Author: Jeta almakos

Ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ku numëroi sukseset e mandatit qeverisës në krye me të, ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski. Ai tha se në këtë mandat qeverisës, inflacioni është në shkallën më të lartë dhe se shpenzimet kanë shënuar rritje. “Nuk e përmendet se inflacioni është më i larti – 20%. Shpenzimet për janar janë më të larta për 17%, se sa vitin e kaluar. Çmimet në pakicë janë rritur, për të njëjtën periudhë, për 13.5%. Paratë me ju nuk kanë vlerë dhe kur është aq mirë siç thoni – pse e bëni pra rikonstruimin kryeministër? Pse i ndryshoni?”,…

Lexo më Shumë

Vdekja e papritur e drejtorit të gjimnazit “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri ka shokuar gjithë opinionin në vendin tonë. Figura e tij në Shkup, ka qenë shumë e çmuar, mbi gjitha për kontributin që ai ka dhënë për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kualitetit të procesit edukativo arsimor. “Zef Lush Marku” nuk do të ishte në këtë nivel pa mundin dhe përkushtimin e drejtorit tani më të ndjerë Faruk Zeqiri. Mjafton të shihet mijëra reagimet nëpër rrjetet sociale për vdekjen e tij dhe të kuptohet se kush ishte në të vërtet ai. Ditëve të fundit në rrjetet sociale është…

Lexo më Shumë

Të gjitha njoftimet për vendosjen e bombave në shkolla, çerdhe dhe qendër rehabilitimi në Shkup janë të rreme, njoftojnë nga MPB. Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas mesazheve të marra përmes e-maileve për gjoja të vendosur eksploziv në 86 shkolla, një çerdhe dhe një qendër rehabilitimi në Shkup, si dhe një shkollë në Prilep dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. “Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ndaj kritikave të opozitares VMRO-DPMNE. Duke mohuar kritikat e tyre, ku akuzojnë për dështim të politikave qeveritare, humbje të jetës së pacientëve, dështim në sigurimin e ilaçit për fibrozë cistike, ikjen e të rinjve nga shteti, Kovaçevski ka numëruar disa të arritura, siç thotë, suksese të Qeverisë. “Në cilin vit ka qenë çmimi më i lartë blerës i duhanit në këtë shtet? Po do të më thoni. Unë do të ju them. Këtë vit është çmimi më i lartë blerës i duhanit. 290 denarë për kilogram. Është blerë i tëri. Kur…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi njofton se sot është nënshkruar protokolli mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc. Grubi thotë se ndërkohë që sot është nënshkruar pjesa formale mes ministrave, nga nesër fillon rregullimi infrastrukturor për hapjen e tij, por pa bërë me dije se kur do të hapet konkretisht ky kalim kufitar kaq i përfolur. “Me nënshkrimin e sotëm të Protokollit mes dy ministrave të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, Spasovski dhe Gashiq, përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti “Nuk ka lënë njeri në shpi pa punë. Ngado i rrjedhin çezmat e shtetit. Mangut pa punë veç nanë e babë, por edhe atyre u është gjet zgjidhja me trajtime e dallavere nga çezmat e shtetit. E tash mrrini koha që t’ia bëj hallin e punës nipit e mbesës”. Këtë muhabet e dëgjova në një nejë çarshie të Shkupit e si shkas u bë se pse Talat Xhaferri paska punësu djalin si prokuror! I rodha krahët, çka t’i them këtij ‘idealisti’ opozitar në moshë, që as veten se kishte rregulluar, e që s’ka pasur fatin ta kërkoj çezmen…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se të thuhet se është shumë mirë, nuk do të ishte pasqyrë e realitetit. Ai tha se gjendemi në një situatë goxha të vështirë  për shkak krizave të cilat e kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por rajonin edhe kontinentin e Evropës. “Duke pasur parasysh që kjo qeveri daton që nga gushti i vitit 2022, kur ishte vrulli i pandemisë kovid, pastaj në vitin 20221 kur mendonim se do të jetë rimëkëmbja ekonomike, filluan shenjat e para të krizës energjetike, tërë viti 2022 me krizë energjetik,…

Lexo më Shumë

Për dy javë pas thirrjes së Komunës së Tetovës në llogarinë për donacione të paguhen mjete për ndihmë rajoneve të goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë mbledhur 2.890.318,00 denarë (46 mijë euro). Një mundësi e tillë ishte prej 9 deri më 21 shkurt. “Aksioni për donacion (pagesë) të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës për të goditurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka përfunduar. Në periudhën prej 09.02.2023 deri më 21.02.2023 janë mbledhur 2.890.318,00 denarë. Transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë. E falënderojmë secilin qytetar për çdo denar të dhuruar. Shpresojmë se tërmete të këtilla…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke folur për zërat se në rikosntruimin e Qeverisë, ai do të largohet nga pozita, tha se “kjo ka mund të jetë dëshirë e dikujt por se do ta lejë këtë në prizmin e spekulimit”. “Brenda partisë cilës i përkas nuk ka pasur diskutim për çfarëdo këmbimi të këtij resori”, tha Bytyqi në emisioni “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se fatkeqësia e këtij shteti është se në 27 vitet e fundit, të mos flasim këto pesë vitet e fundit, fokusi ka qenë ekonomia, por tre vite ka qenë kriza dhe shumë pak ka pasur…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh është goditur një këmbësor para hyrjes tek ura në Saraj, informon Klan M. Personi siç mëson Klan M është goditur nga një veturë Citoren, ndersa menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejt. Shoferi i veturës është ndalur dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes duke pritur policinë për të hetuar rastin e plotë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Është e frikshme, është poshtëruese për gjithë ne shqiptarët, videoja ku shihet dhuna që policia e Malit të Zi ushtron mbi profesor Petraq Milon. Ajo video shpalos shumëçka për ata që marrin vesh. Si për shembull atë se Mali i Zi mund ta ketë edhe kryeministrin edhe presidentin shqiptar, por antishqiptaria të mbetet ‘institucionale’ dhe e pa rrezikuar nga askush. Po, ajo video shpërfaq edhe të vërtetën se sa më i madh është përkushtimi i Kryeministrit të Shqipërisë për projektet serbo-ruse, si ai për ‘Ballkanin e Hapur’, aq më shumë forcohet bindja antishqiptare se ne nuk kemi ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës ndaj një polici, që ka ndodhur dje, në ora 04:55, transmeton TV21. “Në një kazino në rajonin e Qendrës, nëpunësi policor i Stacionit Policor në Qendër ka arrestuar D.P.(29) nga Krivo Pallanka, pasi ka rrahur policin gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, qëndron në njoftim.

Lexo më Shumë