Author: Isen almakos

Propozimi i qeverisë që Teuta Arifi të dërgohet si ambasadore në BE në Bruksel mori dritë të kuqe. Nuk e ka kaluar filtrin e Bashkimit Evropian, shkruan MKD.mk, përcjell in7 Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, në mars të këtij viti, u propozua për ambasadore në BE. Pas vendimit në Mars të këtij viti të Qeverisë, partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kërkoi nga Bashkimi Evropian që të refuzojë akreditimin për Teuta Arifin. “Është detyrë e jona si qytetarë të këtij vendi dhe si opozitë të kërkojmë nga BE-ja që të refuzojë akreditimin e Teuta Arifit. “Akreditimi i saj do të ishte…

Lexo më Shumë

Një gazetare e Radios Evropa e Lirë humbi jetën në Kiev, pas sulmit me raketa të Rusisë në ditën kur Guterres vizitonte vendin. Pamjet tregojnë momentin kur ekipet e shpëtimit nxjerrin trupin e producentes nga rrënojat e një godine banimi në Kiev. Radio Evropa e Lirë tha në një deklaratë se Vira Girich, e cila kishte punuar për byronë në Kiev që prej shkurtit të vitit 2018, ishte vrarë pasi një prej raketave kishte goditur pallatin ku jetonte. Kjo është vdekja e parë e raportuar në sulmin e së enjtes në kryeqytet. Fillimisht, u fol vetëm për të plagosur, por…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në një fshat të Tetovës është sulmuar fizikisht një grua 57 vjeçe, nga djali dhe bashkëshortja e tij. “Një 57-vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, dje (28-prill) në ora 15:40 në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 11:30 në shtëpinë e tyre familjare ka qenë e sulmuar fizikisht nga djali dhe bashkeshortja e tij. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Rusët jo vetëm po sulmojnë e po shkatërrojnë Ukrainën, por edhe po vjedhin rezervat e grurit në zonat që ata pushtojnë. Zyrtarët ukrainas të cilët bënë akuzat, thanë se ky është një veprim që rrit kërcënimin për sigurinë globale të ushqimit. Ministria e Jashtme e Ukrainës tha për Reuters se plaçkitja e rezervave te grurit nga rajoni Kherson, si dhe bllokimi i dërgesave nga portet e Ukrainës dhe minimi i korsive të transportit, kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës. Nëpërmjet veprimeve të saj të paligjshme, Rusia po grabit jo vetëm Ukrainën, por edhe konsumatorët jashtë vendit, tha ajo. OKB vlerëson se…

Lexo më Shumë

Pavarësisht kufizimeve izraelite, mijëra besimtarë kryen namazin e fundit të xhumasë në Ramazan Rreth 160.000 besimtarë sot e kanë falur namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin lindore të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA). Pavarësisht kufizimeve izraelite, mijëra besimtarë kryen namazin e fundit të Xhumasë në Ramazan, muaji i shenjtë i muslimanëve. Drejtoria e Vakëfeve Islame të Kudsit tha se rreth 160.000 njerëz e kanë falur namazin e xhumasë në Al-Aksa. Pas faljes, disa grupe palestineze shpalosën një flamur palestinez në shkallët e Xhamisë Kubetussahra (Kupola e Shkëmbit) dhe brohoritën parulla. Policia izraelite sot ndërhyri me plumba gome dhe…

Lexo më Shumë

Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në Bujanoc, kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka arritur votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, vetë Kamberi. “Po, i kam votat e mjaftueshme për të qenë deputet në parlamentin e Serbisë”, tha ai. Kamberi, në zgjedhjet e 3 prillit garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Ai, kishte kërkuar ri-përsëritje të votimit, pasi sipas tij zgjedhjet janë karakterizuar me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të “pasivizimit të adresave të shqiptarëve”.…

Lexo më Shumë

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, disa të vdekur dhe të plagosur (video) Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në një fabrikë llaku dhe bojërash të tjera në zonën e Tuzlas, në pjesën aziatike të Stambollit. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të madh, i cili ka tronditur zonën. Paraprakisht bëhet me dije për 3 të vdekur dhe 9 të plagosur. Fillimisht zjarri nisi në një repart të fabrikës dhe më pas u përhap në reparte të tjera. Ndërkohë që vijonin flakët, personat që gjendeshin aty kanë marrë telefonat për të filmuar duke fiksuar edhe momentin e shpërthimit…

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij në forumin e sotëm “100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ministri Bekim Sali ka potencuar rëndësinë e vaksinimit si masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. “Vaksinat e përdorura janë të sigurta dhe të mbrojtura”, theksoi Sali. Konkretisht, në 100 ditët e kaluara ishim të fokusuar në veçanti në qasje individuale, me qëllim që imunizimi të jetë sa më afër qytetarëve, më afër vendbanimit të tyre, shtoi ministri i Shëndetësisë. “Ne po e ndjekim vazhdimisht situatën epidemiologjike, si dhe rekomandimet aktuale për…

Lexo më Shumë

Disa anëtarë të Sashkut dhe Ministrisë së Arsimit prej sot do të ulen në tavolinë të përbashkët së bashku me mediatorin për të gjet një zgjidhje për kërkesat e tyre. Takimet e të dyja palëve do të zgjasin 10 ditë dhe më qofë se nuk merren vesh greva do të vazhdojë. Nedellkov tha se një pjesë e arsimtarëve janë spinuar dhe kërkojnë vazhdimin e grevës, ai u bëri thirrje që të ndjekin instrucionet e Sashkut dhe mos të bien pre e provokimeve, pasi ligji obligon arsimtarët që të kthehen në punë. Sipas tij të gjithë profesorët dhe arsimtarët janë kthyer…

Lexo më Shumë

Më datë 27.04.2022, ministri i diasporës, Xhemail Çupi filloi vizitën e punës në Republikën Federale të Gjermanisë, i shoqëruar nga antarët e kabinetit të tij. Takimin e parë e realizoi në Dyseldorf, në hapsirat e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare ku u prit nga Kryetari i Unionit të qendrave islame shqiptare në Gjermani (Uiazd) Mensur Halili, kolegët e tij dhe antarët e tjerë të kryesisë dhe unionit. “Gjatë takimit këmbyem mendime rreth pozitës të diasporës në Gjermani, ndër tjerash u bisedua edhe për mundësit që shteti amë ua ofron mërgatës tonë, në këtë rast në Gjermani. Kryetari i unionit dhe antarët…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka sharë me rob në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. “A robt ja q***a”, dëgjohet Tahiri duke thënë teksa godet tavolinën. Kjo ka ndodhur pasi deputetët e PDK-së e kanë ndërprerë fjalën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka dhënë qëndrimin e saj për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj dhe u deklarua lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë, njofton Klankosova.tv. https://m.youtube.com/watch?time_continue=15&v=TxRJmlpmfnk&feature=emb_logo

Lexo më Shumë