Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ata kanë fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo të votës kombëtare.
“Me mbi 23 mijë vota, më shumë. Por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona dhe në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën si përfaqësojmë kot vlera në teren”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.
Ai tha se rezultatet në disa komuna nuk janë pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve por pasojë e koalicioneve joparimore dhe marrëveshjeve të përkohshme.
“Që në thelb kanë shkelur frymën e garës demokratike. Këto bashkime artificiale mund të na sjellin fitore afatshkurte në letër, por do të kenë pasoja serioze për progresin dhe arritjet e deritanishme në nivel lokal, pro sidomos në nivel komëbtar”, tha Ahmeti.
Data 12.08.2026
Aktuale
- Kur Hëna “puth” Diellin, një spektakël i rrallë në qiell më 12 gusht
- “S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar
- Tregu i telefonave në krizë – dërgesat globale pritet të bien 12 për qind në 2026
- Nikolloski: Maqedonia po e zgjidh vetë problemin e transportuesve përmes marrëveshjeve dypalëshe
- FOTO/ Rama darkon me Alex Soros në Dhërmi, takimi në rezidencën qeveritare
- Shqiperia s’është më vend i Mercedesëve, por veturave kineze BYD
- Më në fund zbulohet se kush është babai i bebit të Afronës, gjithashtu edhe gjinia e bebit – kjo i doli në shesh pa dashje
- Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë në 10 javët e fundit



