Tirana e Shkupi tronditin Sofjen! Rrëzohet qeveria në Bullgari nga presioni për të hequr veton në BE

Tirana dhe Shkupi bëjnë rrëmujë Sofjen dhe Brukselin. Tre nga 6 liderët e Ballkanit Perëndimor deklaruan mundësinë e refuzimit të shuarjes, ç’ka shtoi friken e dështimit të samitit Europian por dhe presionin ndaj Bullgarisë.

Kjo u ndje këtë të mërkurë ne Sofje, kur pasi kryeministri bullgar shkoi ne Bruksel, qeveria e tij u rrëzua në Parlament. Por pas kësaj jo domosdoshmërisht ka një lajm të keq.

Mes Brukselit dhe Sofjes, kryeministrit të rrëzuar dhe opozitarit Borisov duket janë shkëmbyer mesazhet e para të një bashkëpunimi dhe koalicioni të mundshëm nesër.

Kjo paradoksalisht ka shtuar shanset që veto ndaj Maqedonisë së Veriut e për pasojë edhe ndaj Shqiperisë të bjere deri nesër, kur Bullgaria mund të gdhihet me një qeveri të re. Po nesër kur është dhe samiti zyrtar, shtohen shanset që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin datën e hapjes së negociatave dhe Bashkimi Europian të mos turpërohet në këtë përplasje të parë diplomatike me tre vendet e Ballkanit të Hapur. Dhe në fund të gjithë të dalin të lumtur.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria si dhe liderët e Bashkimit Europian. Por gjithçka do të varet nga zhvillimet në Sofie. Në mbledhjen e parlamentit të Bullgarisë pas rrëzimit të qeverisë së tij, kryeministri Petkov tha se tani do shkonte në Bruksel e do deklaronte se parlamenti nuk e miratoi heqjen e vetos.

Në këtë moment ka ndërhyrë shefi i opozitës Borisov që kërkoi shpejtimin e procedurave për ta votuar propozimin francez sepse parlamenti vijon punën. Borisov më herët kishte deklaruar mbështetjen e opozitës për heqjen e vetos

“Deri të enjten në orën 12 asgjë nuk është e mbyllur sepse forcat politike në opozitën bullgare po përpiqen të kapin afatet dhe që vendi i tyre të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë bullgaria Brenda një jave pritet të ketë një qeveri të re.”- tha Borisov.

Nëse miratohet hapja, të premten në Bruksel, mund të zhvillohet mbledhja e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, ç’ka do fusë Shqipërinë në një etapë tjetër të vështirë, por të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Top Channel