Korrupsioni si çelës për të arritur deri te specializimi dhe jo meritat, është ajo që më detyroi të largohem nga Maqedonia e Veriut dhe profesionin si mjeke ta vazhdoj në Gjermani. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Alinda Ramadani-Bina, nga Shkupi, e cila tash e pesë vjet punon si mjeke në Gjermani. “Për profesionin tim është shumë e vështirë të arrihet diçka atje (në Maqedoninë e Veriut), duke marrë parasysh korrupsionin që është gjatë përfitimit të së drejtës për të specializuar; pagat e ulëta, diskriminimi i cili është evident jo vetëm mbi baza gjinore, po edhe mbi baza nacionale.…
Author: Jeta almakos
Altin Jahiu, nxënës I klasës së nëntë në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg pretendon se është sulmuar fizikisht nga mësuesi i edukatës fizike, që sipas tij është edhe djali i drejtorit të shkollës në fjalë, Fadil Murtezani. Siç tha Jahiu, ngjarja ka ndodhur në orën e edukatës fizike, të martën më 7 shkurt, në turnin e parë të mësimit. “Unë kam qenë me një shoqe dhe një shok duke qëndru ulur, dy shokë të tjerë luain me një top të plastikës. Pa dashje, topin e gjuajtën dhe topi ra te këmbët e arsimtarit, ai tha kush e bëri. I…
Shqetësimi i Kovaçevskit është ai i një njeriu dyfytyrësh, thonë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët shtojnë se përgjegjësia për humbjen e jetës së një pacienti me fibrozë cistike është e kryeministrit. Kovaçevski thonë ata, ka qenë i njoftuar për mungesën e ilaçit për kurim dhe është dashur të gjejë zgjidhje më herët. “A priti Dimitar Kovaçevski të humbim jetën e një të riu që të aktrojë si një i shqetësuar dyfytyrësh dhe tani përnjëherë të fillojë të shqetësohet për njerëzit e sëmurë me fibrozë cistike? Pyetja kryesore është çfarë bënte Dimitar Kovaçevski në dy muajt e fundit kur të sëmurët me…
Pas shpalljes së vetos nga presidenti bullgar Rumen Radev për Maqedoninë, kryeministri Dimitar Kovaçevski u përgjigj se Maqedonia po negocion me BE-në, jo me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aktualisht jemi në gjendje të vetos. Me zgjidhjen që arritëm me shumë përpjekje ta fusim në kornizën e negociatave, negociatat do të fillojnë vetëm pasi bullgarët të hyjnë në kushtetutën e fqinjit tonë. Ata ende nuk janë regjistruar dhe negociatat nuk kanë filluar. Është në gjendje të vetos”, tha Radev. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se pas skriningut të deritanishëm, Maqedonia në një nga udhërrëfyesit do të konfirmojë se të drejtat e pakicave…
Në rrjetet sociale po shpërndahen me të madhe pamje nga djegia e një autobusi urban në Shkup. Bëhet fjalë për autobusin me numër 55 B, ndërsa pamjet janë xhiruar në fshatin Grushinë të Shkupit. Siç raportohet, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar përcjell Klan Macedonia.
Mbi 80 për qind e komunave kanë probleme financiare, e rrjedhimisht vështirësi në kryerjen e detyrimeve. Kjo është theksuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov për TV24. Sipas tij, borxhi aktual i komunave është rreth 71 milionë euro, që sipas tij nuk është aq i madh, por problemi është se borxhi është në rritje. Ai theksoi se Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale kërkon që Qeveria t’i shlyejë borxhet e komunave, por edhe të vendosë kontroll të rreptë se ku dhe për çfarë shpenzohen paratë. (INA)
Krerët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vazhduar takimet me qytetarët. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani, si dhe ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, Jeton Shaqiri dhe Kreshnik Bekteshi, disa drejtorë e zv. dretjorë, gjatë ditës së djeshme ishin në Çair të Shkupit, ku nga atje Grubi tha se të gjithë po bashkohen drejt Bashkimit Evropian. ARTAN GRUBI, ZV.KRYEMINISTËR I PARË “Po flasim këtu për të gjitha partitë politike edhe BDI, edhe Aleancë, Alternativë, PDSH, Besa dhe gjitha partitë që ekzistojnë, t’i unifikojmë përpjekjet tona dhe të mundësojmë ndryshimin e…
Në Tetovë qytetarët do të munden që nesër të dhurojnë veshje dhe lloje të tjera të produkteve si ndihmë për rajonet në Turqi dhe Siri të goditura nga tërmeti i fuqishëm. Si pika grumbullimi do të jenë sheshi i qytetit dhe salla sportive e gjimnazit “Kirill Pejçinoviq” prej orës 10 deri në orën 18. “Komuna e Tetovës që nesër (09.02.2023) deri më (21.02.2023) fillon me grumbullimin e veshjeve dhe llojeve të tjera të donacioneve (veshje dimri, ujë, ushqim të konservuar, batanije, medikamente), për ta ndihmuar popullin turk dhe sirian. Qytetarët të cilët dëshirojnë dhe mund të ndihmojnë, ndihmat mund t’i…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte i vizitoi nëpunësit policorë të pikës për luftë me migrimin ilegal dhe trafikimin në Demir Kapi. Vizita është në kuadër të aktiviteteve për kontrollin dhe kontrollimin e aktiviteteve të punës në planin operativ në sferën e parandalimit të migrimit ilegal, i cili, siç tha Spasovski, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për këtë vend, por edhe për Bashkimin Evropian dhe më gjerë. “Ajo që u prezantua nga kolegët që punojnë drejtpërdrejt në terren, tregon se përkushtimi, qëllimet, detyrat që i janë caktuar policisë tonë realizohen me një ritëm që garanton…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “”Intervistë në Shenja” tha se ai si lider i ASH-së nuk do t’i fillonte negociatat për hyrje në Qeveri nëse nuk do t’ia vlente. “Të mendohesha unë se sja vlen as që do t’i filloja negociatat. I Fillova negociatat dhe pikë së parë me platformën tonë politike për hyrje në vija të kuqe prej të cilave nuk guxojmë të tërhiqemi dhe prandaj kanë qenë të rënda. 2/3 e negociatave i kemi harxhuar në sinkronizimin e programit politik. Por 1/3-të e kemi harxhuar edhe në zgjedhjet kadrovike”, u shpreh Taravari. /SHENJA/
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin, Arben Taravari, “”Intervistë në Shenja” duke folur për hyrje në Qeveri tha se kanë marrëveshje me LSDM-më. Ai më tej nuk dha detaje rreth ndarjes së resoreve. “Unë planifikoj nesër osë pasnesër të thirri kryesinë. Para asaj për nesër kemi organizuar referendum partiak e cila do të fillojë prej ora 12:00 dhe do të jetë online. Shumica e degëve aty ku jemi të organizuar. Prej orës 12:00 deri ora 6:00 besoj se do të jetë votimi online për të prezantuar ofertën tonë dhe rezultati që do të dalë nga referendum do të prezantojë…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend, informon Klan Macedonia. Gazetari i Klan Maqedonisë, Furkan Saliu ishte në vendngjarje. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk e mohoi takimin e kreun e opozitës maqedonase, Mickoski. Ai për KlanM deklaroi se është detyrë e liderëve dhe politikanëve që të takohen në të mirë të vendit. “Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kyetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të ndryshme me plotë deputetë. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që…

