GASHI: ME CILIN URDHËR MË NDJEKIN SHËRBIMET LSDM-BDI? Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi, në Facebook ka publikuar pamje të takimit të ish-Kryeministrit dhe ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin, percjell KlanM. Në këtë postim, shtrohet edhe pyetja përse Gashi ka takuar Zaevin në Strumicë? “Pyetje për 1 milion euro??? Çfarë kërkoi sot Afrim Gashi nga Zoran Zaevi, dhe pse u desht të shkojë deri në Strumicë? Aktivistët e Alternativës, si dhe opinioni i gjërë meritojnë ta dijnë të vertetën e këtij takimi” – thuhet në këtë postim, I cili tashmë nuk gjendet në profilin zyrtar në…
Author: Jeta almakos
Lënda për vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është në fazën para-hetimorë, ndërsa autopsia e trupave të viktimave ka përfunduar, kështu deklaroi në një intervistë në TV Alsat, shefi i Prokurorisë Themelore në Shkup, Gavrill Bubevski. Pa dhënë detaje nga raporti i autopsisë, Bubevski shpalosi një pjesë të informatave që veçmë janë të njohura për opinionin. Për afërsisht 40-50 gëzhoja janë gjetur rreth trupave të viktimave…pjesa më e madhe e plumbave kanë përfunduar në trupat e tyre, gjegjësisht vetëm një pjesë e vogël prej tyre kanë përfunduar jashtë trupave të viktimave”, tha Bubevski. I pyetur në çfarë…
Këshilli i Qytetit të Shkupit ku shumicë ka VMRO-ja ka refuzuar blerjen e 50 autobusëve ekologjikë të dedikuar për transport urban, por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është e vendosur të mos heqë dorë nga kjo çështje, dhe tha se e njëjta gjë do të kërkohet në çdo seancë derisa këshilltarët ta votojnë blerjen e autobusëve. “Kjo do të jetë në pikën e rendit të ditës në çdo seancë të Këshillit, derisa ta votojnë vetë këshilltarët. Sepse qytetarët e votuan në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e konsiderojnë si domosdoshëmri, jo vetëm për të reformuar transportin publik, por edhe…
Shumica e pesëdhjetë plumbave të shtënë në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit përfunduan në trupat e dy të vrarëve, zbuloi Gavril Bubevski, kryetar i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, e cila koordinon hetimet paraprake të rastit. në emisionin “360 Gradë” në Alsat. “Dihet saktësisht se sa plagë ka në trupat e të vrarëve, por ende nuk e kam atë informacion, nuk e kam raportin nga mjekësia ligjore, por rreth trupave të të vrarëve janë gjetur 40 deri në 50 gëzhoja. Shumica e plumbave kanë përfunduar në trupat e tyre, gjegjësisht shumë pak kanë përfunduar jashtë”, tha Bubevski.…
Grupi i zjarrit brenda BDI-së do të ishte më i pranueshëm për bashkëpunim me Lëvizjen Besa në rast se ata vendosin të shkëputen nga BDI dhe të formojnë subjekt të ri politik. Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë intervistës në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Kasami shtoi se me shumicën aktuale parlamentare është mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi. Intervistën e plotë në kuadër të emisionit “Rruga drejt” do të mund ta ndiqni sonte në orën 22:20 në Alsat. “Për ne do të ishte e mirëseardhur nëse ata përfundimisht vendosin që të shkëputen nga BDI, formojnë parti politike dhe…
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së u shpreh se bashkë me bullgarët edhe hebrenjtë do të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Para kësaj konference shtypi kisha mbledhje me përfaqësues të këtij komuniteti. Ata janë këtu dhe në dy ditët e ardhshme do të jenë këtu për ta shënuar 80 vjetorin e kujtimit të hebrenjëve të dëbuar nga Maqedonia në kampin e vdekjes Treblinka”, u shpreh Kovaçevski. Ai theksoi se bëhet fjalë për 7.144 hebrenjë nga Maqedonia të cilët nga fashistët janë transportuar dhe vrarë në Treblinka dhe se këto janë fakte që askush nuk mund t’i ndryshojë. “Bashkësia e…
VMRO-DPMNE konsideron se veç saj edhe një pjesë e madhe e deputetëve të LSDM-së nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese. “Është e qartë se Kovaçevski jo vetëm që s’ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, por një pjesë e madhe e deputetëve të LSDM-së nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese, prandaj Kovaçevski ka frikë dhe po shpërndan mjegull.”, -thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Partia e Mickovskit fton Kovaçevskin, që të zbulojë ambasadorët që thonë se VMRO-DPMNE është e gatshme të miratojë ndryshimet kushtetuese nëse kthehet në pushtet. “VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, pasi nuk i…
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Mendy Qyra, në një prononcim për indeks.mk ka folur për rëndësinë e Korridorit 8 dhe 10D. Qyra ka thënë se ky investim është i rëndësisë gjeostrategjike, i cili do t’u sjellë shumë benefite bizneseve. Deklaron se edhe kompania që është përzgjedhur për ndërtimin e së njëjtës, është kompani shumë serioze. “Sigurisht, korridori 8 dhe 10D janë ndër investimet kapitale më të rëndësishme gjeostrategjike që lidhin jo vetëm pjesën shqip-folëse, d.m.th me Shqipërinë, por japin mundësi që të ketë një avantazh në drejtim të liberalizimit të konkurrencës. Kur flas për liberalizimin e konkurrencës, flas…
Sipas opozitës, me përzgjedhjen e kompanive kineze dhe paraprakisht ruse në mbikëqyrjen e punimeve të konzorciumit turko-amerikan, Qeveria po bie ndesh me përcaktimet strategjike për parandalimin e shtrirjes së ndikimit rus dhe kinez në vend. “Grubi dhe Kovaçevski me përzgjedhjen e EPTISA-s bien në kundërshtim të plotë me administratën amerikane dhe deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeu që e dha nga Ohri dhe tha se dua të ju paralajmëroj për përfshirjen e Kinës në teknologji dhe strategjinë e saj për mit marrje gjatë lidhjes së marrëveshjeve”, u shpreh Bojan Stojanovski, Ddeputet i VMRO-DPMNE-së./alsat.mk
Ministri i Ekonomisë vlerëson se kompanitë nuk do ta presin 16 marsin, por më herët, këto ditë, do t’i ulin çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit. Ai sot në konferencë për media në Qeveri ishte i vendosur, se më 16 mars çmimet e pastave dhe produkteve të ushqimit duhet të ulen. Në të kundërtën, siç njoftoi, do të marrin vendime tjera, të cilat siç tha, mund të jenë më të rrepta ose liberale. “Lëshime nga këto vendime nuk do të ketë. Më 16 mars çmimet duhet të ulen. Por, nuk do të mbetemi vetëm në këto vendime. Pasojnë të…
Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt të vitit 2023, e udhëhequr nga kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e ka miratuar njëzëri propozimin që, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, thuhet në kumtesën nga Zyra për informim e Universitetit të Tetovës. Nga UT-ja thonë se në kërkesë thuhet: “Duke marrë parasysh rëndësinë kombëtare të Ditës së Alfabetit Shqip, kur në një periudhë të vështirë historike, në qytetin e Manastirit, në vitin 1908 u tubuan atdhetarët më eminentë të…
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot u anulua gjykimi për rastin “Perandoria” kundër tre personave të ngelur në lëndë, pas hetimit të zbatuar kundër 19 personave. Gjykimi u anulua për shkak të kërkesës së mbrojtjes dhe t’i jepet kohë për shqyrtimin e listës së dëshmive të marra para ca kohësh, si dhe t’u dorëzohen dëshmi të tjera, por, siç potencuan, deri në fillim të seancës së sotme nuk i kanë marrë nga prokuroria. Në këtë rast të akuzuar janë Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët përndiqen për veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “larje parash”dhe “mashtrim”, ndërsa…

