelon edhe njëherë te Qeveria të pranojë propozimet e bëra nga Aleanca për Shqiptarët siç janë ulja e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët. “Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore. Me këtë,…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka informuar qytetarët për dallimin në rrogën mesatare që nga Prilli i vitit të kaluar me këtë të sotmen. Dallimi nga muaji Prill i vitit të kaluar dhe i këtij viti në pagën mesatare neto është 3.087 denarë më shumë ose 10.9%. Kjo nuk do të ndalojë me kaq, pasiqë krahas shumë sfidave që përballemi jo vetëm ne por edhe mbarë globi, rritja e vazhdueshme e pagave dhe pensioneve do të jetë synim i Qeverisë. Qytetarët janë destinacioni ku ne e drejtojmë buxhetin, për një mirëqenie…
Tirana dhe Shkupi bëjnë rrëmujë Sofjen dhe Brukselin. Tre nga 6 liderët e Ballkanit Perëndimor deklaruan mundësinë e refuzimit të shuarjes, ç’ka shtoi friken e dështimit të samitit Europian por dhe presionin ndaj Bullgarisë. Kjo u ndje këtë të mërkurë ne Sofje, kur pasi kryeministri bullgar shkoi ne Bruksel, qeveria e tij u rrëzua në Parlament. Por pas kësaj jo domosdoshmërisht ka një lajm të keq. Mes Brukselit dhe Sofjes, kryeministrit të rrëzuar dhe opozitarit Borisov duket janë shkëmbyer mesazhet e para të një bashkëpunimi dhe koalicioni të mundshëm nesër. Kjo paradoksalisht ka shtuar shanset që veto ndaj Maqedonisë së…
BE-ja duhet të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, deklaroi sot para Bundestagut kancelari gjerman Olaf Sholc, duke parashikuar se samiti i nesërm në Bruksel me vendet e Ballkanit Perëndimor “nuk do të jetë i thjeshtë”, njëkohësisht duke shfaqi shpresë se “të gjithë do të tejkalohen vetvetiu dhe do ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre”. Sholc, siç transmeton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, para Bundestagut deklaroi se nuk është i befasuar që samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel për pak do të anulohej për shkak të refuzimit të liderëve të Maqedonisë së Veriut, të Shqipërisë dhe të…
Në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve për Shfrytëzimin e Resurseve” të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), sot u prezantuan praktikat e suksesshme ndërkombëtare dhe vendase për mbledhjen efektive të të ardhurave nga burime vetjake. Në këtë manifestim foli kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe ndau qëndrimin e BNJVL-së në lidhje me planifikimin dhe mbledhjen e të ardhurave vetjake, veçanërisht për administrimin e tatimit mbi pronën. “Reformat pozitive për rritjen e shkallës së decentralizimit mund të ofrojnë një bazë të mirë për krijimin e politikave edhe më të favorshme që ndikojnë në qeverisjen e…

