KOVAÇEVSKI: GJITHÇKA KONFORM MARRËVESHJES, S`KA PENALITETE” Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut para dy ditëve, kompanisë që realizon Korridorin 8 dhe 10D tashmë I ka paguar shumën prej 120 milion euro, njofton KlanM. “Kam informacione të sigurta se para dy ditëve nga arka në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërote janë transferuar para përmes Ministrisë për Transport, rreth 7 miliardë e 250 milion denarë – rreth 120 milion euro. Këto mjete supozoj se tashmë ka hyrë në llogarinë e kompanisë që ndërton pjesë të Korridorit 8 dhe 10D” – tha Hristijan Mickoski. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se…
Author: Jeta almakos
Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit S.S.(39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale “përfaqësim i rremë” nga neni 391 dhe “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 i Kodit Penal. Gjatë identifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, i akuzuari është paraqitur rrejshëm si punonjës i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka përdorur letërnjoftim të rremë zyrtar për atë pozicion që pretendonte se mbante.
MPB ka njoftuar sot se është kapur dhe arrestuar një i burgosur që ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës, përcjell KlanM. Bëhet fjalë për një 29 vjeçar nga Gostivari. “Më datën 26.04.2023 rreth orës 15:15 minuta në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 29-të vjeçarin Z.I. nga f. Debreshë-Gostivar. Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tre vjetëve për vepra penale të kryera në bazë të nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal, kurse është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhëresës gjyqësore…
Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe akuzat e ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja palëve për mospërmbushje të detyrimeve ndërkombëtare, përshkuan debatin e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Debati u zhvillua mbi një raport të Misionit të OKB-së për situatën në Kosovë, nga tetori i vitit të kaluar që përfshinë tensionet që përfshinë veriun e Kosovës. Të dyja palët e kritikuan raportin si të paplotë, por ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të vazhdojë të funksionojë, ministrja…
Sofja dhe Shkupi nuk do ta shënojnë së bashku 120 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit më 4 maj, deklaroi sot ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov. Në konferencën për mediat në Sofje, siç raportojnë mediat bullgare, Millkov tha se nuk është arritur marrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shënimin e përbashkët të vdekjes së Dellçevit më 4 maj, edhe pse kishte marrëveshje të tilla dhe praktika në vitet e kaluara. “Do ta shënojmë në Bullgari në qytetin e Goce Dellçevit me pjesëmarrje të nivelit më të lartë. Në këto festime janë të mirëseardhur edhe përfaqësues…
Autoritetet as nuk mohojnë dhe as nuk duan të konfirmojnë, nëse dhe sa para janë transferuar në llogarinë e Behtel dhe Enka deri më tani. Alsat i kërkoi drejtorit të NPRRSH Ejup Rustemi të shpjegojë se si do të shkojë pagesa e parave që konsorciumi turk do ti marrë këtë vit, por nga Ndërmarrja Publike u përgjigjën me shkrim, sepse Rustemi nuk ishte në gjendje të jepte deklaratë para kamerave. Dhe në vend të përgjigjeve që janë në interes të publikut, ne morëm të dhëna të pakta që publiku i di tashmë një muaj. “Bazuar në obligimet e Marrëveshjes, dhe…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhuruar libra për Bibliotekën shqipe të Manastirit. Osmani është në një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Në një ceremoni të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Osmani ka dhuruar një kontingjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, që është në themelim e sipër.Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit. Tutje, presidentja ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty…
Me përkushtim, solidaritet, bashkëpunim dhe kreativitet do të sigurojmë stabilitet dhe prosperitet në kushtet aktuale, tha presidenti Stevo Pendarovski para pjesëmarrësve të edicionit të 12-të të Samitit Maqedonia 2025, në të cilin në dy ditët e kaluara mbi 500 pjesëmarrës – liderë, biznesmenë, investitorë, ndanë informacione, përvoja dhe njohuri dhe hodhën bazat për bashkëpunim dhe projekte. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë për zhvillimet ekonomike, mundësitë dhe potencialet e investimeve, teknologjitë e reja, si dhe zgjidhjet inovative dhe kreative të biznesit. Pendarovski shprehu besimin se si rezultat i agjendës intensive dyditore në të ardhmen e afërt do të jemi dëshmitarë të…
Në tre muajt e parë të vitit janë zbuluar 20 raste të kontrabandimit të emigrantëve ose hyrjes ilegale të 2.654 personave, ndërsa tek aksidentet e trafikut dhe për numrin e viktimave në aksidente kemi ulje për 3,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur kritikave për punën e MPB-së që i ka drejtuar deputeti Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE në pjesën e pasdites së seancës kuvendore për pyetje të deputetëve. Spasovski tha se rezultatet e MPB-së për vitin 2022 kanë qenë më të mirat në…
Përplasjen e dy ditëve të fundit në Këshillin gjyqësor kanë sjellë reagime nga institucione të shumta! Presidenti i vendit Stevo Pendarovski përmes një komunikate me shkrim është shprehur se skenat në Këshill nuk i kanë hije organit që ka një rol shumë të përgjegjshëm, andaj me veprime të tilla ulet edhe më shumë besueshmëria, jo vetëm e Këshillit Gjyqësor, por edhe besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka kumtuar se me shumë shqetësim po i ndjek ngjarjet në Këshillin Gjyqësor. Shtojnë se pavarësisht se Këshilli është organ autonom dhe i pavarur që duhet…
Aleanca për Shqiptarët rikujton ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ja komunikata: 27 Prilli është dita e rezistencës dhe betejës kundër një regjimi, sakrificës së liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe dita që solli kthesën historike për faktorizimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rikthimin e shtetit në binarët e demokracisë e të vlerave perëndimore! Nga kjo datë arritëm antarësimin e plotë në NATO dhe vazhdojmë rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian, ndërsa shqiptarët të bëhen faktor kyç të paqes dhe progresit në rajon. Në këtë ditë kujtojmë edhe sakrificën e Feta Alimit…
Me vetëm 7 vota, shumë lehtë dje Këshilli gjyqësor e shkarkoi kryetaren, por sot kur duhej ty zgjidhnin të riun, nuk munden të votojnë, ndonëse të pranishëm ishin gjithsej 12 anëtarë me të drejtë të plotë vote nga totali i përgjithshëm 13. Nënkryetari Selim Ademi u ankua se seanca duhet të shtyhet pasi që anëtarët e Këshillit u pajtuan që kur të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri, të jenë të pranishëm të gjithë anëtarët. https://www.youtube.com/watch?v=SU6HZc4rzOo “Për arsye të justifikueshme një anëtar i Këshillit Gjyqësor nuk është sot i pranishëm dhe për arsye se të gjithë pajtohemi se kur kemi pikë…

