Qeveria sot ka marrë vendim me të cilin e ka obliguar Komitetin për negociata për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 t’i fillojë negociatat me partnerin strategjik më 6 shkurt 2023. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria me propozim të Komitetit për negociatat për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8, e obligoi ekipin negocues për të gjitha hollësirat dhe kushtet e Marrëveshjes për ndërtim, për projektin për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (pjesa Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektit për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe për Korridorin 10 (pjesë e…
Author: Jeta almakos
Një person është arrestuar gjatë një aksioni policor kundër tregtisë me lëndë narkotike në rajonin e Kumanovës. Siç njoftojnë nga MPB, përcjell KlanM, aksioni është realizuar dje në fshatin Sllupçan. “Më datë 02.03.2023 në ora 11:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar N.A. (19) nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet marihuanë. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia
Në prag të shënimit të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, më 4 shkurt, në Shkup vërehen masa të shtuara të sigurisë. Rrugët që çojnë për te varri i tij, brenda kishës Shën Spas, përballë Kalasë së Shkupit, janë bllokuar nga forcat speciale të Policisë maqedonase. Në 151-vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, tash e disa ditë janë rritur tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi dy vendet pretendojnë identitetin e këtij heroi, i cili kishte udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane. Presidenti maqedonas, Stevo Pandarovski, do ta nderojë figurën e Goce Dellçevit me manifestime të ndryshme, ndërkohë…
“Nuk do të mund hyjnë në RMV provokatorët dhe ata që mohojnë popullin maqedonas dhe dhunojnë ndjenjat e maqedonasve”. Këtë e theksoi sot shefi i Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski, i cili shtoi se institucionet nuk do të lejojnë incidente në festën e nesërme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev. Ai shtoi se në festën e nesërme nuk do të jetë i pranishëm delegacion zyrtar shtetëror nga Bullgaria. Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u bëri thirrje qytetarëve që me rastin e festimit të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçev që të ruajnë qetësinë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka pasur rrahje mes udhëtarëve në autobusin urban të Shkupit me numër “55”, përcjell TV21. “Më datë 02.02.2023 në ora 18.00 në stacionin policor në Gazi Babë, A.H.(24) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka denonczar se rreth orës 13:40 në autobusin urban me numër 55, në rrugën “Metodija Andonov Çento”, pas një përplasje të shkurtër, është sulmuar nga një person me mjet të fortë dhe i ka shkaktuar lëndime”, qëndron në njoftim, përcjell TV21. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Kim Mehmeti Njeriu duhet të jetë i ndershëm dhe të mos ia mohojë kryeministrit aktual të Shqipërisë dy të arrira të mëdha. E para e arrirë e tij e padiskutueshme është ndihma që ia dha Vuçiçit në betejën kundër Kurtit dhe Kosovës. Ndihmë të shpërfaqur nëpërmjet përkrahjes së tij të projekteve serbo-ruse, si ai për “Ballkanin e hapur”, e që kishin për qëllim që Vuçiçin ta tregonin si projektues të së ardhmes ‘stabile’ të Ballkanit, e Kosovën dhe qeverinë e saj, si tjerrëse të së shkuarës tragjike. Ndërkohë duhet thënë se kjo e arrirë e kryeministrit të Shqipërisë, ia mundësoi…
Pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm në mes dy Agjencive simotra ,sot u kurrorezua mundi shtatë mujor i vizitave , shkëmbimit bilateral dhe këshillimit të ndërsjelltë me nenshkrimin e marrëveshjes.Më konkretisht sot në ora 11 në Lokalet e Qeverisë së Republikes së Maqedonisë së Veriut ,në mes marrëveshjeve tjera ,u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Drejtori Hajrullah Misini dhe Agjencisë Kosgeb nga Republika e Turqisë e përfaqësuar nga Kryetari i saj Hasan Basri Kurt .Pas këtij nënshkrimi në nenet protokolare ,palët u pajtuan…
Sot, në ora 06:40 në kufirin e Tabanocit është kapur drogë, njofton MPB. Nëpunësit policor të Stacionit policor të këtij vendkalimi kufitar, kanë arrestuar M.H.(21) nga Shkupi, pasi i njëjti derisa ka qenë duke udhëtuar me autobus, gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik, ndërkaq personi është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, përcjell TV21.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë sonte se brenda pak ditësh do të dihet nëse ata do të jenë ose jo pjesë e Qeverisë. Sipas tij, kjo punë nuk ka përfunduar. Taravari shtoi se ASH mund të mbështesë edhe një qeveri të pakicës, por siç tha edhe partia e tij është e gatshme të marrin disa përgjegjësi dhe të menaxhojnë institucionet. “Mendoj se brenda pak ditësh duhet të vendosim. Kam në plan që javën e ardhshme të mbledh Kryesinë Qendrore dhe ta përfundoj këtë punë”, tha Taravari në emisionin “Vin-Vin” të Thelma TV. Ai shtoi se po…
Presidenti i Serbisë në një prononcim para deputetëve ka sulmuar ashpër Haki Abazin dhe fondacionin Rockfeller në Ballkan. Ai ka akuzuar edhe një herë Haki Abazin se së bashku me fondacionin Rockfeller kanë investuar miliona dollarë për të ndikuar në Serbi dhe në Kosovë. VIDEON MUND TA SHIHNI KËTU: https://www.facebook.com/reel/3409456172658227
Naser Pajaziti E çuditshme heshtja dhe mosreagimi i faktorit politik, por edhe institucional në Maqedoninë e Veriut kundër Asociacioneve me prefikse etnike, së fundi e njohura “Zajednica” në Kosovë. Jemi të vetëdijshëm se këto projekte kanë domino efekt edhe në rajon, sidomos në RMV… Kryeministri malazez Dritan Abazoviç pavarësisht se çfarë mund ti themi, e tha qartë se “Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike”. Debatet janë vlerë demokracie dhe nuk ka asgjë të keqe, por si duket politikanët këtu janë kompleksu nga “Lista e zezë”. Ju lutem kujdes me informacionet dhe qasjen e informimit nga një pjesë e…
Maqedonia e Veriut, deri tani, ka strehuar 6.000 refugjatë ukrainas, të cilët kanë braktisur vendin si pasojë e luftës në këtë vend, percjell KlanM, të dhënat e UNHCR-së dhe Agjencisë për azil të BE-së. Sipas institucioneve, këto shifra janë deri në Janar 2023, ku vendi ynë renditet në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor, sipas numrit të ukrainasve të pranuar. Nga rajoni, sic percjell KlanM, më së shumti refugjatë ukrainas ka pranuar Mali I Zi – 32.000, Serbia – 2.700, Shqipëria – 2.300, Bosnja e Hercegovina – 100. Kosova ka pranuar vetëm 13 gazetarë nga Ukraina, edhe pse paraprakisht kishin…

