Author: Jeta almakos

Në pluralizmin politik të Maqedonisë së Veriut, si në bllokun maqedonas ashtu edhe në bllokun politik shqiptarë asnjëher deri më sot pozita e gruas nuk ka qenë në nivelin e duhur, kështu që për herë të parë në historinë politike të këtij vendi Aleanca për Shqiptarët ka avansuar pozitën e gruas duke u bërë parita e parë në historinë politike të Maqedonisë që ka dy nënkryetare femra. Sot kuvendi i Aleancës për Shqiptarët ka zgjedhur për nënkryetarë të kësaj partie deputeten Ilire Dauti, ish nënkryetaren e qytetit të Shkupit Bujare Abazin dhe deputetin Elmi Aziri.

Lexo më Shumë

Prokurorja Lile Stefanova ka hasur në prova që tregojnë se komandanti Srgjan Dimitrievski – Pop nga burgu “Idrizovës” ka përfituar një pasuri të konsiderueshëm duke i ndihmuar të burgosurit Bekim Memeti, i dënuar për vrasje dhe drogë, të arratiset gjatë përcjelljes në spital, A1on” mëson. Komandanti tani nuk ndiqet penalisht për lirim të paligjshëm të një personi, por për ryshfet, që është një krim më i rëndë dhe dënohet nga katër deri në dhjetë vjet burg. Sipas informacioneve të “A1on”, Gjykata Penale i ka vazhduar paraburgimin për shkak të rrezikut të arratisjes, ndaj ai qëndron edhe 30 ditë në burgun…

Lexo më Shumë

Që prej tre vitesh, Tefik Abdili nga fshati Bogovinë kërkon vajzën e tij. Ajo nga shtëpia është larguar në 7 janar të vitit 2020 kur ishte 19 vjeçe, duke marrë me vete vetëm pasaportën. Një ditë pas largimit nga shtëpia, sipas babait të saj ka fikur telefonin dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë. Rastin e ka denoncuar edhe në Polici, por rezultate nuk ka. “Rastin e kam lajmëruar edhe në Polici, por nuk kam asnjë informatë kthyese nëse është e gjallë apo e vdekur. Për atë erdha që ta bëjmë publike që në rast se dikush din…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot në Kumanovë mbajti Kuvendin Qendror, ku zgjodhi kryesinë e ngushtë të partisë, shkruan Open-TV. Kryetar i kuvendit qendror është zgjedhur Ziadin Sela, sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Krenar Lloga, sekretar organizativ, Isen Shabani, kurse nënkryetarë u zgjodhën: Elmi Aziri, Bujare Abazi dhe Ilire Dauti. Ndërkohë, me propozim të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, Gëzim Kadriu nga Kumanova është zgjedhur në mesin e pesë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës. “Me propozim të kryetarit Arben Taravari, nga 5 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Aleancës për Shqiptarët, Kuvendi i partisë me vota unanime më zgjodhi anëtar i Këshillit Mbikqyrës! Një…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Shkup  janë në bashkëpunim të ngushtë, nga ku pritet publikimi i “Listës së zezë”, që a do të jetë një nga mjetet me të cilat SHBA do të luftojë korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Kjo është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, nga ku kanë bërë të ditur se neni 7031(c) po konsiderohet si mjet për të kontrolluar korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Përndryshe, ky nen parashikon përfshirjen në “Listën e zezë” të zyrtarëve të qeverive të huaja të përfshirë në korrupsion, e që kjo nënkupton refuzimin e hyrjes…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takimin informative të së shtunës me qytetarët dhe bazën partiake në Gostivar ka folur edhe njëherë për rëndësinë e krijimit të një fronti të përbashkët politik pro-evropian në vend, propozimin e partisë së tij për miratimin e Ligjit për Veting, si dhe për rëndësinë e Korridorit 8 në raport me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. “U kam shfaqur publikisht disa herë brengosjen time duke i parë shqiptarët e ndarë nëpër taborë. Turpërohesha kur shkoja në takime me të huaja 6 shqiptar në njërën anë, dhe dy maqedonas në anën…

Lexo më Shumë

Kuvendi qendror jep dritë jeshile për të nisur besedimet për hyrje në qeveri Ka përfunduar mbledhja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët. Përveç organeve partiake, në kuvend u diskutua edhe për mundësinë e hyrjes së ASH-së në qeveri. Kuvendi, ka autorizuar kryesinë e partisë që të zhvillojë negociata me qeverinë, përcjell KlanMacedonia. “Kuvendi Qendror e autorizoi Kryesinë Qendrore që të formojë ekip, i cili në 5-6 ditët e ardhshme, maksimumi 2 javë të zhvillojë bisedimet për përfshirjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri apo nëse këto bisedime zgjasin më shumë, të marrë vendim për ndërprerjen evnetuale të këtyre…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë diskutuar mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 si dhe dinamikën që ka ndërmarë Qeveria për fillimin e punimeve. Me kënaqësi mirëprita sot në takim të parin e Tiranës, mikun tim të ngushtë Erion Veliaj. Me Erionin e ndajmë vizionin progresiv për të afruar më shumë me njëra – tjetrën kryeqendrat e vendeve tona dhe ky angazhim është preokupim i yni i përditshëm. Njoftova të parin e Tiranës mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 që me dinamikë të thelluar si…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti edhe njëherë nga takimet me qytetarë dhe bazën partiake të Gostivarit ka folur për ndodhitë dhe pakënaqësitë brenda për brenda partisë së tij. Ai thotë se askush nuk është i përjashtuar nga partia, por shton se duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe Statuti i partisë. “Për 20 vite unë i kam pas këto telashe, por nuk janë bë të mëdha, tash kanë dalë me konferenca. Nevzatin e kemi shok, por ai gabon. Edhe ai Musa im gabon. E kam pas shok 50 vjet, por edhe ai gabon se ka…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me arratisjen e të dënuarit Bekim Memeti që ka ndodhur ditëve të fundit nga burgu i Idrizovës, për atë që ka treguar deri më tani hetimet, ka thënë se hetimi është në vazhdim dhe i hapur, por është e rëndësishme që qytetarët të dinë se policia e burgjeve në sistem nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme. “Hetimi është i hapur, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se policia e burgjeve në sistem nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme, por nën Ministrinë e Drejtësisë, ashtu siç policia gjyqësore…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Timço Mucunski thotë se është i befasuar nga qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për hyrje në Qeveri. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët që nga zgjedhjet e fundit parlamentare vepron si opozitë në lidhje me partinë në pushtet, BDI, shkruan Alsat. “Ai qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në…

Lexo më Shumë

Aleancës për Shqiptarët, sipas informacioneve jo zyrtare, i janë dhënë dy oferta për hyrje në Qeveri. Ofertat e parë është për bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën, ndërsa e dyta është pa Alternativën. Nëse Alternativa vendos të qëndrojë në koalicionin qeverisës, atëherë ASh do të udhëheqë me ministrinë e Shëndetësisë, Drejtësisë dhe dy poste të zëvendësministrave. Nga drejtoritë mund të udhëheqin me Fondin pensional, Postën, Librat amë, Avokatin e Shtetit dhe Hekurudhat. Pakoja e dytë nëse Alternativa e braktisë Qeverinë, atëherë ASh, bashkë me Shëndetësinë dhe Drejtësinë, merr edhe ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të gjitha drejtoritë…

Lexo më Shumë