Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me një delegacion të Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq. Në takim u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet MPB-së së Maqedonisë dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës. “Me kënaqësi të veçantë po them se marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimi rajonal janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer i deritanishëm, si në nivel politik ashtu edhe në atë operacional, bazohet në Marrëveshjet e nënshkruara tashmë ndërmjet…
Author: Jeta almakos
72 nxënësit shqiptar të çashkës që me vite ndjekin mësimin në gjuhën maqedone nga shtatori do të mësojnë në gjuhen shqipe, kështu premtoi Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. Ai njoftoi se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet. Mbrenda shtatorit unë si ministër ju premtoj se do të bëjë çmos, do shkoj do të takoj prindërit. Nga shtatori premtoj se do të fillojnë nxënësit të mësojnë shqip. Ditë më parë prindërit e 72 nxënësve mbledhën nënshkrime për të disatën here dhe i dërguan deri tek Komuna e Çashkës me shprese se…
Gjykata e Apelit nga Manastiri e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë me të cilin i është ndarë dëmshpërblim në të holla një banoreje të Manastirit e cila është sulmuar dhe kafshuar nga një mace endacake. Ngjarja ka ndodhur në natën e Vitit të Ri në vitin 2021 derisa gruaja ka hedhur mbeturina në kontejner në rrugën “Tosho Daskallo”. Avokati i të lënduarës Marjan Petrovski, i cili arriti ta fitojë procesin gjyqësor, për sdk.mk thotë se klientja e tij është sulmuar befasisht dhe disa herë nga një mace e madhe, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime – i është shkëputur lëkura dhe…
Naser Pajaziti Tetovari i dënuar me burgim të përjetshëm, 18 vite kërkon drejtësi: Ma montuan rastin Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës po mbush gati 18 vjet në burgun e Idrizovës, si një i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Shkupit, derisa po lozte basketboll me fëmijët e lagjes. Agjencia e lajmeve INA në vazhdimësi ka trajtuar rastin e Burhanit, i cili kërkon drejtësinë dhe pafajësinë, pasi që dëshmitë dhe provat e ofruara flasin se Burhani nuk ka lidhje me vrasjen që ndodhi më 19 tetor 2002 në lagjen Drenovec…
Askund në Evropë, koncepti morbid i quajtur “zgjidhje përfundimtare e çështjes hebraike” nuk ishte zbatuar në mënyrë më efikase se sa në Maqedoninë e atëhershme të okupuar. Si në gjuhën hebraike ashtu edhe në gjuhën maqedonase kuptimi origjinal i fjalës drejtësi, i referohet asaj që i përgjigjet së vërtetës. Drejtësia nënkupton të njihet dhe emërtohet e vërteta dhe ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para përmendores…
Numri i gjykatësve në vend ka qenë në rënie të vazhdueshme në vitet e fundit nga 499 në vitin 2019, në 493 më 2020, 473 më 2021, në 449 gjykatës në vitin 2022 Sipas raportit vjetor për punën e gjykatave të Këshillit Gjyqësor në vitin 2022, nga gjithsej 27 gjykata themelore në të gjithë vendin, 14 janë të azhurnuara, ndërsa 13 të paazhurnuara. Ky vlerësim bazohet në diferencën ndërmjet numrit të lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura në vit. Domethënë, gjykatat që kanë zgjidhur më shumë nga lëndët e pranuara gjatë vitit janë azhurnuara, ndërsa ato që kanë dështuar…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguron se inflacioni këtë vit do të jetë më i ulët se rritja e pagave, duke përfshirë pagën minimale dhe pagën mesatare. Ai i bëri thirrje Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që ta hetojë rastet e keqpëdorimeve. Shporta e konsumatorit në tregjet botërore gati 11 muaj është më e lirë se vitin e kaluar, kurse në Maqedoninë e Veriut është 25 për qind më e shtrenjtë. E për këtë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë duke folur në këtë drejtim dhe për çmimet e bukës njoftoi se në…
Sot në Maqedoninë e Veriut shënohet 80-vjetori i dëbimit të hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Treblinka të Polonisë. Ishin 7.144 pjesëtarë të këtij komuniteti që jetonin në Maqedoninë e atëhershme, të cilët në mars të vitit 1943 së bashku më dhjetëra mijëra hebrenj të tjerë që jetonin në territoret e pushtuara nga Bullgaria, ishin dërguar në kampin e shfarosjes dhe asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë. Në këtë kamp, në periudhën korrik 1942 deri në tetor të vitit 1943, sipas autoriteteve izraelite, por edhe hulumtuesve të ndryshëm, nga regjimi nazist gjerman dhe mbështetësit e tyre, janë…
Nëpunësit policorë kanë privuar nga liria një person J.Z. (27) Nga Sllupçani, Komuna e Likovës për shkak se me automjet “opel” ka transportuar 11 emigrantë – tre nga India, pesë nga Pakistani dhe tre nga Afganistani. “Sot rreth orës 00:25 në autostradën A1 Negotinë-Veles, ai nuk është ndalur në sinjalin e dhënë nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor “Mihajllovo”, pas çka në afërsi të Velesit ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përmbysur. J.Z. dhe tre emigrantë me lëndime të lehta trupore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Veles për ofrim të ndihmës mjekësore, ndërsa pastaj J.Z.…
Lënda gjyqësore “Titanik 2” gjatë kësaj jave ka mbërritur në Gjykatën e Apelit. Tashmë gjykata pritet të marrë një vendim të shkallës së dytë, pasi një pjesë e çështjes skadon më 7 prill. Kjo do të thotë se nëse gjykata nuk vendos në afat prej 27 ditësh, vepra për të cilën po ndiqet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov do të skadoj. Apeli bën me dije se çështjen e kanë marrë më 7 mars, por siç është urdhri, fillimisht e kanë dërguar në Prokurorinë e Lartë. “Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediave informon se lënda “Titanik 2”…
Pas protestave disaditore të banorëve të Komunës së Butelit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se nuk heqë dorë nga ndërtimi i bulevardit “Boca Ivanova”. Ky projekt, thotë ajo, është paralajmëruar gati 20 vite dhe se është në programin e saj të punës. Një pjesë e rrugës vërehet se kalon nëpër oborret e disa prej shtëpive që ndodhen pranë. Por Arsovska thotë se bëhet fjalë për pjesë që kanë qenë pronë shtetërore, të cilat qytetarët i kanë uzurpuar. “Në një pjesë të trasesë ku do të ndërtohet ky bulevard janë dhjetëra familje që kanë zgjeruar oborret e tyre…
Marin Mema: Ata që nuk e duan të vërtetën mbi qytetin e Manastirit të bëhen gati. Gazetari që është shpallur ”non grata” në Greqi dhe që nga mediat në gjuhën maqedone që ”titulli” i njejtë t’i jepet edhe në Maqedoni, tani ka paralajmëruar që do të nxjerr fakte tronditëse për Manastirin qytetin e humbur nga shqiptarët në Maqedoni. Udhëheqësi i emisionit ”Shqipëria tjetër” emisionin për Manastrin e ka paralajmëruar në faqen e tij në Facebook. Ai në paralajmërimin për emisionin për Manastirin ka shkruar ”E vërteta do të flas sërish. Pavarësisht presioneve, ndalimeve në komisariate, peroblemeve të tjera, asgjë nuk…

