Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes një postimi në rrjetet sociale është prononcuar lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti. Ai ka deklaruar se koalicioni VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, duke e cilësuar rezultatin si fitore të shqiptarëve dhe të ndryshimit politik në vend. “Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim. VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga nesër, kryetarët…
Author: Jeta almakos
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ata kanë fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo të votës kombëtare. “Me mbi 23 mijë vota, më shumë. Por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona dhe në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën si përfaqësojmë kot vlera në teren”, tha Ahmeti, raporton SHENJA. Ai tha se rezultatet në disa komuna nuk janë pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve por pasojë e koalicioneve…
Fatmir Dehari Të dashur qytetarë,shumë të respektuar mërgimtarë. Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Uroj që i Madhi Zot t’ju bekoj ju dhe familjet tuaja me shëndet e mirësi. Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju lus për qetësi, durim dhe mirëkuptim. Ditëve në vijim do të ju njoftojmë më gjerësisht. Me respekt e mirënjohje.
Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka njoftuar se kanë humbur në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale, raporton SHENJA. “Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe!”, ka shkruar Ramadani.
Mendi Qyra shpall fitoren në Strugë: Dallimi është mbi 500 vota, mendoj se kjo është e mjaftueshme. Mendi Qyra shpall fitoren në Strugë: Dallimi është mbi 500 vota, mendoj se kjo është e mjaftueshme…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet në Komunën e Dollnenit. Sipas të dhënave të deritanishme, me 66.11% të votave të numëruara, rezultatet janë si vijon: Blerim Islami – 2.539 vota Sashko Veljanovski – 1.932 vota Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve.
Janë numëruar pothuajse 100% të votave në komunën e Tetovës. Kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, ka një diferencë mbi 5000 vota karshi kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhpit. Sipas të dhënave të KSHZ-së, të numëruara deri tani, Bilall Kasami ka 20.382 vota, ose 53,99%, ndërsa kundërkandidati Bajram Rexhepi ka fituar 15.356 vota, ose 40,65%. Numri i votave të pavlefshme është 2.024. /SHENJA/
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se sot me përfundimin e procesit falënderojnë gjithë qytetarët, posaçërisht për diasporën të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e votës me dinjitet. “Këto zgjedhje ishin më shumë se lokale ishin një provë e karakterit politik dhe moral të shtetit. Rezistuam përballë një fushate të pandershme dhe joligjore që e njollosin procesin dhe cenojnë barazinë e garës. Pamë blerje masive të votës, pamë asfalt elektoral, bektaonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje të aparatit shtetëror në favor të pushtetit. Megjithatë pavarësitë abuzimeve qytetarët dëshmuan se dinë të dallojnë dhe nuk lejuan që këto…
Ka përfunduar votimi për rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Në ora 19:00 janë mbyllur gjitha kutitë e votimit. Procesi zgjedhor deri në këto momente ka qenë i qetë pa prishje të theksuartë rendit dhe qetësisë. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë patur gjithsej 1.013.375 qytetarë. Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 kandidatura të pavarura. Raundi i parë, i mbajtur më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë. Në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër-Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë nuk u arrit pragu i pjesëmarrjes,…
Sipas presidentes Siljanovska Davkova, zgjedhjet e sotme janë “evropiane”. Kemi pasur zgjedhje evropiane. Pres një ditë votimi të qetë me të cilin do të përmbyllen zgjedhjet lokale dhe menjëherë do të nisë puna. Besoj se qytetarët do të dalin dhe do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke votuar sipas bindjes së tyre personale!” , shkruan Siljanovska në Facebook.
Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%. Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.
Maqedonia e Veriut sërish mbetet në fund të listës në rajon sipas lartësisë së pagës minimale. Nga viti i ardhshëm, Kosova do ta rrisë pagën minimale në 500 euro, ndërsa vendet fqinje – Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria – tashmë kanë vendosur rritje të ngjashme, duke e lënë Maqedoninë të vetmen në rajon me pagë minimale nën këtë prag. Në Serbi, nga 1 janari 2026, paga minimale do të arrijë në 64.554 dinarë, ose 551 euro. Në Shqipëri, ajo do të rritet në 50.000 lekë, përkatësisht 515 euro, ndërsa në Bullgari, nga viti i ri, paga minimale do të kalojë 600…

