Një aeroplan që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për aterimin është se një udhëtar në moshë të thyer që ka udhetuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë, transmeton Almakos.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhetarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para bëhet fjalë për sulm në zemër.
Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Një votë për të ardhmen e tyre politike
- Tragjedia e natës: Motoçiklisti humb jetën në aksidentin e tmerrshëm në Llapnasellë
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
- Çmimet e ushqimeve në Evropë: Pse disa vende paguajnë më shumë se të tjerët?
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Naim Murseli në gjyq: Apeli për dënimin e përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes
- Rama kërkon sërish dialog, vendosen ftesat te karriget dhe tavolina prej guri para Kryeministrisë
- Nuk ndalen protestat kundër Ramës! Studentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit



