Author: Jeta almakos

“Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor” kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi. Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë. Grubi tha se vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në…

Lexo më Shumë

Në këtë ndërtesë duhej të fillojë një etape e re në jetën e Maja Dançevskës, por… “Si është e mundur që të përfundojmë në rrugë me dy fëmijë të vegjël, me të cilët me të vërtetë nuk e di se ku do shkoj” – tha Maja Dançevska. Investitori Snezhana Petrusheviq së bashku me bashkëshortin e saj Gjoko Petrusheviq në vend se të ndërtojnë sipas lejes, e cila lejon ndërtimin e shtëpisë private, ato kanë ndërtuar ndërtesë me 12 banesa. 7 prej të cilave i kanë shitur, e në mesin e atyre 7 personave është edhe Maja. “ U dakorduam, ne…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se ditën e djeshme ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të dënuarve në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se nga përleshja kanë mbetur të plagosur dy persona. “Më 12.03.2023, në ora 15:10, në SPB- Shkup është raportuar se në burgun “Idrizovë”, në oborrin e pavijonit të mbyllur, ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. Përkatësisht, plagë nga mjeti i mprehtë ka marrë i dënuari N.M.(44) nga fshati Çerkez i Kumanovës, i cili është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe R.K.(33) nga fshati Çellopek i Tetovës, i…

Lexo më Shumë

Nga 18 mijë denarë, paga minimale rritet në 20,175 denarë. Ky është vendimi që e solli Qeveria gjatë ditës së sotme dhe me këtë vendim qytetarët në muajin prill pagat do t’i marrin me rritje. “Sollëm vendim për rritjen e pagës minimale në shtet. Ashtu siç ju premtuam sot po e përmbushim premtimin, duke filluar nga muaji prill paga minimale nga 18 mijë do të rritet në 20.175 denarë, kjo do të thotë 12 % rritje e rrogës mesatare të çdo punëtori”- deklaroi Dimitar Kovaçevski-Kryeministër. Edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovana Trençevska tha se shteti po merr masa…

Lexo më Shumë

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të normave të interesit kreditë mbeten opsioni më i kërkuar për çdo familje, për të blerë një banesë, ose për të përmbushur nevoja të ndryshme konsumatore. Për rrjedhojë mesatarisht çdo qytetar i Maqedonisë është në borxh me 1.700 euro me bankat. Kjo është mesatarja e llogaritur, nëse i referohemi të dhënave të fundvitit të Bankës Popullore (muaji dhjetor) lidhur me kreditë e marra, që në total shkojnë mbi 3.2 miliardë euro. Bëhet fjalë për kreditë konsumatore dhe për banesa, ku shumica janë kredi konsumatore, në vlerë prej 112 milionë denarë (ose 1.8 milion euro), si edhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski takimin e paraardhësit të tij Zoran Zaev dhe presidentit të Alternativës, Afrim Gashi, e ka cilësuar si takim miqësor të njerëzve që kanë bashkëpunuar brenda qeverisë. – Është një takim miqësor i njerëzve që kanë bashkëpunuar si pjesë e Qeverisë dhe është normale që njerëzit që janë miq të kenë takime. Është njësoj siç kam pasur takime kur nuk kam qenë kryeministër, siç kam takime tani kur jam kryeministër dhe siç do të kem takime edhe më vonë gjatë karrierës sime, tha Kovaçevski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas përfundimit të një seanca e…

Lexo më Shumë

42 vjet pas themelimit, Njësitit special anti-terrorist i policisë “Tigrat”, vazhdon të mbetet pa asnjë polic shqiptar. Partitë shqiptare në pushtet heshtin për këtë fakt, ndërsa funksionarët thonë se deri më tani asnjë kandidat nuk ka kaluar të gjitha nivelet testet fizike. Në prononcimin e fundit, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, në emisionin rruga drejt në Alsat, deklaroi se në konkursin e fundit të vitit të kaluar, ka pasur një kandidat shqiptar i cili nuk ka kaluar pasi nuk ka ditur të notojë. “Kemi, çdo vit hapim shpallje të tillë, do u tregoj për shembull për shpalljen e fundit që…

Lexo më Shumë

Nga Sofja zyrtare nuk ka asnjë reagim pas thirrjes së presidentit Stevo Pendarovski, drejtuar Bullgarisë për të kërkuar falje për deportimin e hebrenjve maqedonas. Gjatë përkujtimit të djeshëm të Ditës së Holokaustit, kreu i shtetit tha se “që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë për deportim”. Kjo kërkesë e Pendarovskit, megjithatë, hapi polemika në opinionin bullgar, ndërsa presidenti u kritikua edhe nga politikanët e djathtë. I pari që reagoi ishte bashkëkryetari i Komisionit të Përzier të Historisë, nga pala bullgare, Angel Dimitrov. Ai tha se qëndrimet e Pendarovskit, janë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar që të nisë hetimet mbi prokurimin publik për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D. Sipas opozitës maqedonase, Qeveria, respektivisht NP Rrugët Shtetërore me veprimet e ndërmarra ka dëshmuar se ka dyshime për kurdisje tenderi dhe krijimin e mundësive për paraqitjen e kompanive të caktuara në mbikëqyrje. “Gjatë procedurës për paraqitje, kompania “Elektrasollushën” e Andon Ampov, djali i Sotir Ampov nxjerr licencë për mbikëqyrje në emër të kompanisë së babait të tij për të cilën u prish tenderi i parë për shkak të parave ruse. Afati për paraqitje…

Lexo më Shumë

Në historinë më të re të Postës, për herë të parë ndodh që për drejtor të emërohet një femër dhe një person që e ka mbaruar arsimin adekuat për komunikacion postar. Bujare Abazi është Inxhinier në shkencat e aplikuara ( shërbimet postare, telegrafike dhe telefonike) në fakutetin e Zagrebit. E diplomuar ne ekonomi dhe Magjister I ekonomisë. “Bujare Abazi është një femër e realizuar, e përkushtuar dhe e dëshmuar në punën e saj aty ku i ka shkel këmba!”, thuhet për drejtoreshën e re të Postave të Maqedonisë së Veriut./Lideri.mk

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Butel, ku në mesin e të sulmuarve ishte edhe një polic, tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim. “Bëhet fjalë për një sulm ndaj disa personave, njëri prej tyre është polic. Dy persona janë privuar nga liria. Persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën tjetër”, ka thënë Spasovski. Ai sqaroi se sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë. “Pres që gjatë ditës të përfundojnë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e gjithë këtij rasti dhe të lënduarit të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti nga Cetinska e Tetovës, ka deklaruar se dëshirojnë të dërgojnë porosi se janë më tepër se 2-3 të pakënaqur. Sipas tij, ata nuk dëshirojnë ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi e dëshirojnë faktorizimin e partisë, raporton SHENJA. “Pas Sellcës, sonte jemi në Cetinskë, në zemër të Tetovës! Nga këtu, përveç që duam të dëgjojmë zërin e qytetarit tetovar, gjithashtu dërgojmë porosi të fuqishme se nuk jemi 2-3 të pakënaqur siç Artan Grubi e gënjen kryetarin Ali Ahmeti. Ne vetëm publikisht po e artikulojmë pakënaqësinë dhe mllefin që qytetarët nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe gjitha vendbanimet…

Lexo më Shumë