Author: Jeta almakos

Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev me një delegacion partiak ka vizituar sot Tiranën ku ka bërë homazhe tek varri i ish liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, përcjell KlanM. “I majtë i përkushtuar dhe antirevizionist, Hoxha është themeluesi i shtetit modern shqiptar dhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë u quajt Partia e Punës), e cila u themelua me mbështetjen e Jugosllavisë dhe sovjetikëve. Ky student francez u bë simboli i rezistencës antifashiste të fqinjëve tanë kundër pushtimit italian, duke vepruar si komisar politik i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Shqipërisë”, thuhet në kumtesën e…

Lexo më Shumë

Kjo është përsëri një gjimnastikë politike, një ditë i ngrijnë çmimet, ndërsa  të nesërmen i shkrijnë. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke komentuar vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve. Sipas Mickoskit, ngrirja e çmimeve si masë për luftimin e inflacionit është masë antiekonomike, antiteorike dhe  antipraktike. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE “Ata mendojnë se po të bëjnë konferenca të përditshme për shtyp duke ngrirë çmimet, do të luftonin  inflacionit, por nuk funksionon kështu. Sot ngrijnë çmimet, nesër i shkrijnë dhe përderisa vazhdojnë me këtë lloj gjimnastike politike, do të goditen në kokë. Shporta…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Llaskarc” është shtyrë për më 20 prill të vitit 2023. Rasti ende është në procedurë të dëshmive dhe në seancën e sotme duhej të vazhdojë me marrjen në pyetje të ekspertit të katërt i cili ka punuar për superekspertizën, por mëngjesin e sotëm është marrë njoftimi se një nga anëtarët e këshillit gjykues është në trajtim spitalor.  Për arsyen e shtyrjes së seancës së sotme, mediat u informuan në mënyrë shtesë nga Zyra për Marrëdhënie me Opinionin e Gjykatës Penale. Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Darko Jakimovski.…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos…

Lexo më Shumë

Në një aksident që ndodhi të dielën në Mbrëmje në Itali kanë humbur jetën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas italian. Tragjedia ndodhi në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale. Përplasja shumë e fortë e automjeteve kokë më kokë ka sjellë vdekjen e menjëhershme të një të riu nga Asti dhe tre të rinjve nga Maqedonia e Veriut. 23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër. Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, ndërsa forca e përplasjes së automjeteve…

Lexo më Shumë

Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, pritet të jep dorëheqje nga posti i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dorëheqja vjen pas vdekjes së një foshnje të porsalinduri dje. Obednikovski për “Nezavisen” ka konfirmuar shkurt se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit për arsye morale. “Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si drejtor i Spitalit klinik të Manastirit. Do të jetë zyrtare dhe për arsye morale”, na tha doktor Obednikovski. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas njoftimin për vdekjen e foshnjës në spitalin e Manastirit, tha se nesër do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe…

Lexo më Shumë

Statutet e partive politike në Maqedoninë e Veriut nuk nuk lejojnë ekzistencën e fraksioneve. Por pavarësisht kësaj, ka pasur tentativa për veprime të tillë edhe në të kaluarën. Filluan si fraksione, por zakonisht përfundonin ose si subjekte të reja politike ose jashtë partisë mëmë. Analistët thonë se partitë maqedonase dhe ato shqiptare nuk janë mjaft të pjekura për këso lloj të aksioneve demokratike. Vladimir Boxhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike thotë për Radion Evropa e Lirë se, fraksionizmi në parti kërkon një shkallë më të lartë të demokracisë. “Brenda partive tona ekziston frika se një fraksion i caktuar mund të…

Lexo më Shumë

“Fondi për Inovacione dhe Zhvillimit Teknologjik, përmes instrumenteve të tij financiare, bashkëfinancon 1.080 projekte, me investime të përbashkëta rreth 112 milionë euro. Prej tyre mbi 50 për qind janë kompani fillestare, të themeluara kryesisht nga të rinjtë”, tha kryeministri Dimtiar Kovaçevski. Ai shtoi se viti i kaluar ishte viti i tretë radhazi në të cilin kompanitë që kanë bërë investime kanë marrë mbështetjen e plotë financiare, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme kur planifikohen fondet në dispozicion në kushte krize. “Vitin e kaluar kemi pasur një pagesë rekord prej 23 milionë euro, si dhe një numër rekord të kompanive të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit sot publikoi thirrje të re publike për kthimin e transportuesve privatë në sektorin publik. Në dy thirrjet e para nuk është paraqitur askush, ndërsa siç informojnë nga Qyteti, thirrja e tretë ka dështuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruesve të aplikacioneve. “Parashtruesit e aplikacioneve kishin dokumentacion jo të plotë. Procedura vijon dhe shpresojmë se së shpejti do të zbatohet me sukses, për çka do të informoheni me kohë”, thonë për MIA-n nga Qyteti i Shkupit. Në ueb faqen e Qytetit sot u publikua një shpallje e re me kushtet identike si dhe të asaj…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në fshatin Merovë të Komunës së Zhelinës digjen dy shtëpi dhe një kasolle. Policia e Tetovës raporton për zjarrvënie të qëllimshme, duke njoftuar arrestimin e një 57-vjecari I cili përvec shtëpisë së tij ka tentuar ta djegë edhe shtëpinë e të afërmit. “Mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 57- vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës, i cili nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar, sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi…

Lexo më Shumë

Deputetja e BDI-së, Artan Bilalli Zendeli ka përshëndetur dërgimin e përfaqësuesëve nga një pjesë e mirë e partive politike në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Ajo në Klan Debat shtoi se VMRO-ja opozitare ka gabuar që e bojkoton procesin në fjalë. “Ikja nga debati nuk i ndihmon procesit dhe nuk flet për seriozitet dhe për interesim për zgjidhjen e kësaj çështjeje me rëndësi”, deklaroi mes tjerash Bilalli Zendeli në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

Lexo më Shumë

Agjendë ambicioze. Forcim i lidhjes së OSBE-së me Gjeorgjinë. Ndihmë në ballafaqimin me sfidat e reja. Mbështetje për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Kështu është vlerësuar misioni i Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani, në Kaukazin e Jugut, respektivisht në Gjeorgji, nga krerë të lartë shtetëror. Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut sot ka nisur bizitën katërditëshe nga Tbilisi, Gjeorgji. “Dua të përcjell mesazhin se OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje thelbësore për Gjeorgjinë në zbatimin e angazhimeve në të tre dimensionet, gjë që do të kontribuojë për zbatimin e proceseve të reformave të tyre të brendshme. Uniteti në…

Lexo më Shumë