Nga 18 mijë denarë, paga minimale rritet në 20,175 denarë. Ky është vendimi që e solli Qeveria gjatë ditës së sotme dhe me këtë vendim qytetarët në muajin prill pagat do t’i marrin me rritje.
“Sollëm vendim për rritjen e pagës minimale në shtet. Ashtu siç ju premtuam sot po e përmbushim premtimin, duke filluar nga muaji prill paga minimale nga 18 mijë do të rritet në 20.175 denarë, kjo do të thotë 12 % rritje e rrogës mesatare të çdo punëtori”- deklaroi Dimitar Kovaçevski-Kryeministër.
Edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovana Trençevska tha se shteti po merr masa që të ketë rritje të vazhdueshme të pagës minimale.
“Kemi rritje të vazhdueshme të rritjes së rrogave dhe për këtë vit neto paga minimale do të jetë 20.175 denarë, ndërsa bruto paga minimale nga marsi i vitit 2023 do të jetë 29.739 mijë denarë”- deklaroi Jovana Trençevska-Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Ndërkaq zv/kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi kujtoi se rritja e pagës minimale ka filluar që nga viti 2017 dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
“Nga 2017 kujdesi për punëtorët është vendosur si prioritet, prandaj është sjellë një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave ku vetëm për 6 vite paga minimale tanimë është bërë 20.175 denarë”- tha Fatmir Bytyqi-Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike.
Sindikatat e përshëndesin këtë vendim, megjithatë ata thonë se me rritjen çmimeve as dy paga minimale nuk e mbulojnë shportën e konsumatorit e cila është mbi 51 mijë denarë.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se inflacioni është i lartë, rritja e çmimeve është e lartë, edhe sepse kur ishte paga minimale 18 mijë, shporta e qytetarit ishte 40 mijë d.m.th. dy paga minimale e mbulonin, ndërsa tani shporta e konsumatorit është 51 mijë, ndërsa dy paga minimale janë 40 mijë denarë”- tha Marjan Risteski-Kryetarë i Sindikatës.
Sindikalistët thonë se rritja e pagës minimale pa harmonizimin me pagën mesatare të të punësuarve nuk do të ketë efekt sepse po ngjallë reagime nga të punësuarit.