Ministria e Shëndetësisë konfirmon shkarkimin e Sofijanovës dhe Vasevit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se shkarkimin e dy drejtorëve të klinikave universitare. “Fjala është për drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Dr.Aspazija Sofianova dhe drejtorin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr.Nikolla Vasev”, njoftoi MSH. Sipas procedurave ligjore, pas emërimit të drejtorëve të rinj të këtyre klinikave nga ministri Bekim Sali, opinioni do të informohet menjëherë.
Author: Isen almakos
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi u takua sot me Sllavica Grkovska – zëvendëskryeministre e Qeverisë së RMV-së, e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë. Në këtë takim Gashi dhe Gërkovsk kanë biseduar për propozimin e fundit të Alternativës për propozim-amendamentin kushtetues që lëndët e dyshuara për korrupsion të mos mund të vjetrohen. “Si një politikane që angazhohet për një shtet pa korrupsion, ajo e përshëndeti iniciativën tonë, ndërsa bashkërisht u dakorduam që shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë përkushtimi ynë më serioz në agjendën tonë euro-integruese. Unë e falënderova për diskutimin konstruktiv dhe të…
Ejup Berisha Thonë se sa më shumë gjuhë të botës njeh dhe flet aq më i njohur je nëpër botë si individ. E nëse dikush e flet gjuhën amtare kjo është dëshmi se ai e njeh dhe më mire e vlerson vetveten. Njeriu më mire është fillimisht ta njeh vetveten e më pas ti njeh të tjerët. Duke e njohur gjuhën e vet amtare njeriu e formëson dhe e zhvillon vetveten në aspekt shoqëror njerëzor dhe intelektual ndërsa të folurit e gjuhëve të tjera është bazë për ta njohur formimin dhe rrugën e zhvillimit të kombeve të tjera. Thuhet se…
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot mori pjesë në takimin e punës së verifikimit të Analizës të Situatës për intervenim në fëmijërinë e hershme, e cila u zbatua nga UNICEF-i në partneritet me Fakultetin Filozofik në Shkup dhe “RISE Institute” nga Washington D.C. “Në fjalimin tim theksova se Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e të gjitha sektorëve, me prioritet ndaj kujdesit primar shëndetësor, andaj një numër i madh mjekësh të kujdesit primar kanë kryer një sërë trajnimesh të akredituara për njohjen e hershme dhe intervenimet e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara”, njoftoi Sali.
Mbi 20 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal janë aplikuar nga dita e djeshme në pikat e vaksinimit në gjithë vendin dhe tashmë janë caktuar 39 mijë termine. “Vaksinimi, këtë vit, për herë të parë ka filluar në kohë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur fillonte në nëntor, gjegjësisht në dhjetor.”, deklaroi ministri Bekim Sali. Gjatë vizitës në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup Sali tha se nga java e ardhshme ekipet e imunizimit nga qendrat shëndetësore do të fillojnë edhe me vaksinimin në terren, në shtëpitë e të moshuarve, ndërsa do të vaksinohen edhe pacientët nga qendrat e…
Sot kisha kënaqësi që t’i pres në zyrën time miqtë e mi të Partisë së Aksionit Demokratik – Maqedoni: Xhelal Hoxhiq – kryetar; Admir Mullaosmanoviq – anëtar i Kryesisë së PDA-së në BeH; Senad Daca – anëtar i Këshillit Kryesor të PDA-së – Maqedoni dhe Sanadin Volonder – gazetar nga BeH, njoftoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi. Siç tha Gashi, me këtë rast është biseduar për bashkëpunimin mes Alternativës dhe PDA-së, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë mes komunitetit shqiptar dhe boshnjak. “AlternAtivA dhe unë do të jemi gjithnjë edhe zëri i boshnjakëve në institucionet shtetërore të…
Nën organizim të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Europën dhe përfaqësues të UNFPA-së, si dhe organizatave rinore nga vendi, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali mori pjesë në forumin kushtuar shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Në fjalimin e tij Sali theksoi se pandemia COVID-19 na mësoi se të rinjtë janë partnerët tanë në mbrojtjen e shëndetit, ndërsa ndër temat kryesore aty ishte angazhimi i të rinjve dhe vendimmarrësve në çështje nga fusha e shëndetësisë, qasja në shërbimet shëndetësore, shëndeti seksual dhe riprodhues, pabarazitë sociale, si dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor.…
Jo rrallë herë jemi mësuar që të shohim kryetar partish duke mbrojtur me fanatizëm të përzgjedhurit e tyre nëpër poste të ndryshme qofshin ato ministra, drejtorë apo funksionarë tjerë edhe pse janë kapur duke bërë gabime, nga ato më të voglat e deri në veprime kriminale. Një shembull ndryshe gjatë ditës së sotme e ka dhënë kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, i cili, pas publikimit në media, se drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti, si këshilltarë ka punësuar një familjarë të vetin, dhe një tjetër profesor të edukatës fizike, ka kërkuar nga ai që t’i lirojë ato…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është takuar sot me drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti. Në takim Gashi ka kërkuar nga Bexheti që për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, të lirohen nga detyra keshilltarët e tij që u apostrofuan në opinion edhe pse bëhet fjalë për kuadro që kanë dhënë kontribut për suksesin e këtij institucioni. Drejtori Bexheti ka pranuar këtë sugjerim nga Gashi. “Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti. Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij,…
Të mërkurën është shënuar 75 vjetori i themelimit të Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Aty janë investuar rreth 2.2 milionë euro për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore bashkëkohore, për instrumente mjekësore, si dhe për përmirësimin e sistemit të informacionit të Klinikës. “Me gjithë këto investime dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNFPA-së dhe UNICEF-it për zhvillimin dhe implementimin e master-planit për kujdesin perinatal, kemi arritur progres të dukshëm në sistemin shëndetësor, që shënon rënie të ndjeshme të vdekshmërisë perinatale nga 14.8 promilë në vitin 2017 në 9.2 promilë në vitin 2021”, njoftoi me këtë rast ministri…
Zv/ministri Abedini në Prishtinë: Kosova është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar për produktet bujqësore dhe ushqimore Zevendes ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini sot mori pjesë në panairin ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS në Prishtinë. Ky panair kishte për qëllim prezantimin e prodhimeve bujqësore, pijeve dhe makinerive që përdoren në bujqësi. “Gjithashtu realizova një takimi miqësor me zv.kryeministrin e parë z. Besnik Bislimi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Repubikës së Kosovës z. Faton Peci, ku biseduam për bashkëpunim në mes dy shteteve në fushën e bujqësisë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave për IPARD-programet. Republika e…
Në Sallonin e Galerisë së Arteve – Kumanovë sonte me fillim në ora 19:30 u hap ekspozita personale “Harmonizimi vizual i pasurisë natyrore” nga piktori Muhamet Idrizi. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve programore të Muzeut NU – Kumanovë. Muhamet Idrizi ka lindur në vitin 1986 në Kumanovë. Ka diplomuar në Universitetin Shtetëror në Tetovë, dega pikturë, në klasën e profesor Iljirian Beqirit në vitin 2009. Studimet master i kreu në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, në klasën e profesor Jovan Shumkovskit në vitin 2019, drejtimi pikturë. Nga viti 2010 punon si mësimdhënës në një shkollë fillore në Likovë.…