Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke folur për zërat se në rikosntruimin e Qeverisë, ai do të largohet nga pozita, tha se “kjo ka mund të jetë dëshirë e dikujt por se do ta lejë këtë në prizmin e spekulimit”.
“Brenda partisë cilës i përkas nuk ka pasur diskutim për çfarëdo këmbimi të këtij resori”, tha Bytyqi në emisioni “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se fatkeqësia e këtij shteti është se në 27 vitet e fundit, të mos flasim këto pesë vitet e fundit, fokusi ka qenë ekonomia, por tre vite ka qenë kriza dhe shumë pak ka pasur hapësirë që të bëhet më shumë.
“Në 27 vite, dikush është mundu që ta defokuson opinionin nga ajo që me të vërtetë duhet. Mirëqenia e popullatës nuk vjen me asgjë tjetër përpos me zhvillim ekonomik. Duke u munduar që paaftësinë, dëshirën për tu fokusuar në gjëra që janë më pak të rëndësishme ose duke u fokusuar në interesin e ngushtë partiak, e kanë bërë që edhe mediat të merren shumë më pak me çështjet ekonomike dhe t’i artikulojnë zëshëm këto tema”, tha zv/kryeministri Bytyqi.
Ai foli edhe për procesin e migrimit dhe humbjes së fuqisë punëtore, e cila sipas tij, nuk po ndodh në tre vitet e fundit, por 30 vitet e fundit. /SHENJA/
Data 26.08.2026
Aktuale
- Bota e muzikës në zi: Ndërron jetë ylli i njohur i muzikës – s’do të mund t’i mbani lotët
- BOTA NË FOKUS | Mekka krijon boshtin e ri: Çfarë fshihet pas Marrëveshjes së Mekës?
- Mezi paskan pritur të ribashkohen, Leo dhe Lela i bëjnë gjërat shpejt e shpejt – kanë vendosur të fejohen – kjo është unaza
- “Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!
- Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen!
- “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje!



