Author: Jeta almakos

Presidenti rus, Vladimir Putin, shfrytëzon çdo rast për të përsëritur justifikimet e tij të pabaza për pushtimin e të Ukrainës. Ai pretendon rrejshëm se Qeveria demokratike në Kiev udhëhiqet nga neo-nazistët, se pakica rusisht-folëse atje përballet me gjenocid dhe se aleatët perëndimorë të Ukrainës paraqesin kërcënim ekzistencial për Rusinë. Ai, po ashtu, thotë se Ukraina ka planifikuar ta sulmojë Rusinë, gjë të cilën Kievi e mohon kategorikisht. “Rusia i ka dhënë një goditje parandaluese agresionit. Ka qenë një vendim i detyrueshëm, në kohë dhe i duhur – vendim i një vendi sovran, të fortë dhe të pavarur”, ka thënë Putin më…

Lexo më Shumë

Kërkesë publike drejtuar Presidentes se Kosoves,znj Vjosa Osmani, Kryeministrit te Kosoves ,z Albin Kurti, Ministres se Puneve te Jashtme,znj Donika Gervalla, Ministrit te Puneve te Brendshme, z Xhelal Sfeçla Ne, bashkeluftetaret e Enver Hoxha Klein, kerkojme me kembngulje pergjigje adekuate ne lidhje me refuzimin e Shtetesise se Kosovës per Enverin. Enveri eshte Invalid i Luftes së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht Luftetar I brigades 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejen e Koshares. Enveri i la te gjitha miresite qe i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,ndersa ju qe sot i gezoni postet…

Lexo më Shumë

Shumë njerëz u plagosën dhe disa raportohen të vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një supermarketi Buffalo të shtunën BUFFALO, SHBA – Një burrë ka hapur zjarr në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në Twitch, duke vrarë shumë njerëz dhe duke plagosur të tjerë, thonë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët. Ai postoi gjithashtu një manifest në internet në të cilin e përshkroi veten si supremacist të bardhë. Incidenti filloi të shtunën herët pasdite, ora amerikane, kur oficerët u njoftuan për një person që po qëllonte në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue. Pas mbërritjes,…

Lexo më Shumë

Partia “Alternativa” nesër organizon kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi do të mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup me fillim në ora 12. Kongresi do të organizohet në dy faza. Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit aktual Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Një burrë ka humbur jetën, dy gra dhe dy fëmijë janë lënduar në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ka ndodhur sot në autostradën Beograd – Novi Sad, shkruan Tocka.com. Sipas mediave serbe, i ndjeri është shtetasi kroat M.A. (1966), i cili ka vozitur Peugeot me targa maqedonase. Gratë dhe fëmijët e lënduar janë shtetas të Maqedonisë. Zëdhënësja e ambulancës në Novi Sad, Dr. Nikolina Mariç, tha se një i moshuar kishte vdekur në vend, ndërsa një grua e moshuar ishte dërguar në Qendrën urgjente të Qendrës Klinike të Vojvodinës (KCV) në Novi Sad për reanimim. “Ekipet mjekësore kanë mundur…

Lexo më Shumë

Edhe përskaj bllokadës që po e bën VMRO-DPMNE-ja, kryeministri Dimtar Kovaçevski, thotë se Kuvendi po funksionon duke përmendur miratimin e rendit të ditës në seancën plenare dhe nisjen e debatit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. I pari i qeverisë edhe njëherë  përsëriti se është joserioze të bojkotohet Kuvendi në kushte të krizës më të madhe energjetike botërore. U bëri thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm, transmeton Tv 21. “Nuk ekzistojnë ligje të cilat nuk ndikojnë në proceset shoqërore në kuptimin pozitiv dhe nuk mundet Kuvendi të konsiderohet si supermarket ku dikush do të vendosë se cili ligj do të kalojë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Spekulimet për shëndetin e Vladimir Putin kanë qarkulluar prej vitesh, por që nga pushtimi i Ukrainës ato janë intensifikuar. Së fundmi, revista New Lines raporton se ka marrë një regjistrim audio të një oligarku pranë Kremlinit, i cili e përshkruan presidentin rus si “shumë të sëmurë me kancer në gjak”, megjithëse lloji i kancerit të gjakut nuk specifikohet. Ai thotë se një “memo top-sekrete” u dërgua nga selia e FSB, agjencia ruse e sigurisë së brendshme, për të gjithë drejtorët e saj rajonalë. Christo Grozev, kreu i hetimeve në Bellingcat, një website i mirënjohur i kërkimeve mjeko-ligjore, thotë: “Shefat rajonalë u…

Lexo më Shumë

Panele diellore, kolektorë diellorë, kondicionerë, madje edhe paisje të mëdha satelitore të vendosura në shtëpitë e pjesës së vjetër të Ohrit, janë evidentuar në raportin e fundit të UNESCO-s, dhe nëse banorët nuk duan të paguajnë gjoba, të gjithë ata që jetojnë ne zonën siç njihet nën Kullat e Samoilit, duhet të ndezin oxhaqet e tyre dhe të kthejnë sobat e drurit, dhe ti nxjerrin nga përdorimi paisjet e lartë përmendura. “Vërejtjet e UNESCO-s në lidhje me mbrojtjen e bërthamës së vjetër të qytetit janë rigoroze”, tha për Tv Alfa, kreu i Institutit dhe Muzeut të Ohrit. Bëhet fjalë jo…

Lexo më Shumë

Ka eskaluar debati në emisionin “Vo centar”, ndërmjet mysafirit Vllahov Micov dhe gazetarit Vasko Eftov. Çështja se kush po e udhëheq shtetin e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë prej takti nacionalistin e njohur Micov. “Nuk kemi shtet. A nuk e sheh kush na udhëheq? Kë e ke Ministër të Jashtëm?”- ka deklaruar Micov. https://open-tv.mk/wp-includes/js/mediaelement/mejs-controls.svg

Lexo më Shumë

Një zjarr masiv shpërtheu të premten në mbrëmje në një ndërtesë tregtare katërkatëshe në kryeqytetin indian, duke vrarë të paktën 27 persona dhe duke lënë disa të plagosur. Dhjetra njerëz janë shpëtuar nga ndërtesa, e cila përmban kryesisht dyqane, thanë autoritetet indiane. Ndërtesa ndodhet në zonën Mundka në Nju Delhi. Shkaku i zjarrit dhe detaje të tjera nuk dihen ndërsa më shumë se 20 zjarrfikëse po përpiqeshin të shuanin flakët. Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe normat e sigurisë shpesh shpërfillen nga ndërtuesit dhe banorët. Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark…

Lexo më Shumë

“Topat amerikanë M777 janë gati ta pastrojnë tokën ukrainase nga racistët”, tha komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, i cili falënderoi ShBA-në për artilerinë luftarake dhuruar ushtarëve ukrainas. “Kjo është një armë shumë e saktë dhe shumë efektive. Së bashku drejt fitores. Një ‘përshëndetje’ të tillë ua bëmë pushtuesve rusë dhe ua kujtojmë se ne jemi në tokën tonë dhe kemi mbështetjen e madhe të gjithë botës së qytetëruar”, ka shkruar Zaluzhny

Lexo më Shumë

Videot e reja dramatike tregojnë një kolonë tankesh ruse duke u hedhur në erë para syve të shoferëve të veturave në Ukrainë. Brigada e 54-të e mekanizuar e Ukrainës, me bazë në rajonin e Donbasit, ndau pamjet e një toge që po shkatërrohej – duke e shoqëruar videon me muzikë optimiste dhe patriotike. Videoja tregon linjën e tankeve të forcave ruse – të cilët njësia i quajti “turistët” – të drejtuar përgjatë një rruge të paidentifikuar. Disa nga automjetet ushtarake më pas pësojnë goditje të drejtpërdrejta, duke shpërthyer në flakë, raporton nypost. Në një video tjetër tregojnë një reporter dhe kameraman…

Lexo më Shumë