Avokati Besnik Asani nuk është habitur me vendimin që lënda Target-Fortesa të kthehet nga fillimi, me çka i jepet mundësia që Mijallkov të shpëton nga 12 vite burg. Ai thotë se pikërisht Mijallkov është ai i cili i ka vendosur këta gjykatës në pozicione dhe se ata tani po ja kthejnë borxhin. “Ju e dini se personi në fjalë tani është i akuzuar, por nga ajo që kemi kuptuar, kemi parë dhe analizuar, ai është personi që ka pasur ndikim total në përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, dhe pikërisht ata gjykatës që janë përzgjedhur nga ky person ata gjykatës tani…
Author: Jeta almakos
Në Maqedoninë e Veriut më mirë është të jesh drejtor i një ndërmarrjeje shtetërore sesa president, kryeministër, ministër apo ndonjë zyrtar tjetër i lartë, thonë njohësit e çështjeve ekonomike dhe të administratës duke komentuar pagat e larta që marrin drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve të cilat financohen nga buxheti i shtetit. Paga e presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe e deputetëve në Maqedoninë e Veriu sillet prej rreth 1500 eurosh. Ministrat marrin rrogë nga 1100 deri 1400 euro. Kjo është tri herë më e lartë se paga mesatare në këtë shtet, e cila arrin në 500 euro. Një punëtor, nga ana…
Në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – ka mbaruar një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës. Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë. Organizatorët e protestës kanë thënë se serbët në veri të Kosovës janë “në presion të madh” dhe që e kanë pasur të ndaluar që t’i bashkohen protestës së 18 dhjetorit. Kur e kanë përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjet, pa energji elektrike nesër (19 dhjetor) do të mbeten banorët e disa komunave. Në kohën prej 08.00 – 09.30 pa rrymë do të jenë objektet e Shpedicionit, pompa e benzinës Det Oil, Korner Bejkeri dhe Interfud SHPK, në komunën Gazi Babë. Prej 08.30 – 09.30 një pjesë e rr. “Vostaniçka”, prej nr.20 deri në nr.24 (k. Kisella Vodë) dhe rr. “Sllavejko Arsov” nr.5, në komunën Qendër. Prej 08.30 – 11.00 pa rrymë do të jetë rr. “Petrovec” – pjesët në të majtë dhe të djathtë të rrugës rajonale R1102, komuna Petrovec. Prej 08.30…
Shoqëria jonë po bie në depresion dhe për këtë kanë ndikuar ngjarjet e viteve të fundit si pandemia, lufta në Ukrainë, kriza ekonomike dhe alarmet e shpeshta për bomba në disa objekte. Vetëm gjatë tre viteve të fundit që nga koha kur nisi Covid-19, më shumë se 42 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shëndetin e tyre mendorë. Gjatë vitit 2022 ky numër arrin në rreth 14 mijë, rreth 2 mijë me shumë se në vitin e kaluar. Megjithatë, mjekët dyshojnë se numri i personave që kanë ngarkesë psikike është shumë më i lartë, por thonë se në vendin…
Afër pikës kufitare në Jarinjë, në anën serbe tashmë është duke u mbajtur protesta e qytetarëve serbë si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokal të veriut të Kosovës, të cilët kanë ngritur barrikada në komunat veriore tash e disa dite. Ndërkaq, në anën kufitare të Kosovës janë parë trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it. Siç është raportuar në media, protestuesit serbë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë serbe për t’u afruar afër kufirit. Në pamjet e publikuara, disa nga protestuesit serbë janë parë të maskuar dhe duke kënduar këngë për Kosovën.
Forca të shtuara të KFOR-it janë parë të dielën në veri të Kosovës, afër pikës kufitare të Jarinjës, ku një grup qytetarësh serbë të maskuar me kapuçë e maska, janë mbledhur në protestë. Për të penguar çdo incident, KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela me gjemba. Disa organizata të djathta nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia kishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për protestën në orën 13:00. Protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur, “Kosova është zemra e Serbisë”. Në mesin e protestuesve është edhe Damjan Knezhevic, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.…
Situatë e tensionuar është krijuar këtë të diel në Jarinjë, ku një grup serbësh të cilët mbështesin personat që vendosën barrikadat po protestojnë. Protesta po zhvillohet afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, në anën e territorit serb. Policia serbe ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit, i cili është tentuar të thyhet nga protestuesit. Një pjesë prej protestuesve kanë vënë maska të zeza, për të mos ekspozuar fytyrën. Thirrja për protestë është bërë nga grupet e djathta, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës të tjerë nga Serbia, Mali i…
Komisioni Rregullator i Energjisë nesër do të marrë vendim për çmimet e reja të karburanteve. Në bursën e Londrës nafta shitet për 79 dollarë, ndërsa në bursën amerikane për 74 dollarë. Aktualisht EURODIESEL BS (D-E V) është 80,50 denarë. EUROSUPER BS – 95 shitet për 76,00 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 për 78,50, kurse kilogrami Mazut M-1 NS për 39,37 denarë.(INA)
Të dhënat tregojnë se këtë vit, të gjitha komunat kanë shpenzime dhe borxhe të rritura në krahasim me vitin e kaluar, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në intervistë për MIA-n, duke cekur se vendi është më ulët i decentralizuar nga standardet evropiane, me ç’rast kemi mos shfrytëzim edhe të këtyre ingerencave të cilat ligjet ua japin komunave. Lidhur me kontestin me transportuesit privat të autobusëve në Shkup, ai thotë se për Qytetin dhe për NPQ-në një milion euro nuk janë problem i madh, por se ngjarjet kanë prapavijë politike prapa së cilës qëndron opozita. Sipas ministrit Penov, e…
“Çmimi i ofruar nuk do të jetë goditje për qytetarët. Çmimi përfundimtar, i cili përbëhet nga tre parametra të çmimeve që përcaktohen përfundimisht nga Komisioni Rregullator i Energjisë, siguron që qytetarët të mos goditen me çmimin e ri, sipas përllogaritjeve fillestare, madje mundësohet ulja e çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël, përkatësisht kompanitë që punësojnë 98 për qind të të punësuarve në shtet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Për të shmangur goditjen e çmimeve, si më parë, Kovaçevski thotë se shteti ka burime të caktuara financiare në buxhet, si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023. “Unë dhe ministri…
Udhëheqësi i detyrës kryetar i aleancës për shqiptaret sot në një press konferencë për shtyp ka kundërshtuar emërimin e mundshëm të Viktor Dimovskit si ambasador në Francë. Ata cilësojnë se Dimovski ka gisht në shumë punë jo të mira të cilat janë vepruar në Maqedoninë e Veriut dhe për të cilat vendi ynë siç tha Taravari po vuan pasojat. Ai i ka bërë thirrje Presidentit të shtetit, Qeverisë së vendit tonë por edhe udhëheqësisë së shtetit Francës që të refuzojnë një veprim të tillë.

