Personat e arrestuar janë të moshës 19 deri 31 vjet, kurse një pjesë e tyre, sipas informacioneve, janë të njohur për autoritetet policore të atjeshme. Rrahja brutale mes dy grupeve emigrantësh, shqiptarë dhe maqedonas, e ka shqetësuar opinionin e atjeshëm të qytetit Italian, Peruxha. Incidenti ka nsiur në një cafe-bar në rajonin “San Sisto”, kurse ka përfunduar me një kaos të vërtetë në rrugë, me ç’rast disa persona janë lënduar ndëras 11 të tjerë janë arrestuar. Sipas informacioneve të para nga hetimi, konflikti nuk ishte planifikuar prej më parë, por kishte eskaluar në momentin kur njëri prej tyre kishte shkrepur…
Author: Jeta almakos
“Shpërthimi i bulevardit “Video Smilevski Bato” dhe lidhja e tij funksionale me fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, deri në Jazhincë, përbën një projekt shumë të rëndësishëm për lehtësimin e komunikacionit tejet të ngarkuar në këtë zonë. Ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit, duke krijuar kushte më të favorshme për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Njëkohësisht, projekti do të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, duke u mundësuar fermerëve qasje më të shpejtë në tokat e tyre dhe në tregje. Kjo rrugë do të kontribuojë në zgjerimin urban të qytetit drejt kësaj ane, duke e…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka një “marrëdhënie të shkëlqyer” me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ka bërë të ditur se do të diskutojë vendosjen e mundshme të forcave turke në Gaza gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Erdogan dhe do të flasim për këtë. Dhe nëse është mirë, mendoj se është mirë”, tha Trump kur u pyet nëse pret që trupat turke të stacionohen në Gaza si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit (ISF) të kërkuar në planin e tij të armëpushimit prej…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit. Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e saj. Ajo ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik edhe në rast se nuk zgjidhet presidente për një mandat të dytë, duke nënvizuar se mbetet e…
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. Një ditë pas zgjedhjeve përmes platformës X, ka falënderuar të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente. “Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës”, tha ai. “Dje, qytetarët e Kosovës na dhanë…
Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 79-të, miratoi disa ligje me procedurë të shkurtuar. U miratuan ndryshimet dhe plotësimet në ligjet për ndërtim, për komunikime elektronike, për punësim dhe sigurim në rastë papunësie, si dhe për sigurim pensional dhe invalidor. Deputetët votuan gjithashtu për ndryshimet në ligjet për tregti dhe për mbikëqyrje insepktuese. Në seancë u miratuan edhe Vendimi për përmirësimin e Plant financiar për ndryshimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Radiotelevizive Publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me rishpërndarje të mjeteve, Vendimi për përmirësimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizive të Maqedonisë për vitin 2026,…
Me një letër drejtuar opinionit publik, në të cilën thekson se familja e tyre vazhdon të jetojë me padrejtësi, është drejtuar Krumë Ristovski, babai i 22-vjeçares Teodora, e cila në vitin 2022 humbi jetën pasi u godit në një vendkalim për këmbësorë. Shoferi Mensur Pajaziti (49) u dënua me dy vjet burg për vdekjen e Teodorës, ndërsa babai Krumë shkruan se për vepra të njëjta në shtet, disa autorë janë dënuar edhe me mbi dhjetë vjet burg. – Para disa ditësh lexoj se për marrjen e jetës së një njeriu jepen 13 vjet burg, sot dëgjoj edhe 11 vjet burg.…
Sot rreth mesditës, zyrtarë policorë kanë nxjerrë tre shtetas turq nga një automjet që ishte përmbysur dhe kishte përfunduar në lumin Treskë, pranë kanionit të Matkës. Pas marrjes së njoftimit, policia ka konstatuar një automjet të përmbysur të tipit “Škoda Fabia” me targa të Shkupit, në pronësi të një agjencie “rent a car”. Automjeti ndodhej pjesërisht në breg e pjesërisht në lumin Treskë. Automjeti drejtohej nga O.I., ndërsa bashkëudhëtarë ishin Ç.B. dhe E.H., të gjithë shtetas turq. Zyrtarët policorë i nxorën personat nga automjeti, të cilët deklaruan se nuk kishin nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore. Në vendin e ngjarjes…
Kryetari aktual i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, shprehet se nuk e kupton pse autoritetet aktuale maqedonase janë kundër “propozimit francez”, kur ai e ka shfuqizuar politikën rigide bullgare. “Para nesh është një propozim i Bashkimit Evropian, që ne e quajmë ‘propozimi francez’, i cili është shumë i qartë, shumë i saktë dhe nuk e kuptoj pse shkohet kundër atij propozimi”, thotë Georgievski në një intervistë për portalin “Racin”. “Nuk guxojmë të harrojmë se ai ‘propozim francez’, praktikisht dhe de facto, ishte shfuqizim i një pozicioni rigid të politikës bullgare me atë qëndrimin e pakëndshëm se deri në vitin 1945 keni qenë…
Andi Bushati Jehona e fitores shkatërruese që korri Vetëvendosja këtë 28 dhjetor, duke përsëritur rezultatin plebishitar të Shën Valentinit 2021, e kapërcen thjeshtë territorin e Kosovës. Duke u ngritur në mbi 50% dhe duke siguruar qeverisjen e vetme, pa koalicion, ajo po thyen një traditë ballkanike të vijueshmërisë së sukseseve elektorale. Prandaj kjo që ka ndodhur këtë të dielë ka fuqinë e një modeli të ri, të pa eksperimentuar më parë. Le të shpjegohemi. Që kur kjo pjesë e gadishullit tonë la pas krahëve epokën komuniste, ne kemi njohur fitore të njëpasnjëshme të partive tradicionale. Milo Gjukanoviçi dhe socialistët e…
Stuhitë e forta dhe baticat e larta shkatërruan kampet e palestinezëve të zhvendosur në Khan Younis të dielën, duke përkeqësuar krizën humanitare për mijëra njerëz që tashmë janë detyruar të qëndrojnë në vijën bregdetare nga operacionet ushtarake izraelite, raporton Anadolu. Kryebashkiaku i Khan Younisit, Alaaddin el-Batta deklaroi se mijëra familje humbën tendat e tyre për shkak të motit të keq. “Këto familje po përpiqen të gjejnë strehim bazë”, tha El-Batta duke paralajmëruar se kushtet e vështira të motit që po vijnë ka të ngjarë të lënë mijëra të tjerë të ekspozuar në ditët në vijim. Gaza është prekur që nga…
Në Gjykatën në Idrizovë pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Në mes lotëve që nuk mundeshte ti mbajë dot dhe me një zë të ulët, Ivana Minova, nëna e Draganës 16 vjeçare, e cila është njëra ndër viktimat e tragjedisë më të madhe që ndodhur ndonjëher në vend, sot ka dëshmuar në gjykatë, nga ku tha se të rinjëve të cilët po argëtoheshin brenda diskotekës, nuk u është ofruar ndihmë dhe se të gjithë të akuzuarit, si edhe të tjerë që janë lavdëruar se kanë ndihmuar dhe shpëtuar jetë,…

