Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare dhe nëjherit kryetar i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski në emisionin “360 Gradë” në Alsat vlerësoi se problemi më i madh në sistemin politik dhe kulturën politike është sundimi i BDI-së për më shumë se 20 vjet. “Mendoj se problemi më i madh që e kemi në sistemit politik dhe kulturën politike është fakti se një parti politike si BDI-ja, është në pushtet më shumë se 20 vjet. Mendoj se do të ishte e shëndetshme dhe primare për BDI-në që të shkoj në opozitë”, tha Mucunski. /Alsat.mk
Author: Jeta almakos
Nuk do të votoj për qeveri nëse ajo e shkel parimin bazë të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në organet e pushtetit, deklaroi sonte lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Trajanov për “Sitel”, tha se do të presë fillimisht se si do të jetë përbërja e qeverisë. Nëse BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bien dakord për ndarjen e ulëseve në Qeveri, Trajanov thotë se do ta mbështesë një qeveri të tillë, por, siç tha ai, “nëse shkelen parimet bazë, ky precedent mund të krijojë ndarje të rrezikshme në vend”. I pyetur se pse është kundër zgjerimit të kabinetit qeveritar me…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka takuar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, mëson TV21. Takimi është mbajtur në Gostivar, ndërsa e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i Taravarit. Nga atje kanë zbuluar se është biseduar për zhvillimet politike në vend, ndryshimet kushtetuese, perspektivën evropiane e vendit dhe mundësinë e zgjerimit të shumicës parlamentare. Dy liderët kanë konstatuar se këto janë momente të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, ndërsa ndryshimet kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE-në janë prioritet strategjik, që do ndikojnë edhe në rrjedhën e zhvillimeve të tjera në vend dhe rajon, u shprehën nga kabineti…
Numri i pacientëve po rritet me shpejtësi dhe në vetëm një javë janë raportuar 1.346 raste, që është 64 për qind më shumë se javën e kaluar. Dibra, Krusheva dhe Resnja janë qytetet me më së shumti raste të gripit, ndërsa në komunat nga lindja nuk është regjistruar asnjë i vetëm. Spitali në Kozle dhe Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve janë mbushur plot me pacientë, përfshirë edhe raste të konfirmuara të gripit. Më të vjetrit, nga ana tjetër, përfundojnë në klinikën infektive. Në këtë sezon, numri i të sëmurëve me grip është mbi 3000, prej të cilëve madje 70 për…
Arratisja si në filma e të burgosurit Bekim Memeti nga Burgu i Idrizovës bëri që të suspendohen 4 policë, në mesin e të cilëve edhe komandanti i burgut, Sërgjan Dimitrijevski si dhe drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski. Megjithatë ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski paralajmëroi që shkarkimet nuk do të përfundojnë me kaq, por në këtë listë mund të gjendet edhe drejtori i burgut të Idrozovës. Por ky i fundit në një deklaratë me shkrim për Alsat thotë se nuk pret të shkarkohet ndërkaq shpreson që i arratisuri të kapet sa më shpejtë. “E sigurojmë opinionin se do të…
Sot gjatë hedhjes së kryqit në Kriva Pallankë me rastin e festës së krishterë të Pagëzimit – ka ndodhur një incident fatkeq. Në momentin kur kryqi ra në ujë, disa nga pjesëmarrësit u grumbulluan rreth tij. Ata vazhduan të tërhiqnin kryqin, ndërsa priftërinjtë nga ura u bënë thirrje që të ndaheshin. “Mos luftoni për kryqin, ju merrni kryq”, dëgjohet në videon që po qarkullon në rrjetet sociale. Këto pamje janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale. https://www.facebook.com/watch/Palanecki.Dalaveri/
Moti pasdite e sotme dhe gjatë natës do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë një erë e fort jugore e cila do të arrijë shpejtësinë deri në 70 kilometra në orë. Siç njoftojnë nga DPHM, pasdite, gjatë natës dhe nesër në paradite në vendet në pjesët lindore, reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm. Nga orët e natës për shkak të uljes së temperaturave në pjesët malore dhe në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti është pritur sot në një takim pune nga ministri Financave i qeverisë së vendit tonë, Fatmir Besimi. Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti dhe Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim, Prof. Dr. Faton Shabani. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional dhe kontributi shumë domethënës që japin këto dy institucione në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e njoftoi ministrin Fatmir Besimi me intensitetin e punëve që zhvillohen në Universitetin…
Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike. Por, ky vendim duket se nuk vlen për zyrtarët e lartë të shtetit. Në dhjetor të vitit të kaluar kryetari i Këshillit Komunal të Kavadarit, Stojanço Ramov, para fillimit të seancës së KK-së ka paralajmëruar këshilltarët që të kenë kujdes çka flasin dhe t’i fikin cigaret pasi të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes. “Para fillimit të mbledhjes vetëm t’ju informoj se kjo seancë do të emetohet online në televizionin KTV… tashmë është në emetim të drejtpërdrejtë. Andaj, lidhur me cigaret si dhe në…
Të shtunën do të mblidhet Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Në këtë mbledhje, siç bëjnë të ditur nga kjo parti për TV21, do të formohen organet e partisë. Siç bëhet e ditur, do të diskutohet edhe për mundësinë e hyrjes në Qeveri. “Të shtunën mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror të partisë dhe aty do të formohen organet udhëheqëse. Pas Kuvendit organet e reja të partisë do të shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në Qeveri dhe bisedimet eventuale”, thonë nga ASh. Nuk pritet një vendim përfundimtar për hyrjen, pasi siç thonë nga ASh, kjo temë do të elaborohet për disa ditë…
Më të rinjtë dhe shëndeti i tyre janë indikatorë të parë të cilët na tregojnë se diçka po ndodh me mjedisin jetësor. Sipas një hulumtimit të bërë prej më shumë vitesh fëmijët në Shkup, për shkak të ndotjes së ajrit ka 20 deri në 30% më pak kapacitet të mushkërive të bardha në krahasim me moshatarët nga pjesët tjera të Shkupit. Fëmija pas lindjes fillon ta ndërtojë dhe përforcojë sistemin imunitar dhe kur ka ndotje të ajrit nuk i jepet ajo mundësi, thotë doktori Dimovski. Me deponimin e materieve toksike në organizëm zvogëlohet funksioni i imunitetit dhe ajo më së shpeshti…
Një tërmet prej 5.2 ballë të shkallës rihter ka dridhur para pak minutash Shqipërinë ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriut, shkruan zyrtare.net. Sipas rrjetit sezmioëogjik botërorë lëkundjet ishin me 5.2 ballë të shkallës Rihterit, sipas orës lokale 21:37, 29 km afër Tiranës, 14 km afër Burelit, 131 km nga Shkupi. Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në disa qytete të Kosovës.

