Author: Jeta almakos

Me urdhër të Këshillit koordinues të Shoqërisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, pas raportimeve të shpeshta për bomba në vend, vlerësoi se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme dhe mori vendim për ngritjen e një ekipi operativ për sigurinë nga kërcënimet kibernetike. “Këshillit të Shoqërisë së Sigurisë dhe Inteligjencës çdo ditë është komunikim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtar të sektorit të sigurisë me të cilat vazhdimisht punojnë në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave me kërcënime hibride”, theksojnë nga Qeveria në seancën e Këshillit të Shoqërisë për Siguri dhe Inteligjencë. Me ekipin për siguri kibernetike dhe hibride do të udhëheqë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka ndarë me opinionin informacionin se është miratuar Ligji për Shërbim në Ushtri, ligj ky i cili siguron një sërë kushtesh më të mira për pjestarët e ushtrisë. Grubi duke sqaruar vendimet e miratura shton se si qeveri çmojnë kapitalin njerëzor, ndaj me këtë miratim krijohen kushte më të mira dhe moderne për pjestarët e ushtrisë. Njoftimi i plotë: Një sfidë e vërtetë gjatë këtij viti ishte miratimi i Ligjit për Shërbim në Ushtri, i cili është dakorduar me të katër sindikatat, sepse çmojmë kapitalin njerëzor. Si vend anëtar i NATO-s, pjesëtarët e ushtrisë meritojnë…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot dhe nesër SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore për shkak të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut të një delegacioni të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop. Nga SPB Shkup apelojnë tek pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë.

Lexo më Shumë

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Musch do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Musnch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Vizita e tij në Serbi, vjen në ditën e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se urdhri për pagesën e mjeteve për racionet e studentët është dorëzuar në Ministrinë e Financave për përpunim të mëtutjeshëm. Një komision në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka kontrolluar aplikimet e studentëve për plotësimin e kushteve sipas Ligjit për ushqimin e subvencionuar të studentëve, përmes krahasimit me të dhënat e marra nga institucionet tjera kompetente. Çdo student që ka plotësuar kushtet do të marrë mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit dhe për tetor dhe nëntor. Kujtojmë se gjatë thirrjes për ushtrimin e të drejtës së…

Lexo më Shumë

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kriva Pallankë me -5 gradë dhe në Mavrovë me -4 gradë. Temperatura minus ka edhe në Berovë, Demir Kapi dhe Kumanovë, në Shkup është zero, kurse më ngrohta është në Gjevgjeli me 5 gradë. Gjatë natës ka qenë pjesërisht me vranësira dhe ka fryrë erë e lehtë e ndryshueshme. Mëngjesin e sotëm në pjesët lindore është me diell, ndërsa në zonat qendrore dhe perëndimore me vranësira të shtuara. Fryn një erë e lehtë e ndryshueshme. Në Krushevë dhe në luginën e Shkupit është me mjegull. Moti sot në mëngjes do të jetë i…

Lexo më Shumë

Deputeti Skënder Rexhep Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, akuzoi partinë Alternativa se për aq kohë sa janë në Qeveri nuk kanë bërë asnjë hap para sa i përket rasteve të montuara dhe për sjelljen e ndërkombëtarëve për të hetuar këto raste, ashtu siç premtoi kur u bë pjesë e Qeverisë. Ai theksoi se me 4 deputetë, përfshirë edhe vetë Zejdin, Alternativa i ka të gjitha mundësitë që ta kushtëzojë Qeverinë, në të kundërt Qeveria do të binte ditën e nesërme pa këtë subjekt politik. “Alternativa duhet të këmbënguli kundër Qeverisë, ose të hetohen çështjet e…

Lexo më Shumë

Një ekip i Klan Kosovës është sulmuar sot me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë. Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm, njofton Klankosova.tv. Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga moment i sulmit:

Lexo më Shumë

Thonë se nëse vjen në pushtet e nuk vjedh, nuk je normal. Pse është krijuar kjo bindje në opinion? Kjo ishte pyetja që gazetarja Xhumadije Ibraimi ia bëri zvkryeministrit Fatmir Bytyqi në emisionin Klan Debat. Bytyqi shprehet se megjithatë bindjet e tilla nuk dëshmohen me fakte nga drejtësia. “Unë nuk kam hyrë në politikë për t’u bërë i pasur, por i kam besuar asja që mendoj se çdo njeri duhet t’i besojë. Unë i kam hyrë punës duke punuar për 10 vite në sektorin privat, që të mbuloj nevojat e mia personale, por edhe të familjes time e pastaj kam…

Lexo më Shumë

Pas një ndërprerje dyvjeçare, pensionistët u janë kthyer sërish manifestimeve dhe aktiviteteve të tyre të zakonshme. Kësisoj, edhe ata mbajtën takimin e fundvitit duke përmbyllur një vit përplot me sfida. Gjatë tërë vitit 2022 janë mbajtur 7 aktivitete dhe po aq planifikohen edhe në vitin e ardhshëm. Në ndërkohë, sfidë mbetet që të shtohen barnat në listën pozitive. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve Selver Memeti, thotë se zgjerimi i listës pozitive me barna tjerë do të thotë shumë lehtësime për vet pensionistët. “Kërkojmë që sa më shumë barna të ketë në listën pozitive, kërkojmë që të respektohet Termini Im, që…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri, Fatmir Bytyqi ka komentuar anketat e fundit ku besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë i ulët. Sipas tij, ende në institucione ka mbetje të ish regjimit të Gruevskit. “Ai pushtet të cilin e kemi luftuar me aq ngulm i ka pasur rrënjët shumë të thella dhe për ta zhbërë një gjë të tillë duhet një periudhë paksa më e gjatë. Akoma shohim se, edhe pse ka ndryshim të pushtetit, në institucione të ndryshme mbizotëron ajo që e kemi parë në periudhën 2006-16”, deklaroi Bytyqi në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi.

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti. “Mirë se vjen Visar Shani Miftari! Edhe një doktor i shkencave mjeksore reshtohet në radhët e Aleancës për Shqiptarët Visar Shani Miftari I lindur në vitin 14.10.1987 në Tetovë, ku dhe ka mbaruar arsimin e mesëm, në shkollën e mesme medicinale “Nikola Shtejn” në vitin 2005/2006. Në vitin 2011/12ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në fushën mjekësisë, ndërsa specializimin në fushën e neurologjisë, e ka kryer në vitin 2017/2018 në Shkup. Ciklin e tretë të studimeve e ka përfunduar në Universitetin…

Lexo më Shumë