Author: Jeta almakos

Shkruan: Emad MEHMETI Emad Mehmeti: Ziadin Sela a duhet të jap dorëheqje dhe nëse PO pse⁉️ #KushEZëvendëson Kritikoi kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi për mosllogaridhënie dhe ashtu u ngrit në skenën politike. Mirëpo edhe pas disa humbjeve me radhë njejt si Thaçi – kopja e tij e zbehtë nuk po reflekton. Është e drejt e tij, ama Ziadin Sela ka përgjegjësi para aktivistëve më të sinqertë që ta hap rrugën për gjeneratat e reja te Aleanca për Shqiptarët e kështu të filloj ringritja e kësaj partie. Gjë që është e domosdoshme në këtë kohë kur opozitarizmi në RMV është i…

Lexo më Shumë

Sipas rezultateve të para preliminare të KSHZ-së, Lëvizja BESA ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve komunal në zgjedhjet e djeshme për Këshillin e Tetovës. Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate këshilltarësh me 9620 vota të fituara, duke vijuar më pas BDI me 11 mandate me 8702 vota të fituara. VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë me 3332 vota dhe LSDM ka fituar 2 këshilltarë me 1953 vota. Nga një këshilltarë kanë fituar Alternativa me 1118 vota dhe PDSH me 1058 vota. Këshilli komunal numëron 31 këshilltarë ndërsa për formimin e shumicës do të duhen 16 këshilltarë. Aleanca për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Përbrenda Aleancës për Shqiptarët (ASH) kanë nisur debate përmes rrjeteve sociale pas humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme në Tetovë për këshillin komunal. Shefi i Qendrës për Marrëdhënie Publike, Arben Zeqiri përmes një postimi ka komentuar rezultatin në Tetovë, duke shkruar: “Me më të mirët, më të pastërtit, më të dashurit, më punëtorët, më ndershmit, më luftarakët, më të guximshmit, më krenarët…. Me njerëzit që nuk as nuk shesin, as nuk blejnë, as nuk gjunjëzohen, as nuk mashtrojnë, as nuk joshen, as nuk joshin rejshëm, as nuk lakmojnë dhe as bëjnë kompromise me njerëzoren, me të shenjtë. Me të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke e mbajtur takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova me të cilët po diskuton për bisedimet e zhvilluara në Bruksel dhe më pas do t’u drejtohet qytetarëve. Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe kryetarë të komunave në veri. Më pas kreu i shtetit serb do të mbajë fjalimin e paralajmëruar që nga e enjtja kur edhe u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Video:

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 12 ka shpërthyer zjarr në rrethin e Çimentores Usje në Kisella Vodë të Shkupit, njofton Portalb.mk. Sipas Njësitit Territorial Kundër Zjarrit – Shkup, zjarri sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga defekti i instalimit elektrik. Komandanti i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomeski deklaroi se intervenimi vijon. Në terren janë dërguar dy automjete dhe nëntë zjarrfikës.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE i kanë bërë thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të tregoj se kë e ka fituar në Qendër Zhupë, kur atje ka pasur vetëm një kandidat. “Zgjedhjet patën sukses vetëm për shkak faktit se bashkëqytetarët nga diaspora janë në Maqedoni. Njëkohësisht Kovaçevski të tregoj cilat janë ato forca të errëta dhe mos ta manipulojë opinionin me gënjeshtrat e tij për dëshmimin e triumfalizmit të rrejshëm”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Lexo më Shumë

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp deklaroi se kryesisht dita ka kaluar qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërkaq për momentin po bëhet numërimi i votave, njofton Portalb.mk. Ai njoftoi se gjatë ditës së sotme ka pasur gjithsej 127 anesa në lidhje me të drejtën e votimit. “Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46…

Lexo më Shumë

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Zajaz të Kërçovës, përcjell TV21. Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër. Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur në ora 09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që po drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”.

Lexo më Shumë

Moti i ligë që pasdite kaploi Shkupin, ka shkaktuar dëme materiale në Kozle. Në rrjetet sociale shpërndahen fotografi të një çatie të rrëzuar në rrugën “Jurij Gagarin”. Gjithashtu janë dëmtuar disa makina. Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për menaxhim me kruza, moti i ligë e ka përfshirë edhe Pellagoninë, Velesin, Rosomanin dhe Gradskon. Moti i ligë ka qenë i shoqëruar me reshje të shiut, shkarkime elektrike dhe erë të fortë. Në disa stacione meteorologjike në Shkup janë regjistruar goditje të erës me shpejtësi prej 150 kilometra në orë.

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga Qendër Zhupa deklaroi se fitues i zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune është Arian Ibrahim. Kovaçevski tha se janë tejkaluar pengesat që edhe kësaj radhe të dështojnë zgjedhjet lokale në këtë komunë dhe se si rrjedhojë, vendi ka kryetar të ri të komunës. “Qytetarët e dinë se zgjedhja e kryetarit të komunës do të thotë zhvillim i mëtejshëm i komunës, do të thotë urbanizim, do të thotë zhvillim infrastrukturorë i komunës dhe për këtë e votuan zgjedhjen e duhur, e ai është Arian Ibrahim”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje të reja ushtarake me ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Ky njoftim është bërë i ditur, teksa ushtria maqedonase shënon 30-vjetorin e themelimit. Sipas njohësve të çështjeve politike dhe ushtarake, ky hap flet qartë për përkushtimin e Uashingtonit për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Përndimor. Në një ndryshim në Ligjin e mbrojtjes kombëtare, Kongresi amerikan i kërkoi Pentagonit të propozojë më shumë stërvitje ushtarake me Maqedoninë e Veriut vitin e ardhshëm, sipas Projektligjit për buxhetin e mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal. Me këtë ligj federal, SHBA-ja përcakton buxhetin dhe shpenzimet vjetore…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, shpreh besimin se deri në fund të vitit, por edhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes, nuk duhet të ketë kufizime për energjinë elektrike, përveç nëse, siç thotë ai, ndodh ndonjë aksident i paparashikuar. Masat e paralajmëruara për kursimin e energjisë elektrike, thekson ai, janë për të ulur presionin në sistemin energjetik, por edhe për të shpenzuar më pak para për këtë burim energjie, përcjell FLAKA. “Kemi kalkulimet, e dimë bilancin energjetik, sa energji duhet të prodhohet që të përdoret për tregun e rregulluar, pavarësisht nga tregu i lirë i parregulluar. Familjet dhe konsumatorët…

Lexo më Shumë