Brenda vetëm një viti në qeverisje, VLEN e ka ndryshuar rrënjësisht kursin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut nga një linjë e qartë proserbe dhe prorusë e trashëguar nga qeveria e kaluar, në një orientim të palëkundur euroatlantik.
Asnjëherë më parë përfaqësuesit e qeverisë, e në veçanti eksponentët e VLEN-it, nuk kanë qenë kaq të pranishëm dhe të angazhuar në skenën ndërkombëtare. Takimet e shumta zyrtare me partnerët strategjikë në ShBA dhe BE dëshmojnë një diplomaci aktive, të orientuar qartë drejt perëndimit. Kjo qasje konkrete u kurorëzua edhe me Samitin e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Shkup, ku komisarja për Zgjerim e BE-së u mirëprit si dëshmi e kthesës reale të vendit drejt vlerave evropiane.
Qeveria e re e ka bërë të qartë: projekti “Open Ballkan”, si agjendë gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë në rajon, është i kapërcyer. Zbatuesi kryesor i kësaj agjende të Beogradit dhe Moskës ishte pikërisht Bujar Osmani, i cili, si ministër i jashtëm, e kishte më të lehtë të ndajë qëndrime me presidentin serb për mosnjohjen e Kosovës, sesa të refuzojë këtë projekt të dëmshëm për interesin shqiptar.
Për më tepër, Osmani për vite me radhë shmangte çdo kontakt institucional me Republikën e Kosovës, me qëllim që të mos i prishë marrëdhëniet me shokun e tij të ngushtë, Artan Grubin sot zyrtarisht i shpallur persona non grata nga SHBA i cili ishte lidhur me strukturat e nëntokës serbe dhe rrjetet e bizneseve të dyshimta të kazinove.
Sot, për qeverinë aktuale, Kosova është shtet fqinj dhe sovran i barabartë në rajon. Marrëveshjet për pikat e përbashkëta kufitare “One Stop Shop” në Bllacë dhe Jazhincë flasin vetë për orientimin e ri të bazuar në bashkëpunim, dinjitet dhe fqinjësi të mirë.
Nuk mund të shet patriotizëm një parti e cila me servilizëm shtronte qilima të kuq për zyrtarët serbë në Shkup dhe sillte Sergej Lavrovin si mysafir nderi. Qytetarët nuk i harrojnë faktet si dhe ata që për vite me radhë punuan kundër interesave shqiptare.
Me VLEN-in në qeveri hapëm një kapitull të ri në diplomaci: Nga satelit i Beogradit, në partner i Perëndimit!
Data 13.11.2026
Aktuale
- Aksidenti i frikshëm në autostradën Ibrahim Rugova, një veturë përfundon jashtë rrugës
- S’përmbahe Adelina Tahiri, fotografohet në këtë gjendje
- LDK dhe LVV bashkojnë forcat për një qeverisje më të mirë në Shtime
- Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës
- Mateo dhe Brikena bëjnë lëvizjen e ‘papritur’
- Sijllanovska-Davkova: Evropa nuk duhet të lejojë të mbetet e pamjaftueshme e ndërlidhur me Ballkanin Perëndimor
- 53 vende dhe organizata i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasje të shpejtë humanitare në Gaza
- Genc Leka sjell projektin e ri muzikor “Ditëlindja”



