Për uljen e çmimeve të pastave dhe bulmetit LSDM po lavdërohet se Qeveria po kujdeset për qytetarët, ndërsa partia opozitare VMRO-DPMNE iu kundërpërgjigj se masat janë të vonuara dhe afatshkurta.
“Ky vendim do të hy ne fuqi nga 17 marsi 2023 deri më 31 maj këtë vit. Të nderuar, në periudhën kur po ballafaqohemi me pasojat e krizës globale ekonomike, nuk lejojmë që askush të mbetet vetëm, as që dikush të përfitojë në kurriz të qytetarëve, vazhdojmë të përkujdesemi për standardin e qytetarëve”, tha Darko Kaevski, LSDM.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se me masat e vonuara të qeverisë kriminale të LDS-së dhe BDI-së, populli po varfërohet dita-ditës. Nga kjo parti shtojnë se ambicia dhe paaftësia e qeverisë së Kovaçevskit ka çuar në kolaps të plotë të ekonomisë në vend.
“Para disa muajsh propozuam masa specifike kundër krizës që nuk do të dëmtojnë as qytetarët dhe as kompanitë. Kjo qeveri e paaftë duhet të kishte ngrirë disa muaj më parë çmimet e produkteve ushqimore bazë, para se të dyfishoheshin ose trefishoheshin, por qeveria duhet të lironte rezervat e mallrave, si dhe të hiqte një pjesë të akcizës së karburanteve dhe të anulohej kostoja e transportit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga partia e Mickoskit shtojnë se sikur LSDM-BDI të mos mendonin vetëm për tenderët dhe krimin dhe të pranonin me kohë së paku një pjesë të propozimeve të VMRO-së, inflacioni në Maqedoni nuk do të ishte dyshifror.