Author: Jeta almakos

Lëkundje sizmike janë ndjerë këtë të martë në mbrëmje në Greqi. Sipas të dhënave paraprake nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës, tërmet ishte i shkallës 4.9 Rihter, me thellësi 5 km dhe me epiqendër 8 km në juglindje të fshatit Zarakes në Evia. Lëkundjet janë ndjerë deri në kryeqytetin grek, Athinën.

Lexo më Shumë

“Nuk negociohet me njerëz që shantazhojnë dhe shajnë dhe që e bëjnë sepse e vërteta nuk është në anën e tyre. Nuk do të dorëzohemi para kërcënimeve dhe shantazheve”. Këtë e tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, nëse do të ketë marrëveshje me transportuesit privatë që dhanë afat deri të premten, ose do të bllokojnë sërish qarkullimin në kryeqytet. Ajo tha se MPB është përgjegjëse për rregullimin e trafikut dhe se ka prapavijë që dikush dëshiron të krijojë kaos. “Sa larg do të arrijmë nëse të gjithë ata që kanë një automjet ose autobus dalin dhe bllokojnë. Të gjithë do…

Lexo më Shumë

Në një gjyq në Serbi, një kriminel serb dëshmoi se për pasaportën maqedonase paguhet 30 mijë euro, përcjell FLAKA. Roko quhej shtetasi maqedonas, i cili sipas deklaratave të bëra në Gjykatën Speciale në Beograd, ka marrë 30 mijë euro për pasaportë maqedonase, raportojnë sot mediat serbe. Kështu tha dëshmitari Srgjan Laliq në procesin kundër Velja Nevoljës dhe klanit kavak. “Kam çuar para në një shtëpi në Zemun për transport në Turqi, një herë kam marrë 30 mijë euro për pasaportë për Marko Boziqin. Personi që ishte kontakti i pasaportës për Maqedoninë e Veriut është një person me nofkën Roko. E…

Lexo më Shumë

Tre kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur afër Bit Pazarit. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shuajnë zjarrin që mos shpërndahet edhe jashtë vendit ku kanë qënë të vendosur kontejnerët. Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” në Shkup thonë se kontejnerët janë zëvendësuar menjëherë me të rinj. “Autorë të panjohur sonte kanë djegur tre kontejnerë për depozitimin e mbeturinave që ndodhen në bulevardin Krste Misirkov, afër Bit Pazarit. Kontejnerët e djegur kanë pasur një vëllim prej 3.2 m3 dhe janë tërësisht të shkatërruar dhe të papërdorshëm. Për të…

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur nga Aerodromi i Shkupit ka goditur nënën e saj me objekt të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore. Arsyet e zënkës familjare nuk bëhen të ditura. Edhe nëna edhe e bij janë dërguar për kurim të mëtejshëm në spital. “Më datë 28.11.2022 në orën 19:00 në Komisariatin e Policisë së Aerodromit është raportuar se rreth orës 18:30 në një shtëpi në zonën e Aerodromit, pas një debati të mëparshëm, një e mitur ka sulmuar nënën e saj 38-vjeçare me objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar punonjës policorë dhe përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Komisioni, i cili formohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht, Komisioni për Vlerësimin e Plotësimit të Kushteve për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës u ka mundësuar qindra studentëve të japin provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet. Alsat jozyrtarisht mëson se në atë kohë, kryetar i këtij komisioni ka qenë Gale Galev, ndërsa anëtarë Ixhet Memeti dhe Faik Arsllani, të gjithë këta, të propozuar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Adnan Jashari. Nga Ministria e Drejtësisë nuk mund ta vërtetojnë nëse rreth 400 studentë kanë dhënë provimin e jurisprudencës pa pasur kreditë e mjaftueshme sepse siç thonë, dokumentet e vjetra…

Lexo më Shumë

Nga Shkupi, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, e bëri të qartë se se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet lart në agjendën europiane, ashtu si edhe pritshmëritë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, kreu i shtetit gjerman e bëri të qartë se integrimi europian i vendit është i arritshëm. Ai nuk dha ndonjë afat për këtë, por theksoi nevojën e zbatimit të reformave të domosdoshme për anëtarësim në BE. Sa për çështjen e Kosovës, ai e vuri theksin tek fakti që plani i cili mund të çojë përpara marrëdhëniet dypalëshe, është farkëtuar…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së prokurores Fatime Fetai, sot prej garës për shefin e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, u tërhoq edhe Burim Rustemi kështu duke e lënë ushtruesin aktual të detyrës, Mustafa Hajrullai, pa konkurrentë të tjerë. Ai kishte udhëhequr me këtë prokurori në katër vitet e fundit ndërsa një javë më herët, u emërua si ushtrues detyre. Deri tani dy here ishte caktuar seancë për zgjedhjen e shefit të kësaj prokurorie nga ana e Këshillit të Prokurorëve, por dështuan për arsye të ndryshme. Rustemi tërheqjen e tij e arsyeton me shanset e vogla për të fituar. “U tërhoqa nga kandidatura…

Lexo më Shumë

Qytetarët mezi kalojnë muajin, të shqetësuar se si do ta kalojë dimrin, kurse krimi dhe korrupsioni janë në nivelin më të lartë, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Deri sa Maqedonia ka shumë probleme, ai ashtu, guximshëm vendos si komedian të më ofendojë mua dhe VMRO-DPMNE-në në paraqitjet publike. Nëse është aq i guximshëm si prezantohet, ka mënyra se si ta manifestojë atë guxim, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe populli të vendosë a do t’u besojë shfaqjeve të tij si komedian ose realitetit të vështirë dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nisi nga Shkupi këtë të martë, turin e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë Shqipërinë në dy ditët e para të Dhjetorit. Në një intervistë për median gjermane Deutsche Welle para nisjes, kreu i shtetit gjerman sqaroi qëllimin e kësaj vizite. Frank-Walter Steinmeier: Vizita ime synon të sinjalizojë që Ballkani Perëndimor, kurrsesi nuk është harruar. Disa vende i kanë kërkuar Brukselit që të vendosin afate të qarta për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por për presidentin gjerman, gjithçka varet nga përmbushja e kritereve, ndonëse pranon përparimin e dukshëm që kanë…

Lexo më Shumë

Inspektorët e DAP (Drejtoria e të Ardhurave Publike) kanë filluar aksionin për kontrollë në Ndërmarrjen për Transport Publik të Qytetit të Shkupit (NQP-Shkup), kompanisë MAK-EKSPRES dhe Sloboden Prevoz, raporton indeks.mk Këtë informacion për indeks.mk e konfirmojnë burime të sigurta brenda DAP duke thënë se kjo kontroll vjen menjëherë pas kaosit që shkaktoi sot protesta e shoferëve të autobusëve të linjës private. Burimet tona thonë se pas përfundimit të kontrollit, DAP do të dalë me detaje dhe raport zyrtarë në lidhje me punën dhe respektimin e dispozitave ligjore dhe konstatimeve nëse ka pasur parregullsi gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre. Ata…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Në Vlorë si rezultat i përpjekjeve titanike politike e diplomatike nën kërcënimin e rrezikut të shuarjes së kombit shqiptarë për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve, një grup burrash të tjerë me në krye Ismail Qemalin ngritën nga Vlora ime Flamurin e shpallën Pavarësinë. Ky ishte akti që përcaktoi historinë dhe ekzistencën e kombit. Shqiptarët edhe pse të gjymtuar e të copëtuar,edhe pse të vrarë e të shtypur e kishin një shtet tashmë, shtetin shqipëtar. Nga nëntori 1912 e deri ne 17 shkurt 2008 Shqipëria mund të quhej shtet, por kombi nuk mund të ishte i pavarur përderisa…

Lexo më Shumë