Author: Isen almakos

Profesori, ekonomisti dhe autori i shquar amerikan Paul Krugman, laureati i çmimit Nobel, vjen në Shkup. Krugman do të flasë në hapjen e konferencës së sivjetme të Forumit Ekonomik të Shkupit (SEFF), platformë për dialog për çështje ekonomike dhe financiare, e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krugman mori çmimin Nobel për ekonomi në vitin 2008 për hulumtimin që ripërcakton teoritë ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare dhe gjeografisë ekonomike, dhe riorienton hulumtimet e mëtejshme për këto tema. Duke demonstruar efektet e ekonomive të shkallës në modelet tregtare dhe vendndodhjen e aktivitetit ekonomik, ai…

Lexo më Shumë

Përparim Avdili, është prej 17 majit të këtij viti edhe zyrtarisht, kryetar i FDP-së (Partisë Liberale) për qytetin e Cyrihut. Siç pati shkruar albinfo.ch rreth një muaj më parë, zgjedhja e tij në këtë post ishte e pritshme dhe do të bëhej në kuvendin e përgjithshëm të partisë në nivel të qytetit të Cyrihut, e cila do të mbahej sot. Siç thuhet në një komunikatë të kësaj partie, “në mbledhjen e sotme të përgjithshme, anëtarët e FDP-së së qytetit të Cyrihut njëzëri zgjodhën Përparim Avdilin për kryetar të ri të partisë, në nivel të qytetit. Partia është e kënaqur që…

Lexo më Shumë

Prej sot të posalindurve në Spitalin Klinik të Tetovës, në repartin e Neonatologjisë do të ju kontrollohet niveli i bilirubinës nëpërmjet aparatit Bilicheck, një donacion në vlerë prej 175.000 den nga kompania Medis. “Deri tani ky ekzaminim është bërë me ekzemplar nga gjaku venoz( me gjilpërë duke i traumatizuar të posalindurit) ndërsa me këtë lloj aparati, pa dhimbje, vetëm nëpërmjet kontaktit në lekurë bëhet e gjithë procedura e matjes së nivelit të bilirubinës(monitorues optik)”, thotë drejtori i spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi. Ai thekson se kjo është një lehtësi e madhe kjo edhe për personelin tonë mjekësor, që në…

Lexo më Shumë

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti në emisionin Pressing në T7, tha se LDK u formua nga strukturat e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. “LDK, është diçka publike që dihet, është një transformim i strukturave të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në një forcë politike të caktuar”, tha Mahmuti. Strukturat e Lidhjes socialiste të popullit punonjës kanë qenë në çdo fshat në çdo bashkësi lokale, në çdo lagje dhe me automatizëm dorëzohen librezat e tyre partiake dhe kaluan në LDK”, theksoi ai. “Ky proces i transformimit të saj ka qenë një proces pozitiv sepse ndërprehet ajo formë e perceptimit të strukturave politike…

Lexo më Shumë

Kur mendohej se kanë vendosur të pushojnë krejtësisht nga politika, katër ish deputetë të PDSH-së janë bë bashkë në rrethinën e Gostivarit. Ambienti i bukur pranveror në restorantet e fshatit Vrutok si duket nuk është arsyeja e vetme pse janë ulur bashkë ish deputetët Orhan Ibrahimi nga Likova-Kumanova, Gazmend Aliu bga Gostivari, Merale Uzeiri Ferati nga Tetova dhe dhe Bekim Fazliunga Kondova-Saraji. Së paku keshtu mund të konstatohet nga sllogani me të cilin kanë shoqëruar fotografinë e publikuar në Facebook, që është: “Së shpejti…”. E për katër politikanë dhe ish deputetë një slogan i tillë nuk ka se si mos…

Lexo më Shumë

Dibranët përbëjnë ndër komunitetet më të mëdha shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë të organizuar në Shoqatën Atdhetare Dibra (SHAD) me seli në Nju Jork, ku janë të koncentruar numri më i madh i tyre. Kjo shoqatë më 29 maj do të zgjedhë kryetarin e ri në proces të votimit të mërgimtarëve. “Ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin Zgjedhor të SHAD-it më 29 Maj 2022, 12:00pm në Hilton Hotel, Staten Island”, thuhet në njoftimin e Shoqatës. Në këtë njoftim thirren të gjithë kandidatët e interesuar për kryetar të SHAD-it, të shpallin kandidaturë te Bordi Drejtues. “Është…

Lexo më Shumë

Videot e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë sfilatw në ambientet e Gjykatës kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë marrë një vëmendje të madhe nga publiku. Pas skandalit, gjyqtarja është shkarkuar nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkalla e Parë e vettingut ka vendosur sot se Kapedani nuk duhet të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Enkeleda Kapedanin për të treja kriteret, pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjyqtarja e Elbasanit ka rezultuar me probleme në të treja kriteret. Kujtojmë se më 30 maj 2021 u publikuan disa video të…

Lexo më Shumë

Vendimi i çuditshëm gjyqësor ndaj televizionit “Alsat M”, me të cilin i kontestohet një pjesë e pronës, duhet të na shqetësojë të gjithë gazetarëve dhe mediumeve në Maqedoninë e Veriut. Me çdo ditë të kaluar edhe në mesin e gazetarëve por edhe tek diplomatët që kam pasur rast t’i takoj, shtohen dyshimet se vendimi gjyqësor është i motivuar politikisht, për të goditur pavarësinë e këtij televizioni që është aset i çmueshëm i gazetarisë së pavarur në Maqedoninë e Veriut. Nëse realizohet procedura e përmbarimit të pronës së këtij televizioni, që sipas mendimit tim është në kundërshtim me ligjin dhe buron…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 45-të shqyrtoi dhe miratoi Informatat për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi ynë është ndër shtetet e fundit në Europë që fillon dialog të tillë. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është emëruar Koordinator i Procesit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. Dialogu strategjik po i ngrit marrëdhëniet me…

Lexo më Shumë

TV Alsat paditë shtetin – Ministrinë e Financave Redaksia 18 Maj, 2022 Kompania “VEVE Grup” paditë shtetin-Ministrinë e Financave. Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Civile janë theksuar të gjitha arsyet dhe dëshmitë duke bashkëngjitur edhe provat materiale mbi bazën e të cilave “VEVE Grup” dhe Alsat M pretendojnë se procedura e përmbarimit ndaj një pjese të pronës është në kundërshtim me ligjin dhe buron si pasojë e një defekti institucional. Në padi është bashkëngjitur edhe kërkesa për masë të përkohshme ndaj procedurës së përmbarimit e cila ishte në fuqi gjatë procesit gjyqësor por që ishte rrëzuar me vendim të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në konferencën shkencore të mbajtur në Univerzitetin e Shtetëror të Tetovës deklaroi se së shpëjti spitali i përgjithshëm i Tetovës do të gazifikohet. Ai po ashtu numëroi investimet që ministria e Shëndetësisë ka bërë gjatë këtyre muajve me aparatura në disa spitale të vendit dhe rinovimin e disa reparteve në Klinikën e Shkupit. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

SECO është vepra më e madhe ndonjëhere për Gostivarin, thotë kryetari i komunës Arben Taravari. Ai ka shprehur kenaqesinë për vizitën e menaxheres së projektit SECO për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Francoise Salame. “Drejtori i NPK”Komunalec” Faton Bilalli së bashku me znj. Salame, vizituan nga afër punimet që po realizohen në fshatin Zdunjë në kuadër të këtij projekti, me çka shumë shpejt vendbanimet Zdunjë, Debresh, Forinë, Çegran, Zona VII dhe VIII nuk do të kenë vështirësi me furnizimin me ujë gjatë verës dhe jo vetëm. Faleminderojmë znj. Salame për vizitën dhe për participimin në këtë projekt kaq të rëndësishëm…

Lexo më Shumë