Shkruan: Xhafer Ymeri, Kumanovë/Bazel Vështrim mbi Librin e Prof. Dr. Nusret Pllana “GJENOCIDI DYSHEKULLOR SERB NDAJ SHQIPTARËVE 1844-1999″! (THE SERBIAN GENOCIDE ON ALBANIANS 1844-1999)! ky libër duhet ta ketë vendin midis librave të shenjta (Biblës dhe Kuranit) në secilin raftlibrash jo vetëm të Shqiptarisë! U botua në 10 gjuhë të Botës dhe i pasuruar me më shimë se 376 fotopamje sa të dhimbshme aq edhe rrënqethëse! Iu shpërnda 751 antaëve të Parlamentit dhe 28 antarve të Komisionit Evropjan! Si në shumë vende të botës edhe në Muttenz të Zvicër u përcoll me shumë vëmendje, dhimbje dhe lot! Djaloshi që dikurë…
Author: Isen almakos
Për çfarë do të shërbejnë 86.000.000 € të dhuruara nga Zvicra në Kosovë Në këta sektorë të Kosovës do të dhurohen miliona euro nga shteti zviceran Saturday, 14 May 2022 – 14:30 albinfo.ch Zvicra është një mike e madhe e shtetformimit të Kosovës si nga ana politike, ashtu edhe nga investimet e këtij shteti në Kosovë, veçanërisht në ndihmen ekonomike që ky shtet dhuron për projektet e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Zvicra dhe Kosova kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve, e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor. Zvicra dhe Kosova takohen…
Njëherë e vrajnë gazetaren palestineze, pastaj i rrahin njerëzit që ja mbajnë kufomën (shih videon). E masi kemi trima që krekosen që e kanë çel ambasadën e Kosovës në Jerusalem, ishin dasht me pas boll ftyrë e guxim edhe me reagu kundër këtij brutaliteti në Jerusalem se ambasada tash sun thote ‘po se kemi pa kete dhune se s’kemi ambasade ne kete qytet”! Shteti që m’përfaqëson mu s’po du me qenë frikacak, indiferent e mendu veç për veti. Nese je indiferent ndaj dhunës & vrasjes së gazetarëve, je tu e aprovu këtë sjellje. Hajde Kosovë, ta njefsha zanin e mirë!…
Ish prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristovska është në pritje të bineqëve. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Aleksandra-Sashka Cvetkovska, e cila ka shpërndarë një fotografi me prokurororen e cila është shtatzënë, ndërkaq në mbishkrim ka shkruar se në fotografi janë katër persona, duke lënë të nënkuptohet se Ristovska po pret bineq. “Jo vetëm shoqe, por frymëzim. Një ditë shpresoj që shoqëria do të vlerësojë atë çfarë ajo na e dha me guximin, integritetin dritën dhe bukurinë e saj. Trimëresha Lençe. Ne të katërt”, ka shkruar gazetarja Cvetkovska.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listë të kandidatëve për deputetë nga partia e tij të ketë edhe shqiptarë. “Në listë, pse jo ne kemi anëtarë prej të gjithë nacionaliteteve, kemi dhjetëra shqiptarë turqë, rom..”, tha Mickoski. /KlanMacedonia/
Nga Belind Këlliçi Koka e qeverisë ka thënë në Bruksel se “nëse Shqipëria nuk kalon në fazën e negociatave, vendi i tij do të ndryshojë kurs”. Kjo deklaratë mohon aspiratën europiane të popullit shqiptar dhe na kthen pas në vitin 1946, kur Enver Hoxha realizonte bashkimin doganor me Jugosllavinë. Vuçiç është i njohur për deklarata të ngjashme dhe lojë me dy porta me BE dhe Rusinë. Rama e imiton gërmë për gërmë. Ky karshillëk i Ramës ndaj BE ka nisur me Open Balkan dhe po degjeneron në një akt tradhtie kombëtare. Shqipëria nuk do të ndryshojë kurs! Opozita nuk ka…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur të premten se vendi i tij nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai tha se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve. “Ne po ndjekim me kujdes zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk jemi të një opinioni të favorshëm”, u tha Erdogani gazetarëve. Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që…
Një aeroplan që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për aterimin është se një udhëtar në moshë të thyer që ka udhetuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë, transmeton Almakos. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhetarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para bëhet fjalë për sulm në zemër. Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do…
Revista Fokus ka publikuar faturën që ka paguar ministri aktual i Shëndetësisë, Bekim Sali, për organizimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit. Në faturën të ciliën ministri Sali ia ka dërguar redaksisë së Fokus, vërehet se ai faturën e ka paguar nga xhepi i vet, respektivisht nga llogaria e klinikëd së tij dentare “Mollar”, e jo nga buxheti i institucionit që drejton, siç bëjnë zakonisht shumica funksionarëve tjerë kur organizojnë solemnitete, transmeton Almakos. Një meny iftari në hotel Hilton, ka kushtuar 1.000 denarë, me lirim 30 për qind. Sali gjatë Ramazanit mes tjerash ka organizuar iftar edhe për kolegët në…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se është arr*estuar një 19-vjeçar nga Tetova pasi paraprakisht një 57-vjeçar ka raportuar se ai, gjegjësisht nipi i tij, e ka s*ulmuar fizikisht. “Me datë 13.05.2022, personi A.A. (19) nga Tetova është ndaluar nga zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë pasi që personi I.E. (57) nga Reçica e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00.20 në rrugën “107” në Tetovë është su*lmuar fizikisht nga nipi i tij A.A. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe do të vijojë nj parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.
Kurti takohet me një hoxhë në Dallas, ja çfarë flet ky i dyti për takimin 22:23 | 12 Maj 2022 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me një hoxhë në Dallas të Teksasit. Faqja e një xhamie në Dallas ka publikuar atë që ky prijës fetar ka thënë për takimin me Kurtin. “Mbrëmë pata nderin të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse sinqerisht nuk di shumë për politikat e tij dhe qëndrimet e tij për çështjet islame, e pashë të ishte një njeri shumë i sjellshëm, me këmbë në tokë, i respektueshëm dhe pasionant. Gjëja që…
Qendra e re Klinike në Gjorçe Petrov, grup punues mes katër partive politike Qeveria nuk heq dorë për realizimin e Qendrës së re Klinike Universitare, pavarësisht bllokadës gati dy vjeçare politike, duke formuar tash më një grup të ri pune i përbërë nga dy anëtarë për çdo parti politike. Siç mësoi jo zyrtarisht Alsat, grupi është angazhuar të shqyrtojë zhvendosjen e mundshme si lokacion të Qendrës Klinike në rajonin e Gjorçe Petrovit. Por, Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se me angazhimin e VMRO-së opozitare në këtë grup, shpresojnë të mos ketë më bllokada në Kuvend. “Grupi i punës që…