Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, është në mesin e mysafirëve në kongresin e partisë Alternativa që po mbahet sot në Shkup. Kovacevski është i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e LSDM, deputetja Sonja Llukarevska. Kongresi i Alternativës po mbahetn nën moton “Gjithmonë ka Alternativë”, në Orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup dhe do zhvillohet në dy faza. Rendi i ditës është si në vijim: Ora 12:00 – 13:30 pjesa e hapur e Kongresit – program kulturor dhe artistik – Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit Rinor – Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit të Gruas – Fjala…
Author: Isen almakos
Në Shkup partia “Alternativa” ka filluar kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi po mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup në prezencë të shumë mysafirëve nga subjekte tjera politike, si dhe nga kori diplomatik. Kongresi do të mbahet në dy pjesë. Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit…
Me kënaqësi të veçantë sot në Kërçovë mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Shoqata e Infermiereve Shqiptare, deklaroi për mediat ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke joftuar se është diskutuar për mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre për avancimin e statusit të infermiereve-teknikëve dhe, në përgjithësi, të sistemit shëndetësor. “Takimi ishte në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Infermierisë dhe pjesë e takimeve të rregullta me përfaqësues të fushës së mjekësisë, ku bashkërisht nxjerrim përvoja dhe shkëmbejmë leksionet e reja që dalin nga sfidat e përditshme. Edhe një herë i shpreh falënderimet tona për përpjekjet e tyre mbinjerëzore…
Shkruan: Xhafer Ymeri, Kumanovë/Bazel Vështrim mbi Librin e Prof. Dr. Nusret Pllana “GJENOCIDI DYSHEKULLOR SERB NDAJ SHQIPTARËVE 1844-1999″! (THE SERBIAN GENOCIDE ON ALBANIANS 1844-1999)! ky libër duhet ta ketë vendin midis librave të shenjta (Biblës dhe Kuranit) në secilin raftlibrash jo vetëm të Shqiptarisë! U botua në 10 gjuhë të Botës dhe i pasuruar me më shimë se 376 fotopamje sa të dhimbshme aq edhe rrënqethëse! Iu shpërnda 751 antaëve të Parlamentit dhe 28 antarve të Komisionit Evropjan! Si në shumë vende të botës edhe në Muttenz të Zvicër u përcoll me shumë vëmendje, dhimbje dhe lot! Djaloshi që dikurë…
Për çfarë do të shërbejnë 86.000.000 € të dhuruara nga Zvicra në Kosovë Në këta sektorë të Kosovës do të dhurohen miliona euro nga shteti zviceran Saturday, 14 May 2022 – 14:30 albinfo.ch Zvicra është një mike e madhe e shtetformimit të Kosovës si nga ana politike, ashtu edhe nga investimet e këtij shteti në Kosovë, veçanërisht në ndihmen ekonomike që ky shtet dhuron për projektet e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Zvicra dhe Kosova kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dypalëshe, duke filluar nga çështjet sociale, mbrojtja dhe nxitja e investimeve, e deri te bashkëpunimi policor e gjyqësor. Zvicra dhe Kosova takohen…
Njëherë e vrajnë gazetaren palestineze, pastaj i rrahin njerëzit që ja mbajnë kufomën (shih videon). E masi kemi trima që krekosen që e kanë çel ambasadën e Kosovës në Jerusalem, ishin dasht me pas boll ftyrë e guxim edhe me reagu kundër këtij brutaliteti në Jerusalem se ambasada tash sun thote ‘po se kemi pa kete dhune se s’kemi ambasade ne kete qytet”! Shteti që m’përfaqëson mu s’po du me qenë frikacak, indiferent e mendu veç për veti. Nese je indiferent ndaj dhunës & vrasjes së gazetarëve, je tu e aprovu këtë sjellje. Hajde Kosovë, ta njefsha zanin e mirë!…
Ish prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristovska është në pritje të bineqëve. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Aleksandra-Sashka Cvetkovska, e cila ka shpërndarë një fotografi me prokurororen e cila është shtatzënë, ndërkaq në mbishkrim ka shkruar se në fotografi janë katër persona, duke lënë të nënkuptohet se Ristovska po pret bineq. “Jo vetëm shoqe, por frymëzim. Një ditë shpresoj që shoqëria do të vlerësojë atë çfarë ajo na e dha me guximin, integritetin dritën dhe bukurinë e saj. Trimëresha Lençe. Ne të katërt”, ka shkruar gazetarja Cvetkovska.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e përjashton mundësinë që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në listë të kandidatëve për deputetë nga partia e tij të ketë edhe shqiptarë. “Në listë, pse jo ne kemi anëtarë prej të gjithë nacionaliteteve, kemi dhjetëra shqiptarë turqë, rom..”, tha Mickoski. /KlanMacedonia/
Nga Belind Këlliçi Koka e qeverisë ka thënë në Bruksel se “nëse Shqipëria nuk kalon në fazën e negociatave, vendi i tij do të ndryshojë kurs”. Kjo deklaratë mohon aspiratën europiane të popullit shqiptar dhe na kthen pas në vitin 1946, kur Enver Hoxha realizonte bashkimin doganor me Jugosllavinë. Vuçiç është i njohur për deklarata të ngjashme dhe lojë me dy porta me BE dhe Rusinë. Rama e imiton gërmë për gërmë. Ky karshillëk i Ramës ndaj BE ka nisur me Open Balkan dhe po degjeneron në një akt tradhtie kombëtare. Shqipëria nuk do të ndryshojë kurs! Opozita nuk ka…
Një aeroplan që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për aterimin është se një udhëtar në moshë të thyer që ka udhetuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë, transmeton Almakos. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhetarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para bëhet fjalë për sulm në zemër. Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do…
Revista Fokus ka publikuar faturën që ka paguar ministri aktual i Shëndetësisë, Bekim Sali, për organizimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit. Në faturën të ciliën ministri Sali ia ka dërguar redaksisë së Fokus, vërehet se ai faturën e ka paguar nga xhepi i vet, respektivisht nga llogaria e klinikëd së tij dentare “Mollar”, e jo nga buxheti i institucionit që drejton, siç bëjnë zakonisht shumica funksionarëve tjerë kur organizojnë solemnitete, transmeton Almakos. Një meny iftari në hotel Hilton, ka kushtuar 1.000 denarë, me lirim 30 për qind. Sali gjatë Ramazanit mes tjerash ka organizuar iftar edhe për kolegët në…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se është arr*estuar një 19-vjeçar nga Tetova pasi paraprakisht një 57-vjeçar ka raportuar se ai, gjegjësisht nipi i tij, e ka s*ulmuar fizikisht. “Me datë 13.05.2022, personi A.A. (19) nga Tetova është ndaluar nga zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë pasi që personi I.E. (57) nga Reçica e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00.20 në rrugën “107” në Tetovë është su*lmuar fizikisht nga nipi i tij A.A. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe do të vijojë nj parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

