Author: Jeta almakos

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për media tha se partia ka ndryshuar vendim dhe nuk do të protestojë për shkak të rritjes së çmimeve. Sipas tij, ky vendim synon të fokusohet në propozimin e ri francez. “Megjithëse njoftova se do t’i propozoja KE-së që nesër të kemi protesta për shkak të goditjes dramatike në standardin e jetesës së qytetarëve, duke pasur parasysh shkallën e shtuar të kujdesit ndaj hapave me propozimin francez dhe tradhtisë së mundshme të interesave shtetërore. , vendosa ta ndryshoj atë dhe tërësisht “Jemi duke u fokusuar në zgjidhje”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në hyrje të Samitit të NATO-s në Madrid tha se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, përcjell TV21. “Në lidhje me aleancën e NATO-s, kjo luftë në Ukrainë ka provokuar edhe më gjerë disa nga kërcënimet hibride me të cilat jemi përballur minimum në 4 vitet e fundit. Duke folur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut mund të ju them se jemi duke u përballur me këto kërcënime hibride që na vijnë nga Federata Ruse që nga viti 2018, që kur e kishim referendumin për çështjen e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të Samitit të NATO’s që është mbajtur në Madrid të Spanjës. Në një video që e publikoi gjatë ditës nga samiti, Rama u pa duke biseduar me Bidenin dy herë. Përmes një postimi në Tëitter, ai ka zbuluar për çfarë biseduan. Rama ka thënë se ka dëgjuar nga Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO. Sipas Ramës, Biden ka shprehur edhe dëshirë për të organizuar diçka bashkarisht me rastin…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka komentuar procesin e vazhduar negociator ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për propozimin francez. Sipas tij, propozimi francez nuk promovon asnjë vlerë evropiane. “Kërkesat e Sofjes zyrtare janë aq maksimaliste sa që edhe ata që janë aty këto 2-3 ditë dhe negociojnë në emër të qytetarëve, nuk dinë se për çfarë negociojnë. Ato kërkesa nuk janë të pranueshme sepse janë aq maksimaliste saqë janë realisht jashtë logjikës së shëndoshë dhe jashtë të gjitha vlerave evropiane”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë televizive. “Ky propozim i fundit është absolutisht asimetrik dhe është…

Lexo më Shumë

Policia njofton se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës,…

Lexo më Shumë

Po bëhen gati 10 muaj nga tragjedia në Spitalin modular në Tetovë, ndërsa prokuroria ende nuk ka drejtuar gishtin ndaj askujt si i fajtor për rastin, edhe pse muaj më parë u tha se do të ngriten padi ndaj 4 personave. Edhe pas kaq shumë muajve, prokuroria ende thotë se përgatitja e vendimit është në proces e sipër. “Bëhet fjalë për një çështje komplekse, në të cilën duhet shpjeguar me kujdes dhe saktësi të gjitha aspektet e përgjegjësisë penale të përcaktuar dhe të renditen të gjitha provat që e mbështesin atë. Sapo të merret vendimi, publiku do të njoftohet menjëherë.”-…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se me çmimin e ri të të energjisë elektrike dhe modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë. Shtrenjtimi i rrymës siç tha ai do të jetë mes 17 dhe 18 për qind. Mickoski në pjesëmarrjen në Tv Sitel tha se rryma do të shtrenjtohet, ndërsa populli do të djeg gjithçka që mundet që të mund të ngrohet këtë dimër. “Me modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë, një herë drejtpërdrejtë përmes pagesës së faturave dhe herën e dytë përmes buxhetit, sepse përsëri do të duhet nga 150…

Lexo më Shumë

Sot zavendëministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Rexhepi në prani të Ambasadorit të polonisë z. Wojciech Tycinski hapi puntorinë regjionale tre ditore të inspektimit të transportit rrugor të organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Transport, Sekretariati i Komuniteti të Transportit, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë dhe Inspektoriatin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Polonisë. “Përvojat nga vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian, të cilat vërtet kanë diçka për të ndarë, janë gjithmonë të mirëseardhura. Besojmë se përmes këtij trajnimi do të rrisim ndjeshëm kapacitetin dhe efikasitetin e shërbimeve të inspektimit në Inspektoratin Shtetëror të Transportit” -…

Lexo më Shumë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti sot gjatë seancës së parlamentit të Maqedonisë, tha se ”dua sot në veçanti të ju drejtohem banorëve të Pallçishtit që është vendbanim i imi, edhe pse janë rrëzë malit Sharr primitivizmi politik ika lënë pa ujë plot 20vite”. Në këtë drejtim ishte edhe pyetje sepse ka 4 vite që kur ish kryetari i komunës Albon Xhemaili kishte siguruar mjetet nga banka botërore dhe primitivizmi politik plot 4 vite bënte evaluim. Sot pas kaq vitesh mora përgjigje se qenka hapur tenderi.Top24. Dauti tha se banorët janë të revoltuar dhe se muajn e ardhëshëm ata…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21.30 në qarkoren e Shkupit, gjegjësisht afër daljes për në lagjen Radishan. Akisdenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete në të cilën kanë qenë duke udhëtuar dy persona, njëri nga të cilët ka vdekur në vendin e ngjarjes, raporton KlanMacedonia. Në vendin e ngjarjes gjenden ekipe të shumta të policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejt./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Presioni sindikal për përmbushjen e kërkesave të tyre në kuadër të grevës së përgjithshme për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë për secilin punëtor që të futet ose me amendament ose përmes Marrëveshjes Kolektive, vazhdon edhe sot dhe atë me bllokimin e hyrjes së Shkupit në lagjen Avtokomand nga ora 7 deri në ora 10:00. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të lejohen për qarkullim vetëm autoambulancat, policia, ushtria dhe zjarrfikëse. Përndryshe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë thënë gjatë ditës së djeshme se tashmë janë parë rezultatet e para të protestës pasi të punësuar në…

Lexo më Shumë