Nazif Destani, miliarderi shqiptar ( pronar i “Ecolog-International) ka promovuar veturën e parë elektrike evropiane “Next e GO Mobile” sonte në Berlin. Vetura filloi prodhimin e saj vitin e kaluar. Zgjidhja për lëvizshmëri të qëndrueshme qëndron në përdorimin e produkteve gjithnjë e më gjatë; jo duke i hedhur ato, por duke i vendosur në një rreth ripërtëritjeje dhe ripërdorimi që është krijuar për të optimizuar përdorimin e burimeve. Dhe kjo kërkon risi që në fillim… në produkt, në prodhim dhe në të gjithë ekosistemin që shkon me të! Qëllimi përfundimtar për të gjithë ne si prodhues automjetesh duhet të jetë…
Author: Isen almakos
Kreu u BDI-së Ali Ahmeti rreth paralajmërimit të opozitares VMRO-DPMNE për bllokadën e Kuvendit tha se bojkoti dhe bllokadat nuk janë kategori të demokracisë dhe ato nuk do të na shpien përpara. Bllokadat, bojkotet nuk janë kategori të përparimit të demokracisë demokracia avancohet ne debate me kompromise dhe mendoj që ne jemi shtet që kemi avansuar këto vlera nuk mendoj që bojkoti dhe bllokadat do të na shërbejnë për të ecur perpara deklaroi Ahmeti./KlanMacedonia/
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 13:00 zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria të dënuarin 49-vjeçar nga Sllupçani i komunës së Likovës. Personi me iniciale N.M. po kërkohej nga policia pasi ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për kryerjen e veprës penale të nenit 396 nga Kodi Penal, gjegjësisht për kryerjen e veprës penale “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësimi dhe trafikimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” “Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një tetovar, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. “Mbrëmë (05-maj) rreth orës 22:20, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 35- vjeçarin A.V. Nga një fshat i Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nëna e tij 55-vjeçare se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës kundër tij do të përgatitet procedimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.
Më 4 maj 2022 rreth orës 12 e 30 në Stacionin Policor Shuto Orizarë, E.Sh (44), nga Shkupi ka denoncuar se nga shtëpia është larguar O.F (13), nga Shkupi, të cilin e kishin birësuar nga ekipet sociale për përkujdesje familjare. Po merren masa për gjetjen e fëmijës.
Në kuadër të forcimit të lidhjeve mes vendlindjes dhe diasporës dhe krijimit të kushteve sa më të mira për qëndrim në vendlindje, në 81 komuna në Maqedoninë e Veriut do të hapen 81 zyra komunale për bashkëpunim me diasporën, njoftoi ministri Xhemail Çupi. “Ndjehem shumë i gëzuar pasi përfundimisht u dërgua propozim memorandumi për hapjen e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën në 81 komuna në RMV. Këta zyra do të shërbenin si urë për informim dhe mbështetje për qytetarët e RMV që jetojnë në diasporë. Rrjedhimisht në secilën komunë do krijohej një strukturë e veçantë për çështje nga diaspora…
Autoritetet doganore serbe në pikën kufitare Preshevë kanë gjetur grumbuj eurosh në frigoriferin e makinës së një pasagjeri që po përpiqej të hynte në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat serbe. Sipas doganierëve, pasagjeri ka raportuar vetëm 10.000 euro, që është maksimumi ligjor për hyrjen e parave të gatshme në një pikë kufitare. Pjesën tjetër të parave i ka fshehur në frigorifer në bagazhin e makinës së tij BMW me targa austriake. ” Pasagjeri, destinacioni përfundimtar i të cilit ishte Greqia, ka tentuar të kontrabandojë 73.100 euro”, tha Drejtoria Doganore vendore. Një sasi e vogël eurosh e padeklaruar është gjetur në…
Më në fund, po afrohet zgjidhja e problemit disavjeçar me shkollën shqipe në Vizbeg të Shkupit. Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, me ekipin e tij sot kanë inspektuar punimet për ndertimin e godinës së kësaj shkolle, e cila ka filluar të marë formë. Ai njoftoi se për ndertimin e shkollës janë paraparë rreth një milionë e 700 mijë euro. “Dinamika me të cilën po zhvillohen aktivitetet ndertimore është në kuadër të kornizës së paraparë. Kontrata për realizimin e punëve ndërtimore të objektit arrij vlerën prej 106.590.812,00 denarëve, kurse afati i paraparë për ndertim është 18 muaj. Siperfaqja e përgjithshme…
Britania e Madhe ka derguar helikoptere sulmues Apache ne Maqedoni per t’i perkrahur forcat franceze dhe italiane qe jane nen komanden britanike, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. Në këtë stervitje do të marin pjesë 4.500 ushtarë nga vendi ynë dhe nga vendet e lartpërmendura. Ne Maqedoni momentalisht ka edhe forca amerikane dhe njesi ushtarake nga Shqipëria.
Hamdi Sulemani nga Lëvizja Qytetare “Më mirë për Tetovën”, në Programi 200, ka folur në lidhje me reagimin qytetarë kur diçka nuk shkon si duhet në vend, derisa ka theksuar se Tetova gjithmonë ka qenë një zë i ndryshimit dhe sipas tij, gjithmonë ka pasur reagime kur diçka nuk ka qenë në rregull. “Njihemi pasi që 7-8 vitet e kaluara qysh nga protestat për ajër të pastër, për Kodrën e Diellit dhe tani për këtë që jemi në Këshillin Komunal, dhe qytetarët këtë e vlerësojnë se ka njerëz që e ngritin zërin dhe i tregojnë pakënaqësitë. Kjo në Komunën e…
Aksionit të Forumit Rinor të Alternativës dega në Kumanovë iu janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kumanovës me rrethinë, po edhe subjekte tjera. Ndër to, pozitivisht janë përgjigjur edhe shtëpia botuese “Logos-a”, “Shkupi”, e shumë shtëpi botuese tjera që kanë dhënë përkrahje të parezervë për këtë aksion. Fshati Sopot ka përjetuar shumë sfida gjatë ketyre viteve, por prap se prap vite me radhë është lënë në harresë. Forumi Rinor i Alternativës dëshiron ta ndryshojë këtë realitet, prandaj ka shfrytëzuar rastin e Panairit Ndërkombëtar të Librit që po mbahet prej me 3 deri me 9 maj në Shkup…
Sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare Xhafer Imeri I njohur si Xhafoja nga Jazhinca e Tetovës, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Xhafoja, siç e thirrnin shokët, në vitin 2001 ishte ndër vullntetarët e parë që iu bashku Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK. XHAFER IMERI – XHAFO, lindi më 17 Maj të vitit 1963 në fshatin Jazhincë të Tetovës. Ishe ndër bashkluftëtarët më të guximshëm dhe më të sinqert që patëm. Qëndrove i pathyeshëm në parimet tua idealiste deri në fund, edhe atëher kur jeta të solli…

