Dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga donatori i ndjerë, familja e të cilit dje pas dite pranoi t’i dhuronte organet, njoftoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali. Sali paralajmëroi se gjithashtu, në ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë, duke vendosur theksin tek transplantimet si strategji e Ministrisë për të shpëtuar pacientët nga sëmundjet e rënda. “Koordinatorja Nacionale, dr. Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit, së bashku me ekipet e Klinikës së Neurokirurgjisë, KARIL-it, Institutit të Radiologjisë, Klinikës së Transfuziologjisë, Klinikës së Nefrologjisë,…
Author: Isen almakos
Permes shoqërimit të shkëlqyer me mbështetës dhe humanistë nga Kryqi i Kuq këtë të diel te Guaca në Parkun e Qytetit park, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali mori pjesë në një ngjarje me karakter promovues dhe argëtues. Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me moton “Биди човечен/ Bëhu njerëzor”. Në këtë ngjarje u promovua fushata e ndihmës së parë me moton “Ndihma e parë shpëton jetë”. Përmes këasaj fushate, Kryqi i Kuq ka ofruar trajnim pa pagesë për ndihmën e parë për 25.000 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë vendin.…
Kryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, AMIE, Vasil Sterjovski për televizionin MCN, i pyetur në lidhje me propozimin e partisë që një maqedonas të jetë kandidat për shef të ardhshëm të shtetit, bën krahasim me zgjedhjen e Dritan Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi. “Pse jo. Prej më parë e kemi rastin me zgjedhjen e kryeministrit të Malit të Zi, një shtetas malazez me preardhje shqiptare i cili lufton për vendin e tij, për demokracinë e Malit të Zi. Pse të mos votohet nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë një kandidat i…
Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës, është i pakapshëm për organet e rendit për të vujatur dënimin me burg prej 7 vitesh. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur tashmë fletarrest ndërkombëtarë. Limani, vrasësi i komandant Shqiponjës në vitin 2017 në procesin gjyqosr që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie, edhe atë 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje. Në Po të njejtin rast gjykata dënoi me 3…
Diplomatë perëndimorë në Shkup thonë se po pritet së shpejti të ketë zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes e cila do të mundësojë heqje të vetos bullgare dhe hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE. “Zgjidhja tani nuk do të jetë përfundimtare, por do të aplikohet modeli i zgjidhjes së kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit në detin Adriatik, kontest i cili me çdo hapjen e çdo kapitulli i afrohej zgjidhjes përfundimtare. Kështu edhe kontesti Shkup-Sofje do të zgjdhet hap pas hapi deri në zgjidhjen e plotë para mbylljes së kapitullit të…
Një zyrtarë i Policisë së Kosovës ka vr arë vëllain e tij. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës. Mediat kosovare raportojnë se vëllezërit janë të nacionalitetit serb. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me a rmë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, deklaroi Ahmeti. “Vd ekjen e vik…
Vazhdon ikja e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut drejt Evropës, së fundmi shihen autobusa të shumtë në vendkalimin kufitar në Tabanocë të mbushur me të rinjë të cilët po largohen nga vendi. Ju sjellim disa pamje që kanë arritur në redaksinë e Klan Maqedoni me autobusat e mbushur duke pritur daljen nga kufiri. /KlanMacedonia/
Borxhi i komunës së Gostivarit me 2.11.2017, ditën që e mora detyrën e kryetarit të komunës ka qenë gati se 2 milion euro, dhe për 4-5 muaj kanë ardhur edhe gati se 1 milon euro borxhe të pafaturuara nga mandati 2013-17. Baba Tigri, përveç shteteve ka filluar ti ngatërron edhe numrat. Baba hajde 2025 në zgjedhje, të kërkojnë qytetarët! (Arben Taravari) Paraprakish Bejta e ka akuzuar Taravarin për keqmenaxhim dhe zhytje të komunës në borxhe. Teksti i Bejtës në këtë link:https://almakos.com/nevzat-bejta-kritikon-arben-taravarin-per-keqmenaxhim-te-komunes/
Shkruan: Nevzat Bejta Arben Taravari, kryetari i Aleancës dhe Koalicionit që zhyt Gostivarin në borxhe! Të nderuar qytetar, Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrjet publike aktualisht janë në Borxh prej 9,5 Milion EUR, që paraqet një keq menaxhim të komunës për periudhën sa është në krye Arben Taravari dhe partnerët e tij të koalicionit. Nëse krahasohet periudha në Tetor të vitit të kaluar, kur borxhi i komunës së Gostivarit ishte po ashtu i lartë me vlerë prej 5,7 Milion EUR, kjo tregon rritjen e vazhdueshme të borxhit në këto katër vite e gjysmë të garniturës aktuale keq-qeverisëse të Gostivarit, duke u…
Shkruan: Shek Hallaçi Shembull konkret i drejtësisë selektive,është rasti i të burgosurve maqedonas të 27 prillit, që ju lejohet e drejta e vizitës në familje për vikend,edhe pse jan denuar nën akuzën për terrorizëm,kurse për pjesëtarët e grupit të Kumanovës,të dënuar padrejtësisht,dhe të bashkangjitur si pjesë e grupit tonë, gjoja si pjesë logjistike,nuk ju respektohët dhe lejohet kjo e drejtë, vetëm e vetëm se i takojnë nacionalitetit shqiptarë.! Maqedonia Veriut një shtet me standarde të shumfishta,mvarësisht nga nacionaliteti, feja,apo raca,bën edhe dallime ligjore dhe njerzore,athua edhe sa do durojnë shqiptarët…!!! I kan plotësuar kushtet për Vikend! Musadik Pajaziti, qe 19muaj.…
Profesori i UT-së Doc. Dr. Arianit Reka fiton të drejtën e studimeve postdoktorale në Universitetin e Kalifornisë Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Arianit Reka përmes programit ndërkombëtar Fulbright vijon hulumtimet shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në SHBA, në bashkëpunim me disa shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, ka arritur suksese në lëmin e kërkimit shkencor. Këtë semestër, përkatësisht në muajin mars, ai ka zhvilluar një ligjëratë në “Southern Illinois University”, ndërkaq në muajin qershor do të ligjërojë në Universitetin e Omahas. Një tjetër sukses që duhet veçuar është edhe…
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot ka vizituar Komunën e Kërçovës, ku realizoi takim me kryetarin e Komunës Fatmir Dehari. “Diskutuam për sfidat me të cilat përballemi në kuadër të projektit për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre. Menjëherë pas takimit, së bashku me kryetarin Dehari, e vizituam objektin e ri të spitalit të Kërçovës, ku e konstatuam gjendjen aktuale në terren”, deklaroi Sali pas takimit. Ai premtoi se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në sfidat e identifikuara dhe tejkalimin e tyre në interes të përparimit të shërbimeve shëndetësore…

