Author: Jeta almakos

Ndryshimin e orarit mësimor të nxënësve në shkollat e Prishtinës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, gazetarja e Radio Klan Kosova FM, Dafina Jegeni-Krasniqi, nuk e sheh si diçka të keqe. Ajo në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se, përderisa ka ardhur si kërkesë e prindërve dhe personelit shkollor, vendimi është i arsyeshëm. “Realisht, unë e mbështes si vendim, sepse e pash që kishte ardhur si kërkesë e prindërve, e nxënësve e mesimdhënësve në përgjithësi, e gjithë strukturues që është në shkollë, dhe nuk e shoh të keqe. Ishte një ristrukturim orari, nuk humbin orët”, tha ajo. Njëherësh…

Lexo më Shumë

Deputetët maqedonas pamundësuan votimin e rezolutës për respektimin e standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar ndaj ish-krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës. Përshkak të mungesës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme Musa Xhaferi, konstatoi se nuk mund ta zhvillojnë seancën. Musa Xhaferi, kryetar i Komisionit “Sipas pjesëmarrjes nuk plotësohen kushtet për të debatuar dhe për ta zhvilluar punën e kësaj mbledhjen dhe propozoj që kjo të prolongohet”. Deputeti i Frontit Evropian Skender Rexhepi tha se nuk është e rastësishme dhe kjo është e organizuar nga deputetët maqedonas. Skender Rexhepi,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se hetimi për drogën e sekuestruar në Serbi çon në emra të rëndësishëm nga LSDM dhe po ashtu edhe nga Fronti Europian. Duke folur për skandalin e drogës, ai vuri në dukje se hetimi çon te njerëz nga blloku opozitar, por edhe ish-politikanë, duke treguar se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi sepse gjithçka do të mbështetet nga provat. Lidhur me rrjedhën e hetimit deri më tani, Mickoski deklaroi se ka akuza penale kundër 10 personave, përveç dy personave që janë ndaluar tashmë dhe thotë se ky është vetëm fillimi, bazuar në informacione, ndërsa…

Lexo më Shumë

Azir Aliu Ndonjëherë, dobësitë më të mëdha sistemike nuk shfaqen nëtituj mediatikë që tërheqin vëmendjen e publikut, por nëskenat e vogla, të përditshme, që ndodhin larg vëmendjes sëmediave dhe më afër jetës së pacientëve. Në një turn nate, nënjë ambulancë që punon nën presion, mjeku ka përballë njënjeri me dhimbje, frikë dhe pritshmëri se shteti – i përfaqësuarpërmes asaj manteli të bardhë – do të jetë i saktë dhe do të dijëta peshojë vendimin në mënyrë që të ulë rrezikun dhe të rrisëmundësinë për një përfundim të mirë të trajtimit. Tani imagjinoni që i njëjti pacient, me të njëjtën tablo…

Lexo më Shumë

Kompania për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga ku dolën mbi 8 ton drogë rezulton të jetë “Alfafarm Grup” më adresë në Shkup. Struktura udhëheqëse apo pronësore e kompanisë përfshinë 4 persona: Ivan Dragniq si themelues në qershor të vitit 2023 dhe katër persona të tjerë: Predrag Brkoviq, Robert Zhivkoviq dhe Jovana Mijalloviq. Të dhënat nga Gazeta Zyrtare dëshmojnë se kompania është pajisur me licencë për veprimtarinë e saj në prill të vitit 2024, ndërsa vendimi i Qeverinë është bërë publik dhe ka hyrë në fuqi më 16 prill 2024, në kohën kur me Qeverinë Teknike udhëhiqte kryeministri teknik,…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik për banorët e fshatit Laskarcë në komunën e Sarajit. “Po bëjmë një kthesë në mënyrën se si e trajtojmë gjendjen në terren. Qëllimi është t’i zgjidhim në mënyrë të përhershme problemet infrastrukturore”, deklaroi Hoxha. Investimi në Laskarcë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik kap vlerën prej 85 milionë denarësh, mjete të siguruara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është pjesë e një pakete më të gjerë projektesh me të cilat në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Mickoski tha se nuk pret që Idrizi ta përsërisë këtë veprim. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Mickoski tha se nuk pret që Idrizi ta përsërisë këtë veprim. “Nuk e di ku ka paralajmëruar Stoilkoviq…Shikoni, nëse konkretisht mendoni për atë moment ku në suaza…

Lexo më Shumë

Dy nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit edhe krytetar komunash, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti kanë ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet KF Shkëndija dhe Samsunspor, e zhvilluar në arenën Todor Proeski Arena në Shkup, raporton Zyrtare.net Dy nga liderët e koalicionit VLEN janë parë në tribunë në shoqërinë e ambasadorit të Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, teksa kanë ndjekur me interes takimin. Objektivi i kamerës i ka kapur në një moment buzëqeshjeje gjatë lojës. Ndeshja e zhvilluar sonte përbën një moment historik për klubin tetovar dhe për futbollin e Maqedonisë së Veriut,…

Lexo më Shumë

Një nga nismëtarët e UÇK-së Ali Ahmeti, në një intervistë dhënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan sot në 18 shkurt, komentoi gjyqin në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku çlirimtarët thanë edhe fjalën e tyre të fundit. Ahmeti u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e imponuar, pasi shqiptarët ishin nën një regjim të egër serb. Ai tha se mban mend që në vitin 1981, kur shpërthyen demonstratat e para, burgjet serbe ishin mbushur me të rinj shqiptarë. Ahmeti shtoi se duhet të mos përjashtohet mundësia që të bëhet grevë urie nga shqiptarët në Hagë,…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vaic, në draft-raportin për progresin shpreh nevojën që të gjithë aktorët politikë, veçanërisht Qeveria, të japin rezultate të prekshme në fushat kyçe. Rekomandohet rinovim i angazhimit politik, përfshirë ndryshimet kushtetuese, bashkëpunimin konstruktiv ndërpartiak dhe mbikëqyrjen efektive parlamentare për përparimin e reformave. Ai thekson se nuk është arritur përparim lidhur me ndryshimet kushtetuese, për shkak të shqetësimeve për bllokada ose kërkesa të mundshme shtesë bilaterale nga Bullgaria. Sipas tij, nevojitet rritje urgjente e vullnetit politik nga të dyja palët për të tejkaluar këtë ngërç. “Maqedonia e Veriut aktualisht ndodhet në një pozitë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike njoftoi se ka dorëzuar dokumentacionin në Ministrinë e Drejtësisë, me të cilin duhet të fillojë procedura për ekstradimin e Sait Saitovit, i cili përplasi për vdekje një grua në Shkup dhe aktualisht ndodhet në paraburgim ekstradues në Serbi. “Ministria e Drejtësisë do të përgatisë kërkesë për ekstradim, e cila do të dërgohet në Republikën e Serbisë. Sa do të zgjasë procedura dhe kur do të ekstradohet, nuk mund të parashikohet paraprakisht”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se më 10 shkurt janë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme se në Serbi është arrestuar…

Lexo më Shumë

Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi ka shpërndarë një reagim kundër ministrit Minçev dhe në mbrojtje të gjuhës shqipe. VLEN, si forcë qeverisëse, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Administratës, Minçev, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të gjuhës shqipe nga proceset institucionale dhe për ushqim të një kulture arrogante në administratë. Sipas reagimit, në mbledhjen e sotme të thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Inspektorëve, e gjithë procedura – nga thirrja deri te pikat e diskutimit – është zhvilluar vetëm në gjuhën maqedonase. Në shenjë kundërshtimi, drejtorët shqiptarë kanë refuzuar të marrin pjesë, duke vendosur…

Lexo më Shumë