Author: Jeta almakos

“VLEN me kënaqësi të veçantë dhe krenari të plotë politike përshëndet miratimin e ligjeve të reja reformuese, të cilat shënojnë një kthesë të madhe dhe vendimtare në luftën kundër ekonomisë gri dhe në ndërtimin e një ekonomie të fortë, të drejtë dhe plotësisht formale në vend. Me udhëheqjen e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Qeveria po dëshmon vendosmëri të qartë për të vendosur rregull, transparencë dhe siguri në tregun e punës. Ligji për Angazhimin me Punë të Personave, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, përfaqëson një reformë thelbësore dhe moderne, duke krijuar kushte reale për nxjerrjen…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarve në lidhje me progresin e modernizimit të hekurudhave, deklaroi se projektet në infrastrukturën hekurudhore po shënojnë përparim të konsiderueshëm, me fokusin në Korridoret 8 dhe 10, modernizimin e hekurudhave ekzistuese dhe zhvillimin e linjave të reja hekurudhore më të shpejta. “Sa i përket projekteve hekurudhore, mund të them se jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën se si po ecin ato. Do t’ju kujtoj se, pas ngecjes që ishte me seksionin e tretë të Korridorit të Tetë dhe hekurudhën që lidh konkretisht Kumanovën me Kriva Pallankën, dhe pikën kufitare me fqinjin tonë…

Lexo më Shumë

Zvicra shpalli pesë ditë zie për viktimat e zjarrit që shpërtheu në një bar në qendrën e skijimit Crans-Montana gjatë natës së Vitit të Ri. Presidenti zviceran Guy Parmelin, duke njoftuar shpalljen e pesë ditëve zie, e përshkroi këtë aksident tragjik si “një dramë me përmasa të papara”. Policia e kantonit Valais deri tani ka raportuar rreth 40 të vdekur dhe rreth 115 të plagosur, shumica prej tyre rëndë. Autoritetet zvicerane njoftuan se identifikimi i viktimave mund të zgjasë disa ditë, derisa dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e zhdukur dhe shumë prej të lënduarve mbeten në gjendje kritik.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar një lajm të mirë për qytetarët që në fillim të vitit. Për herë të parë, Komuna e Butelit ka siguruar ndihmë financiare prej 5.000 denarësh për çdo fëmijë të porsalindur. Sipas Kostovskit, kjo masë është pjesë e Programit për Mbrojtje Sociale për vitin 2026 dhe paraqet një angazhim konkret për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të reja në komunë. Ai theksoi se gjatë fushatës zgjedhore ishte premtuar ndihmë prej 3.000 denarësh, por falë menaxhimit të përgjegjshëm të buxhetit komunal, kjo shumë është rritur në 5.000 denarë për çdo të…

Lexo më Shumë

Investimet në Komunën e Çairit po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa çdo ditë po finalizohen projekte që përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe kushtet e jetesës për qytetarët. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare kryetari i Çairit, Izet Mexhiti. Mexhiti, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, njoftoi se sot ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Çairin e Vjetër, konkretisht në rrugën “Strumicka”. Kryetari i Çairit gjithashtu ka bërë të ditur se punimet i ka ndjekur nga afër përmes inspektimit të përfundimit të rrugës, me qëllim që të garantohet cilësia dhe respektimi i…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot njoftoi se pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit “Shën Apostulli Pali” është legalizuar në kadastër dhe do të marrë certifikatë pronësie. “Pas më shumë se 60 vitesh, Aeroporti i Ohrit është legalizuar! Në ditën e fundit të vitit 2025, dua të ndaj lajmin e shkëlqyer se Aeroporti i Ohrit, i cili funksionon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar! Vitin e kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA “Aerodromi” dhe “TAV”, së bashku me Kadastrën, Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Pronës dhe Çështjeve…

Lexo më Shumë

Teksa po i japim lamtumirën vitit 2025 dhe po hyjmë në vitin e ri 2026, ndalemi për të reflektuar mbi gjithçka që ky vit na solli. Viti 2025 ishte një periudhë plot sfida, ndryshime dhe zhvillime të rëndësishme, si në nivel global ashtu edhe në vendin tonë. Në vitin që po lëmë pas, kanë ndodhur zhvillime të shumta edhe në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë skenën politike, shoqërore, si dhe ngjarje tragjike që lanë gjurmë të thella. Në marsin e vitit 2025, pikërisht atëherë kur pritej ardhja e pranverës, kur rrezet e diellit fillojnë të shfaqen dhe parqet e malet…

Lexo më Shumë

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e Stefoskit u realizua me shumicë votash, duke i dhënë fund paqartësive rreth udhëheqjes së këtij organi të rëndësishëm komunal. Me këtë vendim, Këshilli Komunal hyn në një fazë të re funksionimi institucional. Ndërkohë, bëhet e ditur se Struga pritet së shpejti të kompletojë edhe pozitat tjera drejtuese, përfshirë edhe atë të sekretarit të Komunës, post i cili, sipas marrëveshjeve politike, pritet t’i takojë koalicionit VLEN.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u dërgoi qytetarëve një mesazh për Vitin e Ri, duke u uruar shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri. “Në prag të Vitit të Ri, ju drejtohem me respekt të thellë dhe me përgjegjësi të lartë. Viti që po përmbyllet ka qenë një vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që kanë lënë gjurmë. Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës. Kemi hapur më shumë dyert për qytetarë, ide dhe dialog. E kemi bërë institucionin më inkluziv, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare…

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët në vend prej -14 Celsius është matur në Kodrën e Diellit, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Më pas vijojnë -12 Hanet e Mavrovës, -10 Kriva Pallanka, Berovë, Krushevë, -6 Vinicë, Kumanovë, -5 Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, -4 Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Shtip, Ohër, -3 Strumicë, Veles, Kavadar, Pretor, -2 Demir Kapi, 0 në Gjevgjeli.

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, tha se viti 2025 nuk ishte një vit i lehtë, por një vit me sfida serioze dhe, siç thotë ai, një vit në të cilin shteti duhej të qëndronte së pari në këmbë. Sipas Kryeministrit, pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucionesh të tronditura, siç thotë ai, ishte e nevojshme të stabilizohej dhe konsolidohej. “Ky ishte një kusht pa të cilin ishte e pamundur të ecnim përpara. Reformat që kemi nisur nuk janë kozmetike. Ato janë të thella dhe thelbësore. Reforma të tilla…

Lexo më Shumë