Author: Jeta almakos

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër I.R.(47) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. Më 18 Prill 2022, në një postim në rrjetin social Facebook, i pandehuri ka publikuar një koment që promovon dhe nxit urrejtje dhe dhunë.

Lexo më Shumë

Sistemi për Sigurim Shëndetësor mbetet i bllokuar dhe jashtë funksionit pas sulmit kibernetik më 6 Shkurt. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, sulmin kibernetik e kanë cilësuar si pjesë të luftës hibride që zhvillohet në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë. Hakerët që qëndrojnë pas sulmit kërkojnë kundërpagesë për të liruar sistemin. Spekulohej se pagesën e kanë kërkuar në bitkoinë, por nga MPB-ja thonë se nuk kanë informacione të tilla. I gjithë sistemi kompjuterik është sulmuar nga softueri malicioz Ransomvare që shfrytëzon shifrime për t’i mbyllur informacionet e viktimës dhe për lirimin e tyre kërkohet kundërpagesa. Ransomvare shpeshherë është i dizajnuar…

Lexo më Shumë

A do të hyjmë në kategorinë e vendeve që do të hyjnë në BE në hapjen e ardhshme të dyerve apo do të mbetemi në kategorinë e vendeve problematike që kushedi se kur do të hyjnë, nëse hyjnë ndonjëherë. Ky është vendimi ynë autentik i brendshëm, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në emisionin “Vin-Vin” në Telma. “Për herë të parë, karta e bllokimit nuk është as në Greqi, as në Sofje, as në Athinë, as në Paris, as në Hagë, as në Bruksel. Për herë të parë është në Shkup dhe është përgjegjësi e jona për të gjitha…

Lexo më Shumë

Kovaçevski: Shumica parlamentare është më e madhe se sa ishte deri tani Ka vijuar edhe sot për të katrëtën ditë me rradhë debati për rikonstruimin qevertiar. Shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në Shkup ishte edhe sot tema e debatit mes deputetëve në seancën për rikonstruimin qeveritar. “Ju që po përmedni shtëpinë e Taravarit, vetëm të ju kujtoj, në vitin 2021 në atë shtëpi z, Mickoski e përgatiti shumicëne re sëbashku me Taravarin. Në atë shtëpi pra, ka deputet tjerë që janë dëshmitarë, në atë shtëpi Mickoski ka bërë koalicionin me Taravarin për zgjedhjet lokale, po pra në atë…

Lexo më Shumë

Pasojat tragjike të tërmeteve të rëna në Turqi më 6 shkurt kanë zgjuar ndjenjën e solidaritetit ngado, në njerëz të thjeshtë, në organizata joqeveritare, në institucione shtetërore dhe qeveri. Ndjenja e tilla e solidaritetit e ka përfshirë dhe Fondacionin ALSAR që në momentet e para të tragjedisë së përmasave apokaliptike, vënë në lëvizje për të kontribuar me ç’është e mundur në ndihmë të popullit mik e vëlla turk. Organizime takimesh, mbledhje fondesh, ndihmash, dhe bashkërendime veprimtarish humanitare me ente partnere, me një objektiv të vetëm, “Në ndihmë të vëllezërve tanë në Turqi”, janë sot përditshmëria e Fondacionit ALSAR. Në kuadër…

Lexo më Shumë

Disa nga komunat i kanë rritur, kurse disa të tjera i kanë zvogëluar borxhet në nivel vjetor. Në disa komuna, borxhet e Ndërmarrjeve Publike janë më të mëdha se borxhet e vetë komunës, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në vazhdim janë dhënë komunat dhe shuma e borxheve të tyre: Komuna e Tetovës sipas shumës së detyrimeve të prapambetura, por të papaguara në dhjetor të vitit të kaluar, është vetëqeverisja lokale me borxh më të madh me vlerë prej 13.6 milionë euro. Në krahasim me vitin 2021, të dhënat tregojnë rritje të detyrimeve të prapambetura për 100.000 euro. Më pas vjen Komuna e…

Lexo më Shumë

Edhe debati i sotëm në Kuvend kaloi me përplasje të ndërsjella lidhur me atë se kush e ridefinon Maqedoninë dhe kush është më shumë i përfshirë në krim dhe korrupsion. Opozita sërish me akuza se ky rikonstruktim i ngjan “Pazarit 3-shit”, ndërsa edhe kësaj here në fokus të debatit ishte shtëpia e Arben Taravarit. “Dhe për partnerët koalicioni tanë të deritanishëm nga Aleanca. Mendova se jeni njerëz me qëndrim. Mendova se jeni të interesuar për drejtësinë në Maqedoni, mendova se jeni njerëz me dinjitet. Mua personalisht më keni zhgënjyer. Politika mund të bëjë gjithçka, por të flasësh një gjë, e…

Lexo më Shumë

Sipas opozitës maqedonase, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndër faktorët kyç që ndikoi në rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në të, që rezultoi me largimin e Alternativës, transmeton TV21. “Kjo më ngjan në një film të metrazhit të shkurtër që do të zgjasë disa muaj. Roli kryesor – Ali Ahmeti. Me role edhe Arben Taravari dhe Dimitar Kovaçevski. Producent dhe regjisor – Edi Rama dhe Tirana Production”, tha Silvana Angellevska.

Lexo më Shumë

Anulimi i eurobondit nga autoritetet në Shkup është i paprecedentë dhe tronditje serioze në tregun financiar botëror. Me këtë lëvizje Maqedonia paraqitet si vend joserioz në sytë e investitorëve, akuzoi opozita. Sipas VMRO-së, qeveria e ka planifikuar këtë skenar për shkak se eurobondi është lëshuar në kohën kur po rikonstruohej Qeveria, në të cilën do të shkarkohej pikërisht njëri nga ministrat nënshkrues. “Mendoj se kjo realisht do të nënkuptojë rënie të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë, që në lëshimin e ardhshëm do të na kushtojë shumë më tepër nga aspekti i interesit”, u shpreh Bojan Stojanovski VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së,…

Lexo më Shumë

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të papranueshme, ankesën e ish-funksionarëve maqedonas Vladimir Talevski, Nikola Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, Sasho Mijallkov, Toni Trajkovski dhe Edmond Temelko, në lidhje me abolimin e anuluar të ish-Presidentit Gjorge Ivanov. Gjykata vlerësoi se të dënuarit dhe të akuzuarit në rastet e PSP-së, nuk kanë shterur të gjitha mjetet juridike vendore dhe se vendimi është final. Kjo nënkupton se, procedurat për lëndët e ish-PSP-së vazhdojnë. Në ankesën e parashtruar, kërkuesit pretendojnë se abolimi është ende në fuqi dhe se ndjekja e tyre penale, pas abolimit,…

Lexo më Shumë

Goran Risteski, mjek nga Sindikata e Pavarur Medicinale thotë se çdo ditë nga Maqedonia e Veriut po ik personel mjekësorë. Ristevski thotë se kjo ndodh pasi sektori i shëndetësisë është diskriminuar nga autoritetet qeverisëse. “Po ju them një informacion, se çdo ditë punonjës të personeli mjekësor ikin, pa dallim a është mjek, infermier, ndihmës, sigurim ose çfarëdo qoftë, domethënë kjo kategori, sektori i shëndetësisë për momentin është ajo që gëzon më së paku të drejta, për këtë qëllim ne për të shkuar në rrugë juridike, kemi dorëzuar padi të shumta për marrëveshjen kolektive, për të treguar se shëndetësia ka probleme”.…

Lexo më Shumë