Author: Isen almakos

Përfaqësues të Avesta Battery & Energy Engineering (ABEE) (https://abeegroup.com/) / nga Belgjika në një vizitë zyrtare në Agjencinë për Investime të Huaja. Sot në ambientet e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, drejtori z. Bekim Emini së bashku me ekipin e Invest North Macedonia pritën themeluesin e kompanisë belge ABEE, Prof. Noshin Omar. ABBE si një investitor i huaj potencial prezantoi planin e saj shumëvjeçar të biznesit për të investuar në vendin tonë duke investuar në sistemin e menaxhimit të baterive (BMS) dhe Sistemet Elektronike të Energjisë dhe duke punësuar më shumë se 70 persona në vitin…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë i informon banorët e rajonit të Pollogut se prej sot do te nisin ushtrime të policëve me armë zjarri. Janë parashikuar ushtrime në Gostivar dhe Tetovë. Prej sot do të nisin gjuajtjet pranverore në vendin “Erebino”, në Zhelinë të Tetovës. Gjuajtja do të ndodh deri më 16 maj, çdo ditë nga ora 8 deri në orën 15. Më 5, 6 dhe 9 maj, gjithashtu është planifikuar gjuajtje në stadium futbolli në Mavrovë.

Lexo më Shumë

“Piranjat” në Abc të drejtuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, prezantuan një histori të pazakontë dashurie të burrit ndaj gruas, por dhe ndaj tezgjahut dhe celularit. Ledjona Xheladinaj, “Piranja” e historive të veçanta udhëtoi këtë herë drejt Darëzezës së Fierit, për të na sjellë një superhistori dashurie 51 vjeçare, të Azizit dhe Esmasë. Aq shumë e do Azizi, Esmanë, sa edhe ditën e vdekjes e do në një ditë me të. https://youtu.be/V1NQQjW-JYA Por Azizi ka edhe një tjetër dashuri të madhe, e cila është edhe më e gjatë në vite se ajo me Esmanë, plot 71. Dashurinë për “leshin”…

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Astmës, sipas kalendarit të OBSH-së, këtë vit shënohet më 3 maj. Bëhet fjalë për sëmundje serioze kronike që arrin deri në 300 milionë pacientë në mbarë botën të të gjitha grupmoshave. Numri i të sëmurëve në shtetin tonë është nga 80 në 100 mijë dhe vazhdimisht është në rritje, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. “Një nga qëllimet tona kryesore është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e shëndetit tonë me barna cilësore dhe të përballueshme, që ofrojnë rezultat më të mirë në trajtimin e pacientëve me astmë dhe sëmundje kronike të mushkërive”, deklaroi Sali.

Lexo më Shumë

Pesë persona nga Kosova kanë regjistruar pesë prona “në det të hapur” në vlerë të përbashkët prej miliona dollarë në Dubai, shkruan Gazeta Insajderi. Insajderi mëson se kjo është zbuluar gjatë një investigimi nga një rrjedhje e madhe e dokumenteve konfidenciale për pronat e të huajve në Dubai. Dokumentet ka nxjerrë në pah pronarët e vilave luksoze, apartamenteve dhe kompanive në këtë qytet. Dokumentet të cilat kanë rrjedhur në publik tregojnë se njerëz të inkriminuar nga një numër i madh vendesh në botë kanë regjistruar atje pasuri të paluajtshme në vlera milionëshe. 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona…

Lexo më Shumë

Sot pas orës një burrë ka djegur vetveten pasi kanë arritur investitorët për të ja rrënuar barakën në lagjen Beogradi i Ri. Siç ka raportuar gazeta Blic, personi që është lyer me benzinë është personi me inciale z.N., shtetas i Maqedonisë. Sipas kësaj gazete, nëna e moshuar e tij është shtrirë në tokë pas incidentit dhe e ka goditur këmbën e vetë me gurë duke bërtitur në drejtim të gazetarëve “Shikoni cka na bënë”. Burri me djegie të rënda është dërguar në spital me ndihmën e shpejtë, kurse investitorët kanë vazhduar me rrënimin e barakës.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit nën presion të mundshëm të politikës rrëzon vendimin e Gjykatës Civile të datës 18 mars 2022 me të cilin ankesa e kompanisë “VEVE Grup” ndaj vendimit për shitje publike të objektit pronësorë në QT Mavrovasja, hyrja C kati 9 të rrezohet mbi arsyetimin e veprimtarisë jo ligjore të përmbaruesit të Ministrisë së Financave. Edhe pse Gjykata e shkallës së parë kishte vendosur që procesverbali për shitje publike të shfuqizohet, presioni i mundshëm politik ka bërë që Apeli më datë 28 prill të sjell një vendim tjetër, pa bazë dhe pa arsyetim ligjore. Ky vendim aktualizohet 6 vite…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 773 teste dhe janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19: . Shkup – 9 . Manastir – 5 . Kavadar dhe Ohër – nga 2 . Shtip, Kërçovë dhe Dellçevë – nga 1 Nga numri total i rasteve pozitive ( 21 ), janë regjistruar 5 riinfeksione. Janë regjistruar 71 pacientë të shëruar nga: . Manastir – 21 . Shkup – 16 . Kavadar dhe Ohër – nga 7 . Kërçovë – 5 . Prilep dhe Berovë – nga 4 . Kumanovë – 2 . Shtip, Koçan, Negotinë , Resnje dhe Demir Kapijë…

Lexo më Shumë

Nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 152 qytetarë, përcjell TV21. Ndërkaq nga ky institucion theksojnë se në gjithsej 8 raste personeli mjekësorë është dashur që të intervenojë përmes autoambulancës, gjegjësisht janë realizuar 8 vizita mjekësore në shtëpitë e pacientëve. Nga Ndihma e Shpejtë theksojnë se zakonisht qytetarët janë ankuar për dhimbe në lukth.

Lexo më Shumë

Çanta e një ushtari ka rënë dje nga qielli mbi kulmin e një shtepie në Negotinë. Sipas policisë, çanta i ka renë nga dora një ushtari parashutist nga një ushtri aleate. MPB duke konfirmuar rastin, thotë se është shkaktuar dëm material i cili do të kompensohet. Nga fotot e publikuara, në çantë vërehet flamuri amerikan. “Dje në policinë e Negotinës, 35 vjeçari B.S. ka njoftuar se një pjesë e pajisje parashutisti ka rënë mbi kulmin e shtëpisë së tij dhe i ka demtuar disa tjegulla. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një çantë ushtarake pronë e…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës. Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm. Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor. Insajderi mëson nga banorët e fshatit Mramor se polici ka qenë i komunitetit serb ndërsa dy personat e plagosu kanë qenë motoristë. Në kohën kur ka ndodhur rasti, polici ka qenë pa uniformë zyrtare dhe me familje. Ngjarja ka ndodhur shumë afër liqenit të Badovcit. Rastin e ka konfrmuar edhe Policia…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër vërejtjeve serioze dhe të drejtpërdrejta për krim dhe korrupsion, si dhe mungesë të drejtësisë në vend, nga organizatat ndërkombëtare, skandalet në prokurori dhe gjyqësor sa vijnë e shtohen. Sot para syve të gjithë opinionit, prokuroria e ashtuquajtur për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në vend se ta ndiqte vendosi të bëjë pakt me krimin. Këtë e miratoi më pas edhe gjykata penale dhe kështu kriminelëve të dyshuar si Orce Kamçev me kompaninë, u mundësua që ta blejnë lirinë me 5.3 milionë euro. Para të cilat duhej të konfiskohen u përdorën për ta blerë drejtësinë, ndërsa për…

Lexo më Shumë