Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zhvilloi takim pune me drejtorin ekzekutiv të NOMAGAS SHA Shkup, Nedim Rama, në të cilin u diskutuan aktivitetet aktuale dhe hapat e ardhshëm për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në vend.
Fokusi i bisedimeve ishte ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, si një nga projektet më të rëndësishme strategjike energjetike në vend. Në takim u bë një pasqyrë e dinamikës së deritanishme të realizimit, rrjedhës së aktiviteteve ndërtimore dhe koordinimit ndërmjet institucioneve dhe kontraktorëve, me qëllim realizimin e projektit sipas afateve të përcaktuara.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për realizimin e interkonektorit me Serbinë, ku u shqyrtua progresi në aktivitetet teknike dhe administrative, si dhe komunikimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me palën serbe. Të dyja palët vlerësuan se ndërlidhja rajonale e gazit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të furnizimit dhe rritjes së sigurisë energjetike.
Në takim u diskutua edhe për planet afatgjata për zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit kombëtar të gazsjellësve, me qëllim mundësimin e një qasjeje më të madhe të gazit natyror për industrinë, komunat dhe amvisëritë, si dhe mbështetjen e tranzicionit energjetik dhe uljen e ndotjes përmes zgjidhjeve më të pastra energjetike.
Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e realizimit të përshpejtuar të projekteve infrastrukturore, duke theksuar se zhvillimi i rrjetit të gazit është prioritet strategjik që ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin ekonomik, konkurrencën e ekonomisë dhe sigurinë e furnizimit me energji.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se qasja e koordinuar institucionale dhe bashkëpunimi i zgjeruar rajonal janë çelësi për pozicionimin e suksesshëm të vendit si një nyje e qëndrueshme energjetike në rajon.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale
Data 02.10.2026
Aktuale
- MTD: 27.345 kërkesa të parashtruara për një muaj në portalin për shërbime elektronike uslugi.gov.mk
- Francë, studentët dalin në rrugë – zjarre, përleshje dhe qindra arrestime
- “Bomba” e Gazment Bardhit: Ka patur komunikim mes Ramës dhe Klodian Brahos. Kryeministri i kërkoi të shtyheshin veprimet procedurale ndaj Ballukut
- Hetim për dhënie ryshfeti ndaj një zyrtari në RMV, propozohet paraburgim
- Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman
- Mickoski publikon fotografi me Trumpin: Aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi
- Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
- Sulmi në fluturim: Netanyahu flet për indoktrinimin radikal të sulmuesit



