Author: Jeta almakos

Rezultatet nga faza provuese tregojnë ulje të dukshme të shpejtësisë së vozitjes veçanërisht në zonat urbane, si dhe rënie të numrit të aksidenteve të komunikacionit në Shkup. Sipas ministrit Toshkovski, veçanërisht është evidentuar zvogëlimi i aksidenteve me pasoja të rënda dhe me viktima, çka dëshmon për ndikimin pozitiv të sistemit në sigurinë rrugore. Gjatë periudhës 1-28 dhjetor 2025, në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë realizuar kontrolle të intensifikuara të trafikut nga njësitë policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve në komunikacion. Si rezultat i këtyre aktiviteteve, janë…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka dërguar letër për Kuvendin, partitë parlamentare dhe grupet e pavarura dhe deputetët, duke kërkuar të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor. Pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të janarit, sipas pritshmërive të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit. Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një version punues i Ligjit Zgjedhor do t’u dërgohet deputetëve, të cilët pas konsultimeve në partitë e tyre duhet të paraqesin propozime për grupin punues. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për MIA javën e kaluar deklaroi se koordinatorët e grupeve parlamentare janë dakorduar…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se është marrë vendim të blihen lokomotiva të reja elektrike në vlerë prej 21 milionë eurosh. “Jemi veçanërisht të kënaqur të njoftojmë investimet në transportin hekurudhor në vlerë prej 21 milionë eurosh, të destinuara për blerjen e deri në pesë lokomotivave të reja elektrike, së bashku me pjesët e nevojshme rezervë. Ky investim do të realizohet nëpërmjet një Marrëveshjeje Huaje midis HM Transport dhe BERZH-it, dhe u parapri nga një analizë e plotë e nevojave reale, funksionalitetit dhe operueshmërisë së HM Transport – një analizë që tregoi qartë se pa lokomotiva moderne dhe…

Lexo më Shumë

Gjashtëdhjetë zyrtarë, dhjetë gjyqtarë, dhjetë prokurorë publikë, dhjetë deputetë, dhjetë ministra, dhjetë kryetarë komunash dhe dhjetë persona, pozicionet e të cilëve si kryetarë komunash janë ndërprerë në vitin 2025, do të përfshihen në Planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026, dhe emrat e tyre do të përcaktohen muajin e ardhshëm. KShPK në seancën e sotme të 26-të e miratoi planin vjetor për monitorimin e gjendjes pronësore dhe ndeshjes së interesave për vitin 2026, ndërsa kryetari i tij Adem Çuçul tha se i ka marrë parasysh rekomandimet…

Lexo më Shumë

Sonte shënohet dita e fundit e Bazarit të Fundvitit në Çair, i cili do të përmbyllet me një mbrëmje festive dhe koncert artistik në Sheshin Skënderbeu. Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur muzikor, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të vërtetë për qytetarët. Nga ora 18:00 deri në 20:00, atmosfera festive do të krijohet me muzikë nga DJ Miran, ndërsa pas orës 20:00 do të nisë koncerti artistik, ku në skenë do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe vendore. Para publikut do të ngjiten Miranda Hashani, Valon Suma, Lindita Purelku, Konkordia Band, Lorena…

Lexo më Shumë

Në ditën e fundit të këtij viti dhe në natën e Vitit të Ri, moti do të jetë i ftohtë me temperaturë ditore që në disa vende do të mbeten nën zero gradë. Do të fryjë erë e fortë deri në veriore dhe vende-vende do të ketë kushte për reshje bore, njofton DPHM. Të enjten dhe të premten do të vazhdojë moti i ftohtë me temperatura minimale që do të jenë negative kudo, ndërsa lokalisht do të zbresin nën minus 10 gradë. Nga e premtja dhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas rezultatit preliminar, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, me 433 mijë e 394 vota. E dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, për t’u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 119 mijë e 201 vota. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Lexo më Shumë

Kur flasin veprat, zhurma politike hesht. Sot Tetova flet vetë. Bulevardi që lidh qytetin me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën është realitet dhe dëshmi e qartë se me VLEN-in zhvillimi nuk mbetet vetëm fjalë. Për muaj me radhë u përpoqën ta relativizojnë çdo vepër, ta quajnë propagandë dhe ta shesin stagnimin e tyre si politikë. Sot realiteti i ka demantuar vetë. Ajo që deri dje quhej “rrugë që nuk çon askund”, sot shihet nga të gjithë si një nga arteriet kryesore të qytetit, një e vërtetë që nuk do kallauz. Nën udhëheqjen e Bilall Kasamit, Tetova ia ka mësyer zhvillimit. Qyteti…

Lexo më Shumë

Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. “Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe zonën përreth me…

Lexo më Shumë

Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej, thotë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski, në një intervistë për “360 Gradë”. Sipas Bislimoski-t, duhet të tregohet mirëkuptim për “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) sepse kompania shtetërore, siç thotë ai, duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha. “Në atë pjesë ku rregullojmë çmimet, në pjesën e tarifave të rrjetit, ulëm çmimin për transmetim dhe shpërndarje dhe në tërësi e ulëm me 5 përqind sepse kishte hapësirë për ta ulur. Ulëm edhe çmimin e MEPSO-s, ulëm edhe çmimin e ‘Electrodistribucija’, ulëm edhe çmimin e MEMO-s.…

Lexo më Shumë

Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht. Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve. Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve. Meqenëse 1 janari është ditë…

Lexo më Shumë