Author: Jeta almakos

Enti evropian për statistika (Eurostat) njoftoi sot se buka në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) kurrë nuk ka qenë më shtrenjtë se tani. Eurostat tha se çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në, për shkak të, siç theksojnë, pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka çrregulluar ndjeshëm tregjet globale. Në njoftimin për media thuhet se Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të drithërave me fara vajore dhe plehrave. Muajin e kaluar, shkalla vjetore e inflacionit në Eurozonë ishte 9.1 për qind, që është maksimum historik, ndërsa çmimi i bukës në BE u rrit me 18 për qind…

Lexo më Shumë

Shkodra është tronditur sërish mbrëmjen e sotme, ku një i ri rreth 19-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pistoletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku viktimë kë mbetur Erjon Xhenja. Pas vrasjes ekzekutorët janë larguar me shpejtësi me motoçikletë. Ka qenë mjaft e rëndë dhe prekëse momenti kur ka mbërritur në vendngjarje babai i viktimës, i cili fillimisht është futur në lokal për të identifikuar djalin dhe më pas ka dalë jashtë duke qarë dhe me forca të shumta policie.

Lexo më Shumë

Një episod i rëndë shënohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.  Sipas informacioneve të A2CNN, në qendër të qytetit, në një lokal në fund të bulevardit ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit,  asaj që njihet si “rruga e Gjanë”,  janë dëgjuar  të shtëna me armë zjarri. Nga informacionet paraprake flitet për një viktimë, ndërkohë që forcat e rendit po kryhen hetimet paraprake.

Lexo më Shumë

Çmimet e produkteve të tjera të qumështit kanë dalë jashtë binarëve, kështu që djathi i deleve shitet nga 400 deri në 600 denarë, djathi i lopës nga 350 deri në 450 denarë, gjiza mbi 200 denarë, si dhe çmimi i qumështit dhe i kosit, i cili vazhdimisht ndryshon varësisht nga prodhuesi dhe përmbajtja e yndyrës arrin mbi 70 denarë për kilogram. Blegtori thonë se trendi i rritjes së produkteve të qumështit nuk do të ndalet, sepse blegtoria po zvogëlohet, kostot po rriten dhe çmimi i blerjes së qumështit është shumë më i ulët se çmimi me pakicë. Numri i lopëve, deleve,…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe lideri i Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski, planifikon të tërhiqet nga detyrat e tij, ndërsa sipas informacioneve të Fokus, ai po mendon edhe për tërheqje të plotë nga politika. Sipas informacioneve jozyrtare të revistës, Milevski fillimisht do të largohet nga posti ministror, ​​ndërsa postin e partisë do ta mbajë deri në kongresin e radhës të rregullt, i cili duhet të mbahet deri në fund të vitit. Kandidatja më serioze për kryetaren e re të Liberal Demokratëve është deputetja Monika Zajkova, e cila duhet të marrë pozitën në kongresin e rregullt që do të mbahet deri…

Lexo më Shumë

Nga nesër po rritin çmimin e disa produkteve të qumështit dhe për këtë paralajmërim kanë marrë një pjesë nga tregtarët. Sipas informacioneve të Thelma Delit dhe prodhuesit e qumështit kanë konfirmuar se nga e hëna qumështi do të ketë një çmim të ri më të lartë. Nuk dihet saktësisht se sa do të rritet dhe arsyeja e rritjes është energjia e shtrenjtë. “Në një situatë ku kemi një valë të vazhdueshme rritjeje çmimesh në të gjitha segmentet e prodhimit, duke filluar nga prodhimi primar i qumështit dhe rritja e çmimit të ushqimit të kafshëve, e cila u reflektua me një rritje të…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, në të cilën vërehet se ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë bërë homazhe tek arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth në Parlament për t’i bërë nderimet e fundit mbretëreshës më jetëgjatë para funeralit të saj nesër. “Beti dhe unë i bëmë nderimet tona për eshtrat e mbretëreshës Elizabeth II, para ceremonisë së varrimit të nesërm në Westminster Abbey,” tha Pendarovski.

Lexo më Shumë

Gjithçka filloi nga një iniciativë, nga një grup personalitetesh të cilët mendojnë se me mbledhjen e firmave nëpërmjet peticionit të njerëzve të cilët kanë perceptimin se emisione të tilla televizive të formatit si “Reality Show” po e çedukojnë brezin e ri. Ky peticion ka për qëllim të vrojtojë se, kjo dukuri a është perceptim i shumicës apo i pakicës. Mbledhja e firmave bëhet online, por edhe duke shkuar në qytete të ndryshme të vendit (të Shqipërisë). Një ndër organizatorët e këtij peticioni “SKA MA TURP” është regjisori Armand Bora dhe Fabian Zhilla – pegagog në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Nistori…

Lexo më Shumë

163 prokurorë publik do të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Organi akuzës aktualisht posedon 164 prokuror, por në fund të muajit njëri prej tyre shkon në pension. Aplikimi kërkon dy kushte bazë. “Atyre u duhen 6 vite stazh të pandërprerë dhe 3 vite të jetë i vlerësuar me nota pozitive”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Prokurorët të cilët ndodhen në procedura disiplinore, nuk kanë pengesa të aplikojnë për pozitën e shefit të krimit të organizuar. Megjithëse një gjë e tillë nuk vlen për shefen e deritanishme të…

Lexo më Shumë

Nxënësit e arsimit profesional edhe këtë vit shkollor po përballen me hallet e vjetra, mungesën e librave për lëndët profesionale. Nxënësit e shkollës profesionale “Vllado Tasevski” në Shkup thanë për Alsat se çdo orë bëhet më e vështirë për shkak të marrjes së shënimeve me shkrim duke transkriptuar fjalët e mësimdhënësve, duke ndikuar edhe në humbjen e vullnetit për mësim. “Tashmë prej katër vjetësh s’ka libra, kemi marrë shënime nga profesorët. Kemi hulumtuar edhe prej në internet. Për ne do të ishte shumë lehtësim ta kishim librin”, tha një nxënëse. “Është shumë e vështirë të mos kemi libra gjatë procesit…

Lexo më Shumë

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e energjisë elektrike që Bullgaria do të eksportonte te ne, njoftoi Radio Kombëtare Bullgare (BNR), transmeton Portalb.mk. Në vizitë ishte një grup pune nga Shkupi, i përbërë nga drejtorët e kompanive energjetike të vendit, Vasko Kovaçevski, Orhan Murtezani, si dhe Viktor Andonov, këshilltar i kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Siç thuhet në lajm, në këtë takim nuk është arritur marrëveshje për çmimin dhe kostot e transportit të energjisë elektrike. BNR, duke iu referuar mediave të Maqedonisë, njofton se Shkupi pret të ketë çmim më të ulët për të paktën 15 për qind…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Kopanicë të komunës së Jegunocit tashmë 8 ditë janë pa ujë! Edhe pse i kanë dy rrjete të ujësjellësit, ata për momentin nuk kanë ujë të pijshëm sepse është dëmtuar pompa që e furnizon fshatin me ujë. Po sipas banorëve, edhe kur rrjeti ka pasur ujë, i njëjti nuk është pirë shkau se përzihet me një ujë mineral. Kopanicasit thonë se janë të detyruar që të shkojnë deri në fshatin Përshefcë që të mbushin ujë ndërsa fajin e hedhin tek komuna që i ka lënë pa ujë. “Ujë për pije nuk kemi shkojmë në Përshevcë, gjithë fshati…

Lexo më Shumë