Statutet e partive politike në Maqedoninë e Veriut nuk nuk lejojnë ekzistencën e fraksioneve. Por pavarësisht kësaj, ka pasur tentativa për veprime të tillë edhe në të kaluarën. Filluan si fraksione, por zakonisht përfundonin ose si subjekte të reja politike ose jashtë partisë mëmë. Analistët thonë se partitë maqedonase dhe ato shqiptare nuk janë mjaft të pjekura për këso lloj të aksioneve demokratike.
Vladimir Boxhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike thotë për Radion Evropa e Lirë se, fraksionizmi në parti kërkon një shkallë më të lartë të demokracisë. “Brenda partive tona ekziston frika se një fraksion i caktuar mund të punojë kundër interesave të vetë partisë, pra të jetë si kali i Trojës, që të rrënon nga brenda. Kjo është arsyeja pse që në fillim është e nevojshme të përcaktohet se mbi cilat parime do të punojë ai fraksion. Ai fraksionizëm duhet të jetë për një ide, jo për grupe të ndryshme. “Ajo që shohim me Grupin e Zjarrit në fakt nuk është çështje e pikëpamjeve të ndryshme për një çështje të caktuar, por një përplasje e hapur, një betejë mes personaliteteve të ndryshme brenda vetë partisë”, thotë Boxhinovski.
Parashikimet e analistëve politikë janë se ky fraksion me shumë gjasa do të jetë vetëm një “kalim” drejt formimit të një subjekti të ri politik në bllokun shqiptar.
“E njëjta gjë mendoj se do të ndodhë edhe me “Grupin e Zjarrit”, i cili në kundërshtim me statutin vepron si grup i veçantë dhe nuk respekton vendimet e organeve qendrore të partisë. Bëhet fjalë për një dallim konceptual dhe ideologjik mes këtyre grupeve që preferojnë koalicione të ndryshme me partitë e bllokut maqedonas. Mund të vërehet se Grupi i Zjarrit ideologjikisht janë më shumë djathtas, dhe BDI, siç pritej për shkak të koalicionit me LSDM-në, janë më të majta dhe mendoj se nga këtu burojnë të gjitha ndarjet”, thotë analisti Xhelal Neziri. (INA)
Data 26.08.2026
Aktuale
- Kurti, VLEN-i dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane mblidhen në Shkup: Mesazhi i fortë pas nisjes së punimeve për autostradën Shkup-Bllacë!
- EKSKLUZIVE/ Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore. Nga Demo te Meidani
- Sejdi kundër ministrit Shasivari: Provimi i jurisprudencës në teori dhe praktikë duhet të mbahet në shqip
- Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?
- Bakiu: Për autostradën Shkup–Bllacë mund të falet një gabim, por jo dështimi i përsëritur për dekada!
- Zverneci 2? Pse filmon? Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person
- Toshkovski: Rreth 310 të rinj që plotësuan kriteret do të bëhen nxënës të Shkollës së Mesme Policore
- Memov: Fondi Pensional në vit ndan mbi 220 milionë euro për FSSH-në për pensionistët, kjo metodë duhet të ndryshojë



