Zhan Mitrev u dërgoi letër përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit në Maqedoni me kërkesë që të reagojnë për shkeljen e të drejtës themelore për informimin e opinionit publik lidhur me rastin kundër tij dhe klinikës Zhan Mitrev. Me anë të kësaj letre, doktor Mitrev u bën thirrje që ta ndjekin rastin në sallën e gjyqit dhe të reagojnë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një krim të pretenduar, por edhe për mosespektim të të drejtave të njeriut. “Në periudhën e kaluar personalisht kam qenë i sulmuar para opinionit publik, veçanërisht nga një sërë shkrimesh në portalin DokazM, për të cilin…
Author: Jeta almakos
E në një vjetorin e nisjes së invazionit rus në Ukrainë, në Shkup u mbajt edhe një konferencë e titulluar “Ukraina, vit i heroizmit” e organizuar nga Ambasada e Ukrainës dhe “Civil”. Në të morën pjesë Presidenti Stevo Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ambasadorja e Ukrainës në vendin tonë Larisa Dir, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Presidenti i shtetit u shpreh se asnjë agresion nuk mund të justifikohet. Kryetari i Kuvendit tha se është kryetari i parë i Kuvendit nga rajoni, i cili shkoi në Ukrainë, dhe që personalisht dhe institucionalisht ka shprehur mbështetjen për popullin dhe…
Alarmet e sotme për bomba në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep janë të rreme, njoftoi MPB-ja pas kontrolleve të bëra. Menjëherë pasi ishin pranuar denoncimet, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. Në adresat elektronike në 18 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot ishin dërguar kërcënime për kurdisje të mjeteve shpërthyese. Gjatë ditëve të kaluara çdo ditë ka alarme të reja për bomba në shkolla. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se drejtorëve…
Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri duke reaguar ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së deklaroi se nëse kjo parti nuk do të bëhej pjesë e Qeverisë, Maqedonia e Veriut do të ishte në një zonë të pasigurt, në ardhmëri të paqartë. “Ne të gjithë jemi kolegë, kemi empati dhe e dimë se në çfarë gjendje jeni. E dimë se kryesia e partisë u ka thënë të thoni disa fjalë dhe të shpenzoni minuta. Por ne e dimë se shumica e gjërave që ju i thatë, nuk janë të vërteta. Ju thatë se ky koalicion është qesharak. Do të jetë rrezik i madh nëse…
Dy pllakat mbivarrore të gjetura në Shkup do të jenë të sigurta në duart e shtetit e të profesionistëve, që do t’i përkthejnë nga latinishtja. Mbishkrimi i njërës pllakë, i cili sipas vlerësimit preliminar përmban kushtimin e një banori të Shkupit të shekullit të gjashtë, ku përmend të birin e vet me emrin “Dardanus”, ka nxjerrë të enjten te varrezat e “Karposhit”, në Shkup, zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Trashëgimi Kulturore. Të gjithë papërjashtimisht kanë siguruar që, pas përfundimit të punimeve nga Qendra Nacionale për Konservim…
Me votimin e 65 deputetëve të sotëm në Kuvendin e Maqedonisës ë Veriut, u konfirmua një shumicë parlamentare e forcuar dhe e shtuar. Këtë e ka bërë të ditur sot partia prijëse e pushtetit LSDM. “Dështuan të gjitha deklaratat e rreme të Hristijan Mickoskit se do të ketë shumicë të re, se qeveria thjesht nuk ra”, tha sot në një konferencë për media deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, përcjell INA. Deri tani shumica parlamentare me Alternativën si dhe partitë e tjera më të vogla kishte 64 deputetë, andaj siç shihet ka një rritje prej një deputeti. Ndërsa shumica e re…
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ishte i ftuar në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ku gjatë debatit ka diskutuar mbi tema të ndryshme, përfshirë këtu ndryshimet kushtetuese, rejtingun e BDI, raportet brenda partisë, debatin në Kuvend, zgjerimin e shumicës parlamentare si dhe për sulmet që i bëhen nga VMRO DPMNE. Vëllau imë pronën e tij për punën e agjencionit turistik e ka marrë me kredi hipotekare 100 mijë euro. Ai që 20 vite operon me biznesin e tij në fushën e turizmin dhe nuk ka absolutisht as edhe një lidhje të vetme me mua. Po lexoj komente të tmerrshme,…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka propozuar që të bëhet test i drogës dhe alkoolit në Kuvend, pasi siç tha, që të dihet saktë produktiviteti i secilit, transmeton TV21. “Nëse ka dyshime se ndokush nga deputetët përdor drogë, lirisht mbylleni derën dhe ftojeni gjithë qeverinë, por sillni edhe lenta, dhe të bëjmë test edhe për drogë, edhe për alkool. Nuk do të dalim derisa nuk i marrim rezultatet”, tha Janushev.
Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtje së Trashëgimisë Kulturore, Arian Asllani, i ftuar sonte në emisionin Click Plus, duke folur për varrezat antike në Shkup tha se askush nuk mund ta mohojë se këtu kanë jetuar dardanët. Asllani tha se kjo nuk mund të mohohet as shkencërisht, duke potencuar se kryeqendra e dardanëve quheshe Skupi dhe se asaj kohe numëronte plot 50 mijë banorë. “Askush, as shkencëtarit, nuk mund ta mohojë këtë fakt, se këtu kanë jetuar dardanët, me një kryeqendër e cila i ka pasur 50 mijë banorë dhe quheshe Skupi antik”- tha Asllani.
“Mohimi i të drejtës së votës së emigrantëve ka ndodhur, sigurisht, sepse ndër vite Diaspora ka sjellë ndryshim, një ndryshim që partive politike në Shqipëri nuk iu përputhet me interesat e tyre. Diaspora nuk mund të kontrollohet prej tyre dhe as të blihet. Shqipëria të ardhme nuk ka, nëse nuk luftohet korrupsioni në mënyrë frontale dhe pa kompromis derisa ai të gjunjëzohet dhe të mposhtet përfundimisht” Prej më shumë se 10 viteve në Suedi, Silvana Begaj, ndonëse larg vendlindjes, qëndron aktive me zhvillimet që ndodhin në Shqipëri. Atje është bërë pjesë e stafit të Universitetit të Gävle, ndërkohë që nga…
Të qeshura në Kuvend, në seancën ku diskutohet shkarkimi i ministrit pa resor, përgjegjës për diaspor – Xhemail Çupi. Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski pasi mori fjalën në foltore, i tha kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi: “Çudi si s’më pyetët se për çfarë kërkoj procedurale, sepse zakonisht kjo është dëshirë e juaja?”. Xhaferi duke qeshur i përgjigjet: “Nuk e ju pyeta, sepse e di se do të kërkoni një orë pauzë”. “Meqë punojmë nga ora 12, nuk kemi mundësi t’i ndjekim deputetët nga shumica, për shkak të koordinimit, të cilin e bëtë edhe ju paraprakisht, kërkojmë një…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koshare të Ferizajt. Mediet kosovare raportojnë se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së tre automjeteve. “Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

