Author: Jeta almakos

Edhe 20 ditë pas subvencionimit të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore, disa nga industritë e mëdha të bukës ende nuk i kanë ulur çmimet. Përfaqësues i Grupit të industrisë së miellit dhe furrave në Odën Ekonomike, Goran Malishiq, thotë se numri më i madh i industrive i kanë ulur çmimet, por disa kompanive u duhet më shumë kohë. “Duhet të kalojë periudhë e kaluar që të implementohet gjithçka dhe të funksionojë në mënyrë normale. Ka edhe rezerva prej më herët, ka edhe shpenzime që duhet të bëhet që të vij deri tek normalizimi dhe stabilizimi i tregut.…

Lexo më Shumë

“Është kënaqësi e madhe që arritëm të marrim një ofertë serioze nga një kompani e njohur evropiane nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin, e cila është udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave dhe zonave të skijimit. Faza e parë e investimit është në vlerë prej 55 milionë euro në fazën e parë të zbatimit, dhe një investim total prej më shumë se 180 milionë euro në 6 fazat e ardhshme të realizimit të këtij investimi serioz”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në konferencën…

Lexo më Shumë

Me shumë gjasa lënda për Sasho Mijallkov për përgjimin e paligjshëm do të vjetërsohet thonë nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Sipas monitorimit të bërë është vërtetuar se lënda shumë gjatë është mbajtur në gjykatën e Apelit. Sipas tyre shfuqizimi i aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimi nga e para e lëndës, do të ndikojë në vjetërsimin e lëndës. Vendimi për anulimi të dënimit është marrë nga Këshilli i Gjyqtarëve i kryesuar nga Jani Niça, dhe anëtarët e tjerë Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Lidija Çaçeva dhe Tanja Mileva. “Lënda ishte e ndarë si e tillë për shkak…

Lexo më Shumë

Çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për gjysmë denari pas mesnatës, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar. Çmimet e derivateve sipas vendimit aktual: Nafta: 81.00 denarë/l Vaji ekstra i lehtë: 79,00 denarë/l Benzina BS-95: 76,00 denarë/l

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se pas mesnate ka arrestuar një 44-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti ishte raportuar në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, për ushtrim dhune ndaj tyre. “Mbrëmë (19-dhjetor), rreth pesëdhjetë minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin D.J. (44) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja dhe djali i tij se rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre familjare i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së…

Lexo më Shumë

Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon pakënaqësi me drejtimin e vendit, mbështetje të fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe rritje të perceptimeve pozitive për Kinën dhe Turqinë. Të pyetur për drejtimin e vendit, vetëm 13% e maqedonasve thanë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur ndërsa 58% thanë se po lëvizte në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind mbetën neutral. “Me rritjen e inflacionit dhe çmimit të energjisë dhe sfidave të tjera ekonomike me të cilat përballet Maqedonia e Veriut tani,…

Lexo më Shumë

Pak pas mesnate në Shtip është arrestuar një person që po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Nga MPB thonë se i njëjti pas arrestimit është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Shtipit, ndërsa në aksion të policisë kanë marrë pjesë edhe njësiti special anti-terror “Tigrat”. “Sot (19.12.2022) në ora 00:25 në rrugën “Karl Marks” në Shtip, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor i SPB-Shkup dhe Njësia Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë privuar nga liria M.P. (31) nga Shtipi. Ndaj tij, me urdhër të Gjykatës Themelore të Shtipit, janë lëshuar dy urdhëresa qendrore për vuajtje të dënimit me…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni. Në njoftimin e ambasadës përmenden disa arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucionet e vendit. “Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve. Gjithashtu, në letrën e këshillimit për qytetarët e saj,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk ka dashur t’i komentojë pretendimet e opozitës se drejtori i sapoemëruar i DSK-së Zharko Milloshevski ka qenë i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës. Kovaçevski tregoi një pjesë të biografisë profesionale të Milloshevskit, duke theksuar se ai nuk ka çfarë të shtojë në lidhje me atë që komentohet. Drejtori i DSK-së është emëruar në një seancë të Qeverisë dhe është një njeri që karrierën e tij e ndërton që nga viti 1997 në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Drejtorinë e atëhershme për Siguri dhe Kundërzbulim, pastaj vazhdon në BSHK ku është menaxher. pozicione dhe i…

Lexo më Shumë

Era e ftohtë që prej sot nisi në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë edhe ndryshimin e motit, me ulje të temperaturave. Gjatë natës pritet që temperaturat të jenë në minus, ndërsa nesër herët në mëngjes pritet të zbresin deri në minus 5 gradë Celsius. Megjithatë dita do të jetë me temperatura që do të arrijnë deri në 8 gradë me më shumë diell. Mot i ngjashëm pritet të martën dhe të mërkurën me rënie të lehtë të temperaturave ditore, të cilat do të lëvizin rreth 6 gradë. Nga e enjtja do të fillojë mbulimi me vranësira, të…

Lexo më Shumë

Vaksinimi kundër gripit sivjet shënoi rekord në vend. Mbi 57 mijë qytetarë deri më tani janë imunizuar me vaksinën katër-valente për tu mbrojtur nga viroza stinore. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se përmes platformës Termini Im, në këtë numër përfshihen kategoritë e qytetarëve me të rrezikuar, të cilët kanë përparësi pa pagesë të vaksinohen. Në këtë grup bëjnë pjesë të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç si dhe personeli mjekësor. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik thotë se frika nga kovidi bëri që të shtojë interesimin për vaksinim…

Lexo më Shumë