Author: Jeta almakos

Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta për së pari herë ka treguar se ai në garën për kryetar të Gostivarit e ka humbur nga disa funksionarë të partisë së tij. ”Disa funksionarë të BDI-së, fshehurazi punojnë për të më dobësuar mua, nuk janë angazhuar aq sa duhen dhe prandaj un kam humbur në Gostivar. Ata funksionarë vazhdojnë të jenë në BDI, kanë menduar që të fiton partija kundërshtare dhe pastaj të më hedhin akuza dhe të më burgosin. Këto shqetësime i kemi biseduar, gjithashtu i kam treguar edhe kryetarit Ali Ahmeti” – tha Nevzat Bejta. Ai ka folur rreth mbledhjes…

Lexo më Shumë

Kryesia e sindikatave përfaqësuese të NTP-së pas mbledhjes së sotme kanë vendosur që nesër të mos nisin grevë, pasi u është premtuar se do t’u paguhen pagat e prapambetura. “Ne kemi vendosur që t’i japim një shans ekipit drejtues të NTP-së për ta bërë këtë nesër. Qytetarët e qytetit të Shkupit dhe të tjerët që përdorin transportin publik, nesër do të mund të shkojnë lirshëm nga shtëpitë në vendet e tyre të punës pa asnjë ndërprerje”, tha tha Miço Stojanovski nga Sindikata e punëtorëve në komunikacionit dhe lidhjeve. Por, siç theksoi Stojanovski, nëse deri të mërkurën nuk u paguhen rrogat,…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ish-nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në emisionin “Klan debat” në Klan Maqedoni u shpreh se në zgjedhjet ku ka humbur në Gostivar, fajtor janë disa funksionarë të BDI-së “Si kandidat kam pasur 12 mijë vota, kurse kundëkandidati 11 mijë vota në rrethin e parë. Në rrethin e dytë, unë kam pasur 16 mijë dhe ai 16.900. Vet qytetarët e thonë se sa funksionarë të BDI-së nuk më kanë mbështetur dhe fitoi kundërkandidati im”, u shpreh Bejta. Bejta theksoi se humbja e tij ka ardhur nga neglizhenca që e kanë bërë disa funksionarë të BDI-së.…

Lexo më Shumë

Rufi Shabani është një mastershef dhe menaxher shqiptar që ka fituar dy çmime të para në kampionatin e picave në Bullgari. Ai jeton prej 12 vitesh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante. Kjo ka bërë që të përballet edhe me situatën e luftës, e cila sipas tij, i ka lodhur njerëzit dhe mundohen të shohin punët e veta. “Po çmimi i parë ishte për pica romana, ndërsa për çmimin e dytë ishte për pica napoletana. Unë jam nga një fshat nga rrethina e Tetovës dhe i kam mësuar si të gjithë rinia. Ne jemi tre vëllezër dhe merremi me gatim.…

Lexo më Shumë

Në seancën e 88-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në rend dite do të jetë propozimi për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër për Vetëqeverisje Lokale. Për këtë post ministror, ​​Risto Penov është propozuar nga Partia Liberal Demokratike pasi ministri i kaluar, Goran Milevski, më 20 shtator dha dorëheqje nga posti i tij për arsye personale. Deputetja Monika Zajkova nga Partia Liberal-Demokratike thotë se marrja e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale nga ish-lideri i kësaj partie, Risto Penov, do t’i japë partisë një dimension të ri. Ajo thotë se Penov ka pasur projekte të suksesshme gjatë udhëheqjes…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e 91 e ka miratuar Propozim Ligjin për ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara sociale për tu përballur me krizën financiare, e propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji në vijim, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është paraparë të marrin: përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit; përdoruesit e një kompensimi të veçantë; përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar; personat me aftësi të kufizuara…

Lexo më Shumë

Makineri që gërryejnë qymyr 24/7 dhe punëtorët që punojnë në tre turne janë të pamjaftueshme të ushqejnë kaldajat e termocentralit të Manastirit, i cili prodhon 90% e energjisë elektrike në Maqedoni të Veriut. Sipas eksploatimit vetëm në tri miniera të hapura ka rreth 80 milion ton thëngjill edhe tri lokacione tjera po inspektohen që do të shtonin burimin natyror për 10-15 vjet rezerva të vendit, por TEC Manastiri sërish importon thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria me çmim 5 herë më të lartë se prodhimi vendor 11€/ton. Nga EMV thonë se thëngjilli që nxirret nga Miniera e Suvodollit, Brod Gniotina dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e lëshoi i revoltuar mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së, ndërkohë që Kushtetuta ia ndalon atij pjesëmarrjen në aktivitete partiake. Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet tekstualisht: “Funksioni Kryetar i Kuvendit nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit, profesionit tjetër publik ose funksionit në parti politike” Xhaferi, është propozuar dje nga kryetari Ali Ahmeti për anëtar të Kryesisisë së partisë, mrgjithëse veprimi rezulton të jetë kundërkushtetues. Deri tash, nuk ka ndonjë reagim të kryeparlamentarit për të sqaruar përse e pranoi të futet në listën e anëtarëve të Kryesisë. Në fakt, pikëpyetje të ngjashme e sqaroi…

Lexo më Shumë

Sot në takimin e thirur në Degën BDI-Saraj në objektin e Komunës të Sarajit u vërejt mungesa e shumicës së strukturave që veprojnë në këtë Degë. Në këtë mbledhje siç miret vesht nga strukturat që veprojnë në Saraj vërehet mungesa e deputetit të zonës Arben Ziberi, zv.ministrit Bekim Rexhepi, nënkryetarit të degës Sadush Arifi, kryetari këshillit komunal Muhamed Ramadani, drejtori i entit për punësim Bekim Murati, si dhe shumica antarë të Degës, kryetar këshillash vendor dhe aktivist dalluar të kësaj ane, informon IndeksOnline. Siç mësohet nga burime të afërta mungesa e këtyre ka të bëjë me mënyren e veprimit të…

Lexo më Shumë

Kur u pyet nëse do të vazhdojnë të mbeten “grup i zjarrit”, dje nënkryetari i porsazgjedhur i BDI-së, Izet Mexhiti, nuk foli por u përgjigj vetëm me të qeshur. Sot u përpoqëm të marrim një qëndrim prej tij nëse do të vazhdojnë me kërkesën për largimin e Artan Grubit nga posti i zëvendëskryeministrit të parë, por nuk morëm asnjë përgjigje. Nga burime brenda partiake, TV21 mëson se “grupi i zjarrit” vazhdon me kërkesën për largimin e Grubit si dhe të një ministri tjetër, përmes këshillit mbikëqyrës dhe kryesisë se partisë. E pyetëm edhe zëvendëskryeministrin e parë Grubi, por as nuk…

Lexo më Shumë

E lindur më 19 prill të vitit 1981, nga një familje intelektualësh dhe me vlera në qytetin e Dibrës. Nënë e dy djemve dhe bashkëshorte e vyer. Ciklin fillor dhe të mesëm e realizoi në Dibër- dhe e përfundoi si e diplomuar nga ENP High School, Eldora, Iowa- SHBA. E diplomuar në Psikologji, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së sot në Tetovë, ajo është zgjedhur nënkryetare e partisë, e vetmja në historinë e kësaj partie nga qyteti i Dibrës. Ka mbaruar studimet Master në Arsim dhe Mësim të…

Lexo më Shumë

Musa Xhaferi nga BDI për TV21 sqaroi rolin e Këshillit Mbikqyrës të partisë duke shtuar se në këtë mënyrë do të kontrollohet respektimi i statutit të partisë, sepse prej kohësh siç potencoi Xhaferi në BDI u krijua anarki. “Këshilli Mbikqyrës i partisë është një organ që tash është i Këshillit të Përgjithshëm i cili do të mbikqyre mbarëvajtjen e punës partiake gjegjësisht respektimin e statutit dhe programit partiak për arsye se partitë politike janë subjekte juridike të regjistruara në gjyq dhe nëse ka shkelje statutare vërejtjet duhet të deponohen së pari në parti dhe nëse jo Këshilli Mbikqyrës ka të…

Lexo më Shumë