Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Butel, ku në mesin e të sulmuarve ishte edhe një polic, tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
“Bëhet fjalë për një sulm ndaj disa personave, njëri prej tyre është polic. Dy persona janë privuar nga liria. Persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën tjetër”, ka thënë Spasovski.
Ai sqaroi se sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë.
“Pres që gjatë ditës të përfundojnë të gjitha aktivitetet për zbardhjen e gjithë këtij rasti dhe të lënduarit të shërohen. Është e rëndësishme që ata persona të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi”, theksoi ministri.
Data 26.08.2026
Aktuale
- Apeli e konfirmon pafajësinë e Gruevskit në “Talir 2” – VMRO-DPMNE rikthen pasurinë prej rreth 16 milionë euro
- Ekskluzive: William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
- “Po shfrytëzohet për hidrocentralet”/ Banorët në Kukës në protestë: Mungesa e ujit vaditës rrezikon tokat bujqësore! Na dëmton të mbjellat dhe humbje për ekonominë
- Toshkovski në Forumin e shefave të Policive Kufitare: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor
- Mickoski: Po bëhet realiteti ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë
- William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
- Presidenti i Turqisë, Erdogan: Ata që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin
- VLEN: Nisin punimet për autostradën Shkup–Bllacë



