Të lumtë Nusret Pllana për Librin mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Të lumtë Nusret Pllana për Librin mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Shkruan: Xhafer Ymeri, Kumanovë/Bazel

Vështrim mbi Librin e Prof. Dr. Nusret Pllana “GJENOCIDI DYSHEKULLOR SERB NDAJ SHQIPTARËVE 1844-1999″!
(THE SERBIAN GENOCIDE ON ALBANIANS 1844-1999)!

ky libër duhet ta ketë vendin midis librave të shenjta (Biblës dhe Kuranit) në secilin raftlibrash jo vetëm të Shqiptarisë!
U botua në 10 gjuhë të Botës dhe i pasuruar me më shimë se 376 fotopamje sa të dhimbshme aq edhe rrënqethëse! Iu shpërnda 751 antaëve të Parlamentit dhe 28 antarve të Komisionit Evropjan!
Si në shumë vende të botës edhe në Muttenz të Zvicër u përcoll me shumë vëmendje, dhimbje dhe lot!

Djaloshi që dikurë me zërin e tijë të jehonshëm nëpërmjet të valëve të Radio Kosova e lirë, tashmë Prof. Dr.Nusret Pllana jo që trimronte bijat dhe bijt e UÇK por edhe me nderimet më të njerëzishme i përcilli në qiell edhe shpirtat e 11’840 DËSHMORVE prej tyre edhe të 1’392 fëmive e ndër ata 296 fēmi nga ata të cilët sapo e kishin fillu ta shijojnë tomlin e Nënave të tyre të dashura deri te ata të moshës 5 vjeçare! Të masakruar edhe 1739 vajza, gra dhe plaka, 1882 pleq mbi 65 vjeç, 1640 për të cilët sot e kësaj dite nuk dihet se si dhe ku jan vra dhe gropu! Dhe 20’499 vajza dhe gra të dhunuara me pshpirtësinë dhe shtazarakinë më të vrazhtë dhe më të egër në këtë botë të ashtuquajtur të “civilizuar!” Po e them kështu se s’po dua ta flliqi fjalën e madhe “Qytetërim!”.
Për t’i nxjerrë në dritë këto dëshmi lidhur me përjetimet e dhimbshme të shqiptarëve Profesor Pllana është mbështetë në hulumtimet e larta dhe të besueshme shkencore duke e shfrytëzu dhe studju veprimtarinë shkencore të historianit dhe akademikut tonë të nderuar Profesor Hakif Bajrami vepra këto veç sa nuk i kishte mbulu pluhuri nëpër ato pak shtëpi ku ruheshin. Edhe veprat e Josef Martinsen, Dr. Vlladan Gjorgjeviq dhe të Rade Radovanoviq. Edhe Raporti i KLDMNJ i vitit 1999/2000 dhe Raporti i vitit 1999 i H.R.Vach për dhunimet dhe vrasjet në Kosovë ishin dëshmitë të cilat jo vetëm duheshte ta bindin edhe por edhe ta pikëllojnë botën e qytetëruar!
Nga 1844 deri në vitin 1999 e deri sot e kësaj dite ky popull apo një shtet të përpilon 35 programe shfarosëse apo zhdukëse si ç’ka bë Sërbia zyrtare famëkeqe ndaj Shqiptarve, popull i cili jo vetëm që para Krishtit por ndoshta vetëm pak mbas Havës dhe Ademit jeton në trojet e vata të Denbabaden!

Ëndrrat dhe elaboratet Shqiptarozhdukse simbas periudhave dyshekullore!

I. Periudha (etapa) e parë njihet simbas programit „Naçeternja 1844“ e projektshpikësit Ilija Garashanin fillimi i të cilit njihet që nga 1807 kurë u mor vendimi që qytetet serbe të pastrohen nga Hebrejt dhe Arnautët (Shqiptarët)! Kjo dhunë u rrit në veçanti kurë në vitin 1869 u bë një kërkesë për themelimin e vilajetit të pestë nga Mithat Pasha si drejtues i Sanxhakut të Nishit gjatë viteve 1876 ku si sekretarë e kishte të madhin Ismail Qemali-n. Si kundërshtim i kësaj kërkese Austru-Hungaria dhe Rusia do të lidhin marëveshje të msheft për të themelu „Perandoria Sllave në Ballken“ me ç’rast Perandoria Russe rriteshte në 23 miliona kilometra katror duke i zgjëru kufijt edhe nëpër Tokat e Shqiptarisë (Kosovë)! Për ta jetësu këtë mendim (ide) të mbrapsht i ndihmuan bashkimi i Budapestit dhe Vienës që t’a ndihmijnë zgjërimin e Sërbisë kah Vilajeti i Kosovës (Shkupit) kurse St. Petersburgu u rreshtua në anën e Bullgarisë me ëndrra dhe shpresë që të mbërrinë deri në Stamboll. Dhe kështu me 23 janar të 1877 Rusia i shpallë luftë Perandorisë osmane kurse me 1 dhjetor të 1877 Principata Sërbe i shpallë poashtu luftë Perandorisë Osmane me ç’rast për 26 ditë i shkon për dore të robëroj Sanxhakun e Nishit dhe Sanxhakun e Pirotit dhe bën pastrime etnike të parapara dhe të dëshiruara në 714 katunde dhe 6 qytete si Nishi, Piroti, Leskoci, Vraja, Përkupla dhe Kurshmlia me ç’rast Sërbia u zgjëru për 10’850 kilometra katrorë. Edhepse atë kohë ky veprim u quajt si “Kramatorium” ishte i bindshëm edhe në kohën e Kongresit të Berlinit me 13 qershor 1878 Sërbia dhe Mali i Zi u njohtën dhe përuruan nga 6 fuqi (shtete) evropjane…

II. Periudha e dytë:Lufta e dyt Ballkanike dhe Konferenca e Ambasadorëve më 17 dhjetor 1912 ia dha krahun dhe ua çeli udhët për ta jetësu shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi. Mbështetur në shkrimet dhe dëshmitë e atëhershme sërbe më 28 qershorë të vitit 1913 së pari u pushkatuan 500 prijës shqiptarë që në 128 katunde të mos mbetet asnjë shenjë dhe dëshmi shqiptare. Këta gjakatarë të pashpirtë dhe këtë vepër të panjerëzishme e arsyetuan me trillim kinse të masakruarit paskan qenë “rob të luftës” të paluftë. Dhe këti trillimi i besoi mu kjo Evropa me ç’rast me 13 korrik të 1913 edhe u erdhi në ndihmë dhe u dha në shërbim 395 anije për ti shpërnda shqiptarët e besimit islam nëpër tokat (shkretirat) e Anadolli të Turqisë.
Vetëm nga Nëntori i vitit 1912 e deri në Korrik të vitit 1914 u vranë 206’103 shqiptarë, u plagosën 58’807, u burgosën 43’366 u dëbuan për Turqi 270’651 shqiptarë dhe u rrënuan 179’666 shtëpi të shqipëtarve rafsh për toke si pluhur e hi!

III. Periudha e tretë: Provat dëshmojnë se për gjatë përpjekjeve për t’a vazhdu jetësimin e fazës së tretë të elaborate, nga trevat shqiptare janë grumbullu 604 familje të cilat janë internu në kampet e përqëndrimit në Nish, Leskoc dhe Nikshiq.
Si pasojë e Konventës së Lozanës të 28.XI.1923 për ndrrimin e popullatës midis Greqisë dhe Turqisë, më 23.XI.1933 u hartua marrëveshja midis Mbretërisë Jugosllave dhe Turqisë por meqë Jugosllavia nuk kishte popull në Turqi ishte e pasuksesshme. Konventa e cila u arrit më 24 qershor 1934 me dinakrinë që shqiptarët të ktheheshin në turq nuk ishte e sukseshme për të ushtru Gjenocidin e paramenduar ashtu si ndodhi me Toplicën dhe me Sanxhakun e Nishit të vitit 1877. Marëveshja e re e 11 korrik 1938 ia arriti që deri në vitin 1941 në Turqi u shpërngulën 260’000 shqipëtar prej të cilëve 179’345 të dëshmuar simbas pasaportave të lëshuar për këto shpërngulje të dhunshme.

IV. Periudha e katërt: Gjatë viteve nga 1945 deri 1966 me zbatimin e vrasjeve, burgosjeve dhe dhunës që ushtroheshte mbi popullatën e pafajshme shqiptare me 8 shkurt të vitit 1945 u vendos diktatura në Kosovë dhe si pasojë e sajë u vranë 22’730 burra, gra dhe fëmij shqiptarë!: Në Drenicë 4800, Bihor 3820, Prishtinë 3635, Mitrovicë 1970, në Sanxhak 1410, Shkup dhe rrethinë 1450, Ferizaj 1260, Gostivar 715, Rahovec 750, Kumanovë 750, Dragash 500, Preshevë 690 gra, burra dhe fëmi, Kërçovë 490, Llap 384 burra, gra dhe 26 fëmijë.
Edhe gjatë viteve 1949-1966 vazhduan egërsitë e sllave të jugut kësaj here të bashkuar serbo-maqedone për qëllime të përbashkta dëbimi i shqiptarve dhe kolonizimi i tokave të tyre me sërb dhe malazez… Këtë detyrë dhe ëndërr do ta jetësojë shtabi i Aleksandër Rankoviqit, Llazar Kolishevski dhe Kërste Cërvenkovski dhe anëtarëve të shtabit.
Për ta jetësu Marëveshjen Xhentëlmen të 3 mars 1953 të Splitit midis Tito-Kyprili (ministër i jashtëm i Turqisë), këti shtabi në krye me armiqt më të pashpirtë u shkoi për dore që vetëm gjatë këtyre viteve të shpërngulen për Turqi me dhunë 415’215 shqiptarë në pakthim. Dhe kuptohet se në pronat e këtyre shqiptarve në Kosovë sollën 62’612 kolonist kurse në Maqedoni poashtu 32’612 kolonist sërb, Malatez besa edhe Kroat! Sot e kësaj dite nga shqiptarët e mbetur dihen katundet e kolonistve të vendosur nëvendet dhe tokat më pjellore të shqiptarëve!

V. Etapa e pestë 1989-1999
Demostratat e nga studentët paqësoer të vitit 1981 ku doli haptas kërkesa dhe nevoja për „Kosova Republikë“ e cila përfundoi me të vrarë, përgjakje, burgosje, të keqtrajtuar nga dhuna e policisë dhe ushtrisë serbe „Jugosllave“ e polli shtabin e gjeneralëve Nikolla Lubiçiq dhe Graçaninit dhe komunistve serbomëdhej nga gjith republikat e federatës jugosllave ishin arsye që partijashët jugosllav të vendosin që të nesërmën t’i drejtojnë ushtarët dhe policët drejt Kosovës për t’i shtypë, frigu dhe terrorizu shqiptarët jo vetëm në kosovë por gjithkah ka ishin dhe jetojshin në tokat e veta nda DenBabaDen! Ajo Kushtetuta e 1974 iu pat bë halë në sy sërbve sepse ua pat marë të drejtën të ladrojnë nëpër kosovë dhe gjetiu ashtu si ishin mësu që nga shekulli 18 ëndrra për sërbizimin e Kosovës Dardanisë shekullore, maqedonizimin e Maqedonisë së 1944 dhe Malazezimin e Malit të Zi! Këto ëndrra të nacionalistve, shovinistve dhe fashistve sërb ishin të pamundshme dhe të padurueshme dhe me 7 korrik të 1990 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin kërku që Kosova të bëhet Republikë kurse me 7 shtatorë të 1990 do t’a aprovojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këtë pezëm dhe çmenduri të kreut nacionalisht, shovinist, fashist dhe Popull-Shqiptarëzhdukës nën udhëheqësin e Sllobodan Millosheviqit, Mlladiqit, Karaxhiqit dhe shumë të tjerëve nuk mundi ta kapërdi dhe ta duroj Shqiptaria e Kosovës. Këta provuan që t’i ringjallin dhe përsërisin elaboratet si ai para një shekulli i vitit 1877 me Sanxhakun e Nishit. Dhe si gjithmonë bombarduan 1007 katunde nga gjithsej 1392 të Kosovës, rrënuan 122775 shtëpi dhe 80 përqind të shkollave dhe dogjën të gjitha bibliotekat shqiptare nëpër Kosovë! Pra kështu u përpoqën që me terrotin më të pashpirtë të ushtruar mbi shqiptarët të shfarosin dhe zhdukin farën e shqipëtarisë mundësisht së pari të atyre që kishin mbetë jashtë shqipërisë londoneze e më vonë edhe ata ndoshta do ti kishin vra dhe hedhë në det si ata 4’000 të Tivarit!
Falë guximit dhe patrembshmërisë së bijave dhe bijve të Shqiptarisë doli Ushtria çlirimtare Kombëtare e cila duarthatë dhe me pak pushka dhe kallasha të dryshkur luftoi ballëpërballë me gjakpirësit e pamëshirshëm, ia ktheu shpresat Shqiptarisë dhe e bindi botën se lufton për çlirimin nga thundrrat e një sunduesi deri atëherë më i vrazhdtë dhe më i pashpirtë, për LIRI dhe ATDHE!
Falë bindjes së popullit mik Amerikan dhe Qeverisë së SHBA në krye me të madhin Preidentin Bil Clinton dhe të popujve Evropjan nga BE të cilët e bindën dhe i mbështetën forcat e NATO që t’a mbrojnë kët popull duke sulmuar hambaret e stërmbushura me armë të ish ushtrisë Jugo-Sërbosllave dhe më në fund e gjunjzoi Millosheviqin e çartur dhe të çmendur bashk me bashkpunuesit dhe bashkmendimtarët e tijë Karaxhiqat, Mlladiqat dhe …!
Për ta mbrojtë she shpëtu popullin e pafajshëm dhe duarthatë u krijuan 4 Qendra të përqëndrimit (Kampe): Në Bllacë, në Stankovs, në çegran dhe në Kukës nëpër të cilët kaluan 993’588 fëmi, gra, plaka dhe pleq shqipëtar e prej tyre 360’000 kaluan në Mqedoni, 507’000 në Shqipëri, 70’000 në Mal të Zi, 21’000 në Bosnje, 4000 në Kroaci dhe 450 në Slloveni. Simbas shënimeve dëshmuese nga këto kampe nëpër botë u shpërndanë edhe 92’350 njerëz:Në Francë 6’300, Itali 10’000, Gjermani 14’000, Angli 3’300, Suedi 7’000, Norvegji 8’000, Finlandë 1’000, Danimarkë2’800, Belgjikë 4’000, Turqi 18’000, SHBA 6’100, Kanada 3’200, Australi 3’500, Zvicër 4’100, Zelandë e Re 600 dhe në Izrael 450 shqipëtarë! Për ata që vdiqën si Dëshmorë gjatë kësaj lufte LIRIDASHËSE të prirë nga luftëtaret dhe luftëtarët UçK u derdhën shumë lot të dhimbjeve të paharrueshme por dihet se u vorrosën në Tokat e Shqiptarisë (Kosovë) por për gjithë ata qindramijë të cilët u shpërndanë dhe sot e kësaj dite pa çdo ditë po shpërndahen nëpër botë, dhimbja është dhe do të jet edhe më e madhe dhe më e rëndë.
Dhe më në fund edhe emrat e 26 Atdhetarve të Shqiptarisë të cilët me ndihmën e dorës së përgjakur dhe tradhtare i vrau pushteti Sërbo-Jugosllav prej vitit 1903 deri 1950:
Haxhi Zeka, Haxhi Sadriu, Vater Palin, Isa Boletini, Zef Lushi, Ramë Vllasi, Azem Bejta, Bajram Curri, Nazim Gafurri, Shtjefën Gjeçovi, Hasan Prishtina, Ramë Bllaca, Sherif Voca, Zenel Hajdini, Emin Duraku, Meto Bajraktari, Hysni Zajmi, Hajro Shajmani, Shaban Polluzha, Halim Spahiu, Bedri Pejani, Ymer Berisha, Gjon Sereqi, Rifat Berisha, Mulla Idriz Gjilani, Ibrahim Lutfiu dhe! …
Zoti i shpërbleftë, u qoftë dheu i lehtë dhe mbetshin të përjetshëm veprat dhe shpirtat e të gjith të vrarve nga dora e armikut shekullor!

Ju lumtë Prof. Dr. Pllana dhe gjith bashkpunëtorve shkencor!
William Walker:“ Ja çfar pashë. Ishte një masakër. Ishte padyshim një krim kundër njerëzimit!“
Anne-Marie Lizin:“Edhe nëse ajri i pastër të vinte nga Sërbia dhe jeta ime të ishte e mvarur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha viktimave!“
Leo Freundlich:“Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtër sa që pas një kohe të shkurtë edhe xhelatët e tyre i thërrasin miq!“