Aksident i rëndë sonte në autostradën Tetovë-Shkup, afër mbikalimit në Trebosh.
Author: Jeta almakos
Kryetari i partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i partisë Timço Mutsunski, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e Kanadasë, Xhajls Norman, ku kanë diskutuar për korrupsionin, krimin, ekonominë dhe të gjitha zhvillimet aktuale në vend, njoftojnë nga VMRO-DPMNE. “Mickoski e ka theksuar shqetësimin për shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit në vend dhe kapacitetin e dobët të qeverisë së LSDM-së për të luftuar krimin e organizuar, duke theksuar se në gjashtë vitet e fundit që kur LSDM-ja është në pushtet, vendi fundoset në krim dhe faktet flasin për atë se zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen për…
Dita e tretë që disa prej udhëkryqeve kryesore të Shkupit janë bllokuar nga protesta e kompanive të autobusëve privatë. Pas tre ditësh heshtjeje, më në fund dikush nga Qyteti i Shkupit doli për të folur për këtë çështje. Sekretari i Qytetit të Shkupit Goran Gligorov i bëri thirrje MPB-së me kompetencat që ka të ndërmarrë masa, sepse sipas tij një interes privat po e dëmton qytetin dhe qytetarët. Po Gligorov pasi lexoi atë që kishte shkruar, iku, duke mos pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Nga ana tjetër, Drejtori i “Slloboda Prevoz” Lenin Jovanovski sot tregoi se tërhiqët nga organizimi…
Për herë të parë Maqedonia dhe Bullgaria nderuan zyrtarisht një person historik – Shën Klimentin e Ohrit, për të cilin historianët paraprakisht kishin rënë dakord për një tekst të përbashkët. Në prag të festës së nesërme, shefat e diplomacisë, Bujar Osmani dhe Nikolaj Milkov, vendosën lule para bibliotekës kombëtare në Shkup, e cila mban emrin e shenjtorit, por mediat nuk ishin të ftuar. Në konferencën për shtyp më herët, ministri bullgar Milkov, tha se për këtë festë të përbashkët të të dyja vendeve është meritë e Komisionit të Përbashkët i Historisë, puna e të cilit, shtoi ai, është e rëndësishme…
Nën moton “Deri në një miliardë dhe më përtej”, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe homologu i tij bullgar, Nikollaj Milkov sot në Shkup hapen Forumin e Biznesit. Ata po ashtu nënshkruan disa marveshje dhe memorandume bashkëpunimi mes dy shteteve, në fushën e biznesit. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se mbi 150 kompani dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit, janë të interesuara për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve. BUJAR OSMANI-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Para nesh është një dekadë në të cilën parashikimet tona janë që…
Policia në Tiranë e ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar Ismail Morinën, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, dhe i cili kishte hedhur me dron një flamur në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd. Shkaku i arrestimit pretendohet të jetë një status i tij në Facebook ku përmendej edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Edhe pse tha se s’do të shkonte, Vuçiq tashmë ka arritur në Tiranë. “Kam marrë vesh që Vuçiqi don me ardhë në samit nesër, ia kishin pasë mbushë mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA. Unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme…
Dy javë më parë, në burgun “Sremska Mitrovica” ka ndërruar jetë kosovari nga Peja Artan Zymberaj i cili ka qenë i burgosur për një vit aty. Për vdekjen e tij nuk raportoi askush nga institucionet e Kosovës e as të Serbisë. Familjarët filluan të kërkonin djalin e tyre. Lajmi bëri bujë mediatike të dielën pasdite. Axha i të ndjerit deklaroi se djali i tyre është vrarë ne burgun e Serbisë dhe se turpi i tij nuk po lejohet të tërhiqet deri dje pasdite. Gazeta Insajderi dhe shumë media tjera kanë kërkuar një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë për të sqaruar situatën,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën deklaroi se për disa nga institucionet që kanë borxhe të energjisë elektrike ka faktorë të justifikuar, ndërsa për të tjerat nuk ka dhe udhëheqësit do të thirren për përgjegjësi. Pas kryeministrit, sot edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyçi bëri të ditur se do të thirren në përgjegjësi drejtorët e institucioneve që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Dje ka pasur një mbledhje, ndërsa sot pas seancës së Qeverisë do të ketë mbledhje të Këshillit të Energjisë në Qeveri. Do të përsëris atë që tha kryeministri dhe ministri: Kushdo që është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme do…
Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista, pamje dhe dokumente të papublikuara më parë. Pikëpyetjet e vrasjes së ish-gruas shtatzënë dhe letra e plotë e Sokolit, trajtohen në emisionin Uniko në videon në vazhdim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se qëndron pas sulmeve në veri të Kosovës. Kurti shprehet se Kosova nuk bën pazare ndërsa shton se “Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore”. “Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme…
Edhe një profesor në aradhat e Aleancës për Shqiptarët. ” Mirë se vjen prof. Alajdin Abdulla! Profesori i fizikës nga Shkupi, Alajdin Abdulla, po i bashkëngjitet grupit të intelektualëve që periudhën e fundit në numër të madh aderojnë në Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Profesor Alajdini ka mbaruar Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ndërsa studimet universitare për fizikë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Pjesën më të madhe të karierës së tij ka punuar si profesor i fizikës, në Gjimnazin “Skenderbeu” (1968-1990) dhe nga viti 2001 e deri tani në…
E ëma e 31-vjeçarit Gerti Shehu ka qëndruar për rreth 3 orë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Ajo është thirrur për të dhënë disa deklarime pas sulmit që bëri djali i saj ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e goditur me grusht gjatë protestës së sotme. Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar ajo. Sipas asaj që ka mësuar gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, pas deklarimeve, ajo është larguar me një ambulancë nga ambientet e komisariatit. Shkak mendohet se ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e saj. Në lidhje me këtë rast,…

